Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Te ndryshme

Vajza të virgjëra, a gjenden më?

Submitted by on October 18, 2008 – 12:41 pmNo Comment




Sapo u hap biseden, u pelqen te tregojne nje batute, tashme shume te perhapur ne gjimnazet tona: “Çfare kane te perbashket, vajzat e virgjera me dinosauret“? Dhe pergjigja vjen bashke me nje tufe te qeshurash: “Jane zhdukur 2 milione vjet me pare…“

Ne fakt, seksi nuk eshte me nje teme qe mund te shkaktoje te qeshura te ndrojtura apo bishtime tek 17-18 vjeçaret. Sigurisht qe, batutat dhe talljet nuk mungojne, por pergjigjet jane te qarta dhe ne te shumten e rasteve, te sigurta. Gjimnazistet e sotem ne Tirane, ne mase (87 nga 100 te pyetur) mendojne se nuk eshte e nevojshme qe te ruhet virgjeria deri ne mbarim te gjimnazit. Sigurisht qe ky numer nuk perputhet me numrin e te virgjerave apo jo te virgjerave, sepse ishte nje informacion qe “nuk guxuam“ t’ua kerkonim. I pyetem thjesht per mendimin mbi kete teme.

Edhe prinderit jane disi “pesimiste“. Do te donin te gjithe, qe te kishte me pak ngutje ne jeten seksuale, por mendojne ne shumice (41 nga 73 te pyetur) qe eshte e pamundur ne ditet e sotme qe, nje vajze te ruaje virgjerine deri ne martese.

Mbani parasysh qe te dhenat e sondazheve tona japin vetem te dhena fragmentare dhe nuk pretendojne te jene shkencore. Ato vlejne vetem per Tiranen dhe vetem per shkollat qe perfshihen ne testimet tona.

Prinderit:

Mendoni se eshte e mundur ende, qe vajzat ta ruajne virgjerine deri ne martese?

Jane pyetur 73 persona (nga te cilat 60 nena).

32 – po

41 – jo

Adoleshentet:

Mendoni se vajzat duhet ta ruajne virgjerine deri ne mbarim te gjimnazit?

Jane pyetur 100 gjimnaziste.

87 – jo

13 – po

Vajzave qe fejohen me shkese, u kerkohet virgjeria

Ato jane te bindura qe fakti qe nuk jane me te virgjera, mund t’u rrezikoje seriozisht te ardhmen, sidomos tani qe “ u ka dale fati”. Kjo eshte arsyeja kryesore qe perplas shume vajza ne dyert e maternitetit “Koço Gliozheni” me kerkesen per te rikthyer virgjerine me ane te kirurgjise gjineokologjike.

Drejtoresha e ketij materniteti, Rubena Moisiu duke i quajtur keto kerkesa nje “fatkeqesi qe mundon ende mentalitetin shqiptar” pohon se keto nderhyrje nuk behen ne maternite pasi jane te paligjshme por ajo nuk perjashton mundesine se ato mund te realizohen ne ne menyre te fshehte ne klinika te tjera private.

Po çfare i shtyn vajzat te bejne keto kerkesa dhe sa te rrezikshme jane ato per shendetin e tyre….

*****

Dikush ka hyre shkese qe ato te fejohen, por virgjeria eshte kusht, ne te kundert nuk mund te jene kurre nuse per ta. Frika se jo vetem do te turperohen por do te mbesin pa burre i detyron ato te kerkojne te qepin cipen e virgjerise (himeni) qe tashme e kane humbur.

Rubena Moisiu thote se kategoria e vajzave qe vijne me kete kerkese, jane sidomos nga zonat rurale.

“Ështe e verteta qe ndeshemi shpesh me kerkesa te vajzave per te qepur cipen e virgjerise dhe une kete e shoh si fatkeqesi. Nuk eshte ajo cipe e holle qe tregon ndershemrine e nje vajze dhe nuk e kuptoj se si mund te gjenden ende perballe presioneve te tilla”, pohon Rubena Moisiu duke theksuar se keto vajza duken pergjithesisht te traumatizuara kur vijne kerkojne kete lloj ndihme.

Nderkohe ajo pohon se ligjerisht ne asnje maternitet shteteror nuk duhet te realizohen nderhyrje te tilla.

A jane keto nderhyrje te rrezikshme per shendetin? Dr.Moisiu nuk i paraqet ato si traumatike.

