Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Te ndryshme

Cilës dhomë, ç’perde ti marrim?

Submitted by on February 23, 2009 – 7:16 pmNo Comment




Estetika ne shtepi, eshte nje kenaqesi si per burrin, ashtu edhe per gruan. Sa me komode dhe e rregullt te jete nje dhome apo ambienti ku jeton, aq me i qete dhe me i koncentruar eshte edhe individi ne punen e tij. Sigurisht, kjo situate, ndikon mjaft edhe ne edukimin e femijeve.
Pak e çuditshme si teme, por qe mjaft e rendesishme per zonjat e shtepise. Perzgjedhja e perdeve… Kjo duhet te behet ne raport me mobiljet dhe orendite tjera te dhomes. Per dhomat e mbushura me mobilje me sportive, do te shkonin modelet e thjeshta te perdeve. Apo pse jo, per dhomat ku kolltuqet dhe tapetet jane me zbukurime e figura te ndryshme, atehere perdet preferohen te jene tyl i holle dhe me pak ngjyra mbase edhe nje ngjyreshe. Ato nuk duhet te jene te ekzagjeruara. Ne te kundert, as mobiljet e as perdet nuk do tregonin cilesine dhe bukurine e saj. Ne nje rast te tille, ambienti do te dukej rremuje dhe jo cilesor.

Per dhomat e shtruara ne menyre klasike, nuk duhet te mendohen kurrsesi modele sportive perdesh.

Perdet e pergatitura nga materiale te ndryshme, mund te perdoren ne menyra te ndryshme. Materialet mund te jene mendafsh, pambuk apo edhe lino. Keto materiale mund te jene pak me te shtrenjta se te tjera, por jane shume me te qendrueshme karshi drites se diellit, pluhurit. Keto materiale nuk duhet te lahen kurrsesi ne makinat larese. Me e mira, eshte larja neper pastrimet kimike, por qe mund te provohet edhe larja me dore me uje te vakte dhe detergjente zgjedhur mire.

Per dritaret e medha

Per dritaret e medha, preferohen perde nga material i trashe ne trajte kadifeje. Nje plotesim per ta do te ishin disa panorama te vogla perreth tyre dhe pse jo edhe disa jasteke te vegjel qe te zbukurojne mjedisin perreth. Gjatesia e ketyre perdeve, duhet te jete deri ne toke.

Per sallonet apo soxhornot siç kane nisur te quhen, do te preferoheshin ngjyrat vishnje, jeshile, e verdhe e erret, kafe, e kuqe dhe tonet e ngjyres bezhe. Vendimi per keto merret sipas mobiljeve qe keni ne dhome.

Por nese ne sallon keni mobilje dhe tapete me dekoracione te shumta, nje tyl i lehte do te qendronte me kendshem.

Per dhomat e femijeve

Per dhomat e femijeve, perdet duhet te qendrojne larg ekzagjerimeve. Per keto dhoma, nuk do te preferoheshin perde te gjata deri ne toke, por deri sa te mbulohet dritarja. Materiale te lehta dhe te buta do te jepnin nje atmosfere me te pranueshme per karakterin e moshes.

Nese do te perdoret tyl, atehere per dhomat e djemve, mund te perzgjidhen perde me figura heronjsh kinematografike apo filmash vizatimore, qe djemte i pelqejne. Per vajzat, disa flutura apo lule qe zbukurojne dekorin e perdes. Copa qe teprojne nga perdet, mund te perdoren edhe per dekoracione te ndryshme brenda dhomes.

Per ambientet e gatimit

Dhomat e gatimit jane ato qe kane nevoje per me shume drite dhe ajrosje ne nje shtepi. Gatimi i perditshem dhe disa here ne dite, ben qe keto ambiente te shoqerohen vazhdimisht nga aroma te ndryshme, avuj etj. Perdet per keto dhoma, duhet te mendohen te jene nga materiale qe mund te lahen lehte dhe shpesh. Kurrsesi nuk duhet te zgjidhen modele qe zgjaten deri ne toke. Ngjyrat duhet te jene jo te erreta, pasi krijojne gjendje stresuese.

Dhomat e gjumit

Perdet e dhomave te gjumit mund te jene te ngjyrave te ndryshme. Nje perde e gjate mendafshi qe zgjatet deri ne toke e mbase pse jo te krijoje edhe rrudha mbi dysