Shkencëtarët zbuluan hormonin e “moshës kalimtare”
Sheryl Smith, profesor i farmakologjise dhe fiziologjise ne Universitetin e New York-ut ka deklaruar se eshte zbuluar hormoni qe prodhohet ne organizem si pergjigje ndaj streseve dhe sherben zakonisht per te hequr tensionin ose forcon gjendjen alarmante te te vegjlit.
Shkencetaret e treguan kete efekt paradoksal ne disa eksperimente me minjte, duke pershkruar keshtu edhe mekanizmin e ketij fenomeni. Ky hormon u quajt THP ose allopregnanolone. THP “lind” ne situata stresi dhe qeteson sistemin nervor, duke e ndihmuar keshtu njeriun qe te perballoje nje situate te caktuar tensioni dhe alarmi.
Eksperimentet u bene me minj te moshes para dhe pas pjekurise se tyre seksuale. Shkencetaret i vendosen minjte ne nje kontejner te ngushte dhe i mbajten atje 45 minuta, duke stimuluar per ta nje situate stresi. Pas 20 minutash, minjte e vegjel filluan te tregoheshin me nervoze se koleget e tyre “te rritur”. Doli se ky tension lindi si pasoje e veprimtarise se THP, i cili kalon ne qelize nepermjet disa receptoreve speciale.
Ne periudhen e pjekurise seksuale, minjte kane nje nivel me te larte te ketyre receptoreve.
Sasia e tepert e THP-se ne qeliza ushtron veprimtari nxitese, ne vend qe te bente te kunderten, pra te ushtronte veprimtari qetesuese. Shkencetaret mendojne se po te kete te njejtat rezultate edhe me njerezit, ky zbulim do te ndihmoje per te ulur lekundjet ne humorin e shume femijeve ne rritje e siper.

Postime te Ngjashme:
- Studimi, domate ngjyrë vjolë kundër tumorit
- Studimi, një proteinë që ngadalëson plakjen
- Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit
- Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën
- Gjurmë gjenetike në çrregullimet e gjumit
Popularity: 1% [?]