“Nuk eshte se qepja e cipes se virgjerise rrezikon shendetin. Kjo me shume rrezikon rende emancipimin e shoqerise. Ështe e trishtueshme te mendosh se per shume njerez vazhdon te mbetet tabu prishja e cipes se virgjerise para se vajza te martohet. Ne keto raste, ende fatkeqesisht nuk vlersohet njeriu por nje cipe qe vazhdon te mbetet simbol i ndershmerise, por qe ne fakt nuk eshte e tille”,- pohon Rubena Moisiu.

Flet Sabireja, ish-mamija qe rinderton virgjerine

Diku afer Pazarit te Ri ndodhet “Sabrireja” (emer i sajuar) ish mamija qe iu rikthen “shpresat per te ardhmen”, vajzave qe kane humbur virgjerine. Ajo e di qe eshte e paligjshme nderhyrja qe ben ndaj dhe nuk tregon emrin dhe mbiemrin e saj te vertete. “Me vjen keq per vajzat sepse shumica e tyre nuk e bejne me deshire, por duan te martohen dhe ka nga ata djem qe nuk i marrin po nuk qene te virgjera. Me vjen keq qe djemte e shikojne nje cope himeni si garanci per ndershmeri, po ç’ti besh”, thote Sabireja.

Sipas saj kryesisht keto nderhyrje jane fare te thjeshta dhe kane nje çmim shume te lire, pasi zgjasin vetem pak minuta. “Per ata me te lehta qe zhvillohen edhe ne kushte shtepiake marrin nje shume teper simbolike, 1 mije leke te reja, ndersa ata me te veshtirat qe behen me anestezi lokale jane me te shtrenjta dhe shkojne deri ne 10 mije leke te reja”, pohon ajo.

Nderkohe ish-mamija shpjegon seqe nga dita kur behet qepja mund te zgjase maksimumi deri ne 7 dite. Nese brenda ketij afati vajza nuk kryen marredhenie seksuale, nuk mbetet asnje shenje nga “virgjeria e shtirur” pasi fillojne e bien penjte.

“Ekspertja” qe i ben vajzat te duken te virgjera thote se ne shumicen e rasteve mashtrimi ecen dhe meshkujt e kane te pamundur qe ta dallojne qe nuk kane te bejne me nje virgjeri te vertete por vetem me nje te sajuar. Epo, ndoshta e meritojne, te mashtrohen..!

*****

Virgjeria “teknike” dhe Virgjeria “sekondare”

Dr.Adem Harxhi

A eshte vajza e virgjer? Kjo pyetje i ka shqetesuar njerezit vazhdimisht, tani me pak se me pare. Por, mos u çudisni, edhe sot, shume burra e djem pyesin, se si mund te njihet nje vajze e virgjer. Pergjigja ime eshte: vetem vajza e di nese ka bere seks ndonjehere me nje djale.

Thuhet se nje vajze virgjereshe, duhet ta kete himenin te paprekur. Sipas ketyre, po qe se naten e marteses, po qe se nuk del pak gjak ne çarçafet, atehere ate e kane genjyer. Kjo shkakton shume ankth te panevojshem. E verteta eshte se shumica e nuseve nuk gjakosen.

Sot, nje vajze konsiderohet virgjereshe kur nuk ka bere interkurse seksuale me nje burre. Kjo eshte nje çeshtje personale qe ka shume rendesi per vete vajzen dhe shume me pak per te tjeret.

Ç’JANË VIRGJËRESHAT TEKNIKE

Nuk eshte fjala per ato virgjeresha qe punojne ne nje nga fushat me teknologji te larte. Jo, eshte fjala per ato vajza te zgjuara, qe kenaqen me pak aktivitet seksual dhe qe mendojne se nuk ia vlen te rrezikosh per shtatezani dhe semundje. Metoda e tyre kontraceptive eshte qind per qind e suksesshme, sepse ato nuk bejne seks. Sjellja e nje vajze te tille, mund te permblidhet keshtu: Çdo gje pranohet me perjashtim te fundit. Ajo e lejon dashnorin e saj ta perkedhele, te bejne masturbacion reciprok, por ajo gjithmone refuzon interkursen.

Nuk i imponohem askujt te zgjedhe kete soj virgjerie, por do te perpiqem te sjell disa argumente ne favor te saj. Kjo sjellje nuk vlen per kedo. Disa here dhe ne disa rrethe shoqerore, nje vajze teknikisht virgjereshe, nuk shihet me respekt te madh. Disa te rinj nuk kane aq shume vetebesim dhe nuk jane aq te forte sa t’i permbahen kesaj politike. Virgjereshat teknike, sido qe te jete, nuk jane me te preferuarat, por ato jane shume me pak te trishtuara nga çdo shoqee tyre ne klase te dhjete, qe mbetet shtatzene.

Edhe djemte, mund te jene teknikisht te virgjer. Ështe e qarte qe ata bejne ato forma seksi qe nuk perfshijne interkursen vaginale. Kur puna vjen per te shkuar para, ata ndalojne.

Virgjereshat teknike mesojne shume teknika seksuale, te cilat i perdorin gjate gjithe jetes, kur marrin dhe japin kenaqesi. Por do te thosha se keto teknika mund te mesohen ne çdo moshe dhe nuk ka arsye te mesohen shume heret.

Çiftet qe shoqerohen se bashku per nje kohe te gjate dhe qe planifikojne te martohen, mund ta praktikojne virgjerine teknike. Kur do te martohen, ata do te kujtojne ne menyre shume sentimentale, perkujdesjet e tyre te vjetra e te kendshme me njeri-tjetrin.

* * *

TË JENI DHE TË DUKENI MIRË.

T’i thuash “Jo”seksit te hershem, mund te jete e veshtire, por eshte me e lehte nga sa te jetosh me pasojat e seksit parakohe. Si mund ta shuani zjarrin e deshires seksuale perpara se te beni seks?

Te rinjte e thone “ jo-ne” e tyre me menyren si veprojne, me menyren si bisedojne dhe me menyren se si vishen.

Vishni tesha qe ju tregojne te bukura por jo seksi. Tregoni se jeni vajza te reja plot hijeshi, por nuk jeni “lodra seksi” ne duar te djemve. Po qe se u tregoni djemve pak mish, atyre do t’u burojne hormonet me shumice .

Planifiko takime qe nuk perfundojne ne situata te veshtira. Ti e di ku do te shkosh, çfare do te besh dhe çfare nuk do te besh, qe te ruash kenaqesine e momentit.

Qetesoje nje bisede qe behet shume e nxehte. Mbani parasysh se pas fjaleve vijne veprimet.

Vajzat duhet te dine se, ato qe veshin ose bejne, tregojne qellimet e tyre. Duhet te jeni te kujdesshme per veshjen qe eshte shume e ngushte, shume e ulur dhe shume e shkurter. Ju e dini, se shoket tuaj, duke pare gjinjte nga jakat tuaja te shqyera dhe kofshet nga fundet e shkurtra, gjithe kohen flasin per to. A deshironi ju qe shoket tuaj te flasin per kete? Pse duhet te shikoje nje vajze qe i shton hormonet, kur ai deshiron ta shohe ate si shoqe. Nje djale deshiron ta respektoje nje shoqe, por ai eshtei distraktuar nga veshja e saj “seksi” dhe e kujton ate gjithmone per ate te vetmen gje. Djemte eksitohen nga shqisat, vajzat eksitohen nga zemrat.

* * *

Shumica e adoleshenteve qe lexojne keto shenime, me siguri, jane te virgjer. Disa mund te jene “teknikisht” te virgjer, dhe kane shkuar pak me perpara. Mendoj se edhe ata i lexojne keto rreshta tamam ne kohe. Ndonje lexues mund te kete shkuar edhe me tutje. Ndonje vajze e rralle mund te kete mbetur edhe shtatzene. Cilido te qe jete pozicioni juaj, kurre nuk eshte vone te beni nje fillim te ri te sjelljes dhe te veprimeve tuaja.

U mundova te shkruaj shume gjera te mira per virgjereshat. Por dikush mund te mendoje: Keto nuk vlejne per mua qe, tashme, jamperfshire ne marredhenie seksuale.

Ka njerez qe mendojne se nuk ka kthim mbrapa, kur ke shkuar shume perpara ne marredheniet seksuale. Kjo nuk eshte e vertete. Kthim ka, por ai nuk eshte i lehte. Çdo dite e re, u jep te rinjve liri te reja, per te bere zgjedhjet e tyre lidhur me aktivitetin seksual.

Ç’ËSHTËVIRGJËRIA SEKONDARE?

Te besosh se seksi nuk duhet filluar heret, edhe atehere kur nuk e ke pasur kete besim me pare.

Virgjeria sekondare eshte te vendosesh t’i nderpresesh marredheniet seksuale qe ke filluar, dhe ta lesh seksin per me vone.

Mos e besoni genjeshtren se, po e shkele nje here, nuk i kontrollon dot me impulset e tua seksuale. Nuk do te thote se po te marresh diçka nga çanta e nje shoku, ti do te vjedhesh tere jeten ne çantat e shokeve. Nuk eshte e lehte te besh gjera te mira, por kjo do t’u beje te ndjeni vetebesim, dinjitet dhe vetekontroll ne nje menyre qe asgje tjeter nuk ua kthen dot.

Kthimi tek virgjeria sekondare eshte, padyshim, vendimi me i mire qe keni marre ndonjehere. Te gjitha marredheniet e tjera do te ndryshojne per mire. Ju tani do te bisedoni dhe do te qeshni lirisht. Tensioni dhe faji do te largohen nga ju.

TANI ËSHTË KOHA

Edhe pse eshte e pamundur te ktheheni ne virgjerine fizike te humbur, edhe pse nuk do t’i shuani dot totalisht kujtimet dheefektet anesore te eksperiencave te kaluara seksuale, ju, duke u kthyer tek virgjeria sekondare, do te keni MUNDËSI te rifitoni ne menyre emocionale, psikologjike dhe personale respektin per seksin. Ky eshte avantazhi i atyre qe arrijne ta bejne kete. Virgjeria sekondare ka ndihmuar shume adoleshente dhe te rritur, qe te kthehen ne gjendje seksuale te shendetshme, si mendore ashtu edhe fizike.

Keni pasur ose jo, ndonje shqetesim ne te kaluaren, mos lejoni te kaluaren te justifikoje qendrimin tuaj ne te njejten menyre. Jeni penduar ose jo per te kaluaren, tani qe keni informacion te ri, llogaritni koston dhe hiqni dore nga seksi. Mos u shqetesoni se çdo te mendoje dashnori apo dashnorja juaj e meparshme. Vendosni te çlironi veten nga lidhjet e kenaqesise seksuale adiktive.

PSE TË ZGJIDHNI VIRGJËRINË SEKONDARE?

Virgjeria sekondare, eshte çlirimi adoleshenteve nga ndjenja se jane zene ne gracke, ose jane skllaveruar nga aktiviteti seksual i hershem.

Ja disa nga arsyet pse disa adoleshentet kane zgjedhur virgjerine sekondare:

-“ Per nje moment ishte kenaqesi, por pastaj fillova te ndjej se ai po me perdorte mua”

-“Ne te vertete u shqetesova mos infektohesha me ndonje semundje infektive seksuale dhe me AIDS”

- “Sa me shume benim seks, aq me pak bisedonim. Me ne fund u duk sikur ishim dy te huaj”

-“Nje shoqja ime mbeti shtatzene, qe ne heren e pare qe beri seks. Kjo me beri te mendoj mos e pesoj edhe une keshtu”

-“Pas kenaqesise fillestare, u ndjeva jo mire per ate dhe veten”

-“Une bera seks vetem se mendova qe e doja me te vertete dhe se nje dite do te martohesha me te. Menyra si veproi ai, me beri te mendoj se, me te, nuk kalohet dot gjithe jeta. Seksi kurre nuk na afroi me njeri-tjetrin”

Sa e sa adoleshenteve u sillen neper koke keto mendime dhe te tjera si keto.

Kurre nuk eshte vone per nje ndryshim te ri. Çdo i ri qe deshiron kthimin ne virgjerine sekondare, mund ta arrije ate nese vendos te ndryshoje dhe te shkeputet nga zakonet e vjetra. Largohuni nga njerezit, vendet dhe situatat qe dobesojne vetekontrollin

ËSHTË JETA JUAJ: VENDOSNI NDRYSHIMIN

Nese ke vendosur qe virgjeria sekondare vlen per ty, ti ke hedhur nje hap te madh perpara, drejt lirise seksuale.

Kjo nuk eshte e lehte, sikur nuk eshte e lehte te mbash nje diete nga do te heqesh ushqimin me te preferuar, ose te studiosh kur eshte me mire te shikosh TV-ne.

