Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Te ndryshme

Perse duhet te qeshim

Submitted by on July 28, 2010 – 4:56 pmNo Comment




Te qeshim eshte menyra me e mire per te ndihmuar trupin tone te funksionoje sa me mire. Ajo eshte nje shprehje e fytyres, qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane te buzeqeshjes permiresojme disa aspekte te jetes sone, si shendetin, te trajtojme sa me mire fytyren tone, pra te kujdesimi per bukurine dhe eliminojme stresin. Shume persona nuk i dine ende te mirat qe mund te vijne nga kjo sjellje shume e thjeshte, por dhe shume frytdhenese; kjo jo vetem ne aspektin e marredhenieve me njerezit qe na rrethojne, por dhe per t’u kujdesur per veten tone. Ndiqni keshillat tona dhe zbuloni dhjete arsyet perse ne duhet te qeshim sa me shume.

1 – E qeshura eshte ngjitese. Kur dikush qesh, ndryshon humorin e te tjereve dhe i ben gjerat dhe atmosferen me te bukur. Nje njeri i qeshur mbart gezim mbi vete.

2 – E qeshura na ben te dukemi njerez te suksesshem. Njerezit e qeshur duken shume me te sigurt ne vetvete dhe sigurisht, mbeshteten me shume nga te tjeret. Provoni te qeshni gjate nje mbledhjeje apo gjate nje takimi, dhe njerezit do te sillen me ju ne menyre totalisht ndryshe.

3 – E qeshura na ben te dukemi terheqes. Te gjithe ne terhiqemi me shume nga njerezit e qeshur. Duam ta njohim nje njeri te qeshur dhe te kuptojme perse ndihet kaq mire, sigurisht duam qe te na mesoje dhe ne te ndihem me mire.

4 – E qeshura ndryshon humorin tone. Kur te jeni te merzitur, provoni te qeshni. Ka shume mundesi qe humori juaj do te ndryshoje per me mire. Te qeshesh mund te beje qe trupi juaj ta ndihmoje edhe me shume mendjen te ndihet me mire.

5 – E qeshura terheq lekuren e fytyres dhe na ben te dukemi me te rinj. Muskujt qe perdorim per te qeshur ngrene lekuren e fytyres duke na bere te zhdukim disa vite nga fytyra jone.

6 – E qeshura eliminon stresin. Nje njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni te stresuar, provoni te qeshni dhe stresi do te zhduket, ndoshta jo si me magji, por ju do te ndiheni me te lehtesuar.

7 – E qeshura ben qe trupi te çliroje nje lende te quajtur endorfinat, nje ilaç natyral kunder dhimbjes dhe humorit te keq. E qeshura eshte nje droge natyrale nga e cila mund te krijoni pa asnje lloj problemi, varesi.

8 – E qeshura forcon sistemin imunitar. Duke qeshur, ndihmojme sistemin tone imunitar te funksionoje me mire.

9 – E qeshura zbret tensionin e gjakut. Gjate qeshjes kemi nje reduktim te matshem te presionit te gjakut. Ne qofte se keni ne shtepi nje mates tensioni, provoni te beni kete eksperiment: Matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni per nje minute duke lexuar ose pare ndonje gje per te qeshur. Me pas matni perseri tensionin dhe do te habiteni.

10 – E qeshura na ben te ndihemi pozitive. Provoni kete test: filloni te qeshni dhe gjate qeshjes perpiquni te mendoni ndonje gje negative pa pushuar se qeshuri. Do ta shikoni qe eshte diçka shume e veshtire! Kur qeshim, trupi yne i transmeton mendjes mesazhin se “jeta eshte e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me nje buzeqeshje.


Postime te Ngjashme:


Popularity: 4% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.