Nusja dhe vjehrra, rivalitet i perjetshem
Nusja dhe vjehrra jane ne rivalitet te perjetshem. Secila kerkon te krijoje sa me shume pushtet dhe hapesire, thene ndryshe, te futet sa me shume ne hapesiren psikologjike te atij qe synon, ne kete rast, djalin qe synon vjehrra dhe burrin qe synon nusja.
Ne kete kuptim, rivaliteti per nje territor te humbur, sic eshte rasti i vjehrres dhe per nje territor te fituar, sic eshte rasti i nuses, nuk merr fund kollaj, madje asnjehere.
Ne raportet nderpersonale ne jemi te prirur te marrim sa me shume nga shoqeria dhe te japim sa me pak. Kjo eshte teoria e shkembimit te marredhenieve nder personale. Ashtu si edhe ne biznes, ne pergjithesi secili perpiqet te fitoje shume dhe te humbase pak. Por sidoqofte eshte nje dhenie-marrje. Dhe si ne cdo dhenie-marrje ka nje tendence natyrale, nje instinkt te vetembrojtjes qe shoqerohet me instinktin e agresivitetit. Qellimi? Te mbijetohet me sukses.
Tek njeriu ekziston nje agresivitet territorial. Behet fjala per territorin ku ne kemi pushtetin tone: mund te jete sipas rastit, shtepia,
familja, njeriu i dashur, tokat, pronat, kufiri i atdheut etj. Ne te gjitha nivelet, e kemi nje territor qe shtrihet, zgjatet ne hapesire, ose ngushtohet. Ne kete territor perpiqemi te mos humbasim. Mundesisht, te zgjerohemi.
Ky eshte ai qe quhet “agresiviteti territorialâ€. Kuptohet qe shoqeria i zbut keto lloj agresivitetesh dhe i riorienton, ose i konfiguron
ne aspektin shoqeror, i fsheh disi, i ben te kamufluar, me pak te dukshem, i ben te nendheshem. Por keto lloj shprehjesh te instinktit te trasheguara nga historia jone njerezore, jane brenda nesh. Kjo vepron edhe ne raportin nuse-vjehrre.
E para nuk do te humbase territorin qe ka patur, e dyta nuk do te humbase territorin qe ka fituar. Tek nena funksionon dhe agresiviteti memesor (shfaqet tek cdo nene) kur shikon se femija e saj orientohet, ose i jepet dikujt tjeter.
Kete “tjetrin†ajo gjithmone e shikon si nje rrezik te mundshem. Ne konceptin socio-biologjik, djali eshte vecse gjeni i saj i
trasheguar qe duhet te jetoje patjeter shume gjate dhe per kete arsye duhet mbrojtur. Natyrisht ky eshte nje lloj rivaliteti dhe agresiviteti i natyrshem dhe i perjetshem, por ama nuk do te thote qe shfaqet ne cdo cast.
Shoqeria ka vepruar tashme ne vetedijen e individit, ka vepruar tek njeriu dhe ka krijuar nje sfere tjeter. Kjo sfere eshte e planifikuar, e kontrolluar dhe orientohet nga nevojat dhe pritshmerite e te tjereve, pra te shoqerise.
Kjo eshte Vetedija (ne shume raste vetedija na pengon qe te tregohemi rivale dhe agresive dhe perpiqemi te arsyetojme per te dhene dicka me shume, qe te mos i humbasim te gjithe). Ne kete rast kemi, vjehrra tolerante. Ose, japim dicka qe ta marrim me vone me shume. Dhe kjo eshte nusja largpamese. Ne te dyja keto raste, vetedija eshte ajo qe na ben te kemi sukses ne shoqeri, por ne momentin qe humbasim vetedijen ne behemi agresive, ne rivalizojme, ne shfaqemi jonjerezore dhe joshoqerore.
Megjithate njeriu shfaqet ne te dyja individualitetet (dhe me nusen dhe me vjehrren, ne kete rast). Por mbetem i mendimit qe
pavaresisht se ne pamjen e pare ne disa raste ato jane miqesore, bashkepunojne dhe tregohen tolerante, ne vetvete secila prej tyre, deshiron te investoje sa me shume tek djali ose tek burri dhe te terheqe sa me shume vemendjen e tij, ta beje ate sa me shume per vete. Pra, ajo deshiron ta kete te vetin.
Ka dhe nje aspekt tjeter rivaliteti vjehrre-nuse: ky eshte aspekti kulturor qe lidhet me faktin se burri ose mashkulli mendohet se eshte autoriteti i familjes, personaliteti i saj, fytyra e familjes; ai kontrollon gjithe pushtetin e familjes, te sotmen dhe te ardhmen e familjes. Si i tille, kush ka ne dore burrin, ka ne dore autoritetin, pushtetin e tij, ka ne dore gjithe familjen. Ne kete aspekt, gruaja dhe vjehrra jane rivale te natyrshme. Ne te vertete, ne aspektin njerezor, “kane te drejte†te rivalizojne njera- tjetren.
Postime te Ngjashme:
- Llojet e flokeve
- Ndërron tradita e martesave
- Një grim me provën e lotëve
- Yndyra e flokeve
- Dieta e pranverës
Popularity: 3% [?]