Ju mund ta beni kete. Zakonisht, duhen 21 dite per te formuar nje zakon te ri. Ju e keni ndertuar nje rruge ne trurin tuaj, neper te cilen shkoni pa u menduar. Ta ndryshonikete rruge, duhet te mendoni shume dhe te praktikoni nje zakon te ri, qe te shkoni ne drejtim te ri

BOX

Seks para martese? Vendimi me i mire merret nga nje njeri i stabilizuar

Shpesh flas dhe konsultoj te rinj, qe kane bere seks me nje ose me shume partnere. Kur jane shume te rinj, i keshilloj te heqin dore nga aktiviteti seksual per pak vjet dhe t’i perkushtohen rritjes se tyre. Te çdo moshe qofshin ata, u rekomandoj me insistim te perdorin seksin e sigurte.

Shumica e ketyre te rinjve ndjehen jo mire dhe tedeshperuar. Gjeja e pare qe do t’u keshilloja adoleshenteve seksualisht aktive eshte: Mos beni seks nen presion. Ndonjehere, ndodh qe nje vajze te shkoje me nje te moshuar, ose me nje burre te martuar. Ne kete rast keshilla eshte: Largohu menjehere nga kjo marredhenie, ty po te perdorin. Burrat e martuar kurre nuk i lene grate e tyre per nje adoleshente, ata vetem i perdorin ato.

Ja dhe diçka tjeter qe terinjte e kane veshtire ta bejne: Sapo fillojne te bejne seks, ata e kane te veshtire te largohen. Kjo eshte veçanerisht e vertete per vajzat. Natyrisht, keto te reja duhet te inkurajohen, te ndjekin instinktin e tyre, dhe te kthehen mbrapsht. Te behen perseri femije dhe te mos behen te perdorura. Shume nga keto te reja, duan ta nderpresin seksin per disa vjet, deri sa ta kuptojne veten me mire dhe te ndjejne pergjegjesine per jeten e tyre.

Vendimi per te bere seks, qofte edhe per nje grua dhe nje burre, eshte nje vendim personal. Sot, ideja per te bere seks para marteses, pranohet gjeresisht. Por vendimi me i mire merret nga nje njeri qe eshte i stabilizuar ne karriere, qe ka te ardhura te mjaftueshme per te qene i pavarur dhe ka ate ndjenjen e sigurise, qe te jep marrja e nje profesioni.

Sot mosha mesatare e marteses eshte rritur shume. Djemte martohen mesatarisht ne moshen 27-vjeçare dhe vajzat ne moshen 24-vjeçare. T’u kerkosh te rinjve te mos bejne seks deri sa te martohen, eshte nje keshille qe rralle kush do ta zbatoje. Por edhe te fillohet marredhenia seksuale shume heret, prape nuk eshte mire. Gjerat qe paraqesin rrezik, lejohet te ushtrohen ne nje moshe te caktuar dhe me leje (licence). Keshtu eshte kur nget makinen, kur perdor alkolin, duhanin, ashtu duhet te jete edhe kur ben seks. Nuk lejohet nje i ri, nga mosha 13 deri ne 18 vjeç, te dale ne rruge me makine. Keshtu nuk duhet te beje edhe seks.

Neser nga Dr.Harxhi, ne Faqet e se Dieles, mund te lexoni:

KUR DUHET TË FILLOJË JETA SEKSUALE

INTERVISTË

“21 vjeç: Pse nuk kam vendosur ende te bej jete seksuale…”

Te jetosh me rregulla, per shume njerez, eshte me komforte, nga sa te rrosh me impulse. E tille eshte edhe vajza qe pranoi te intervistohej per SH2-shin. Ështe nga Tirana, pas 4 ditesh ekzaktesisht, mbush 21 vjeç. Ështe e virgjer. Po e quajme per lehtesi “Ejola”, por emri i saj eshte ndryshe.

Per fat te keq, nuk mundemi te japim me teper hollesi se kaq. Ky ishte kushti i marreveshjes sone per te pranuar intervisten. Ajo u veteofrua ne redaksine tone me nje telefonate, pas botimit te shtunen e kaluar te historise se nje britanikeje, e cila ishte e virgjer ne moshen 105-vjeçare. Ejola na tha se e quante te rendesishme te shpjegonte kendveshtrimin e saj dhe te vajzave si ajo mbi virgjerine.

Ajo eshte nje vajze mbreselenese, e bukur, inteligjente.

