Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Te ndryshme

Sekretet qe la pas MERLIN MONRO

Submitted by on September 27, 2008 – 10:35 pmNo Comment




Overdoza tragjike e vitit 1962… dy kabinete qe mbajne shume prej sekreteve te saj: celesat e misterit qe ishte Marilyn Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i pare qe mberriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar ne shtepine e saj njekateshe. Nje prej avokateve te saj, Milton “Mickey” Rudin erdhi dhe filloi te merrej me telefonat.
Arthur Jacobs, publicisti i saj, u thirr te kthehej nga “Hollywood Bowl”, ku ai dhe gruaja e tij e ardhshme, Natalie Trundy, po ndiqnin nje koncert. E me pas ishte pamja e kurioze e Eunice Murray, gruaja e sherbimit qe kishte zbuluar trupin, duke lare carcafet ne mes te nates. Aktori Peter Lawford, kunati i presidentit Kennedy, nuk ishte aty, por ai ishte tronditur nga gjendja ne te cilen i ishte dukur Monroe ne telefonaten e tyre te fundit. “Thuaji lamtumire Pat-it (Lawford). Thuaji lamtumire presidentit. Dhe lamtumire ty sepse je nje djale i mire”. Marilyn Monroe, ylli me i famshem i botes kishte marre overdoze ilacesh qetesuese, ne moshen 36-vjecare. Qe atehere, zerat dhe teorite ne lidhje me ate cka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk jane larguar asnjehere: ishte vetevrasje apo aksident? Apo e kane vrare?
Misteri qe ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat qe ajo ka bere ne 15-vitet e karrieres se saj, apo burrat e famshem me te cilet eshte martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur MIller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.
Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq ne faqet e para te te gjitha revistave dhe gazetave. Ka qene dhe nje person tjeter ne shtepi ate mengjes, nje figure misterioze ne shume prej biografive te Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, nje grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio.
Melson kishte detyren te kujdesej per nenen skizofrenike te Monroe, te cilen asaj s’i pelqente ta vizitonte, por Melson u kujdes per te si te ishte nena e saj. Keshtu, Marilyn u be si te ishte vajza e Melson, e cila kishte nje marredhenie te trazuar me vajzen e saj, Emmy Lou. Gjithashtu kishte dhe dy kabinete me dosje, nje gri dhe nje ngjyre kafe. Frank Sinatra e kishte keshilluar Monroe qe te kishte kujdes per te ruajtur privasine. Sepse jeta e saj ishte e gjitha ne ato dosje. Letrat, te dhenat financiare, fotografite e saj te preferuara etj. Tashme ishte Melson ajo qe kishte kontroll mbi to.
Pas shume vitesh qe ishte kujdesur per nene e Marilyn pa marre asgje ne kembim, kishte ardhur koha qe ajo te behej nje person i rendesishem ne jeten e pasvdekjes se Marilyn Monroe.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 8% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.