Na tha se duhet te flasim per vajzat e virgjera, qe e kane zgjedhur kete rruge, jo nga frika, as pse jane shume te preokupuara, por per arsye te edukimit te tyre familjar dhe fetar.

Ejola, virgjeria juaj eshte nje vendim, apo ka rrethana jetesore dhe familjare qe kane favorizuar kete situate?

Une nuk do t’ju kisha telefonuar ne rast se do te ishte fjala per rrethana rastesore. Ështe vendim, sigurisht.

Pse nje vendim i tille, nese na lejoni ?

Sepse besoj ne diçka: qe eksperiencat seksuale te hershme jane, zakonisht, jo perfekte. Besoj, gjithashtu,, qe marredhenia seksuale, eshte me e mire kur e krijon se bashku me dike qe e do. Une deshiroj te rritem dhe zhvillohem brenda vetes, perpara se te perfshihem ne marredhenie intime me dike qe do te influencoje shume tek une. Nuk deshiroj qe te influencohem kaq fort dhe nuk lejoj dike tjeter te nderhyje ne jeten time fizike dhe psikologjike, perpara se te njoh mire veten time.

Po ti pyesesh te gjitha vajzat, kur flasin per lidhjet e tyre, thone qe jane lidhur me kete apo me ate, por ne thelb jane duke kerkuar nje djale serioz dhe te perkushtuar. Mendon se ka ndonje gje te keqe ne kete mes? Ne fakt edhe vajzat e tjera, ne kerkim te princit te tyre jane, apo jo, njesoj si ti…

Sigurisht qe secila zgjedh vete si ta jetoje rinine, por per mua ai seksi per stervitje qe thoni ju, me ndjeni, po me duket pak harbut. Sidoqofte, eshte nje alternative, por nuk eshte me i miri. Siç ju thashe, preferoj te mos beje fare seks deri ne kohen e duhur dhe me njeriun e duhur.

Sipas Ejoles, cila eshte mosha ideale per t’u perfshire ne kete marredhenie intime?

Koha ne te cilen virgjereshat ndjejne se jane gati te fillojne seksin, nuk percaktohet nga mosha qe matet me vite, por nga vetebesimi i tyre. Disa njerez jane te pjekur dhe me vetebesim ne moshen 18 vjeç, te tjere zhvillohen me ngadale. Çdo vajze e virgjer deshiron te rritet plotesisht, perpara se t’ia kushtoje trupin dhe mendjen e saj berjes se femijve dhe kujdesit per ta.

Vajza qe eshte shume e interesuar per mesimet dhe aktivitetet e ndryshme, ndonjehere eshte e keqkuptuar nga njerezit. Ata do te doninqe dhe ajo ta “gezonte rinine”. Ju shqeteson kjo?

Ështe pak gabim qe te besh nje lidhje direkte mes vajzave qe duan te ruajne virgjerine deri ne momentin e duhur dhe vajzave qe jane studioze. Nuk jane domosdoshmerisht i njejti person (qesh).

Nje vajze e virgjer, thjesht deshiron te mos perfshihet ne seks dhe ta lere ate per me vone, kur te kete kohe te lire, si per te gjitha interesat e saj te tjera. Jeta e tyre, ne te vertete, nuk eshte aq e veshtire sa mendojne te tjeret nga jashte.

Flisni ne familje rreth kesaj teme?

Kam mbeshtetjen dhe aprovimin e familjes, te miqve dhe besimin e tyre.

Keni mikesha te ngushta?

Sigurisht qe po.

Edhe ato jane te virgjera?

(Qesh). Jo, te gjitha. Po vajza virgjereshe mund te jete shoqe e mire e nje vajzes tjeter seksualisht aktive. Shpesh ajo di me shume, nga sa di vajza seksualisht aktive, per periodat, per shtatzenine dhe hapat qe duhen marre, kur dikush eshte ne veshtiresi. Virgjeresha ka kohe te lexoje per keto çeshtje dhe mendimi i saj i ftohte, e ben ate shpesh keshilluese per te tjerat.

Jeni fetare?

Kam besimin tim, menyren time per kete. Lutjet, kisha, xhamia dhe meditimi, te gjitha i japin jetes komfort kur i beson.

Nje mesazh per bashkemoshataret?

Abstenimi nga seksi, eshte nje jete e disiplinuar. Ata kane me shume vetekontroll nga sa kane moshataret e tyre. Kjo disipline eshte me shume ndihmuese se e dhimbshme.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 9% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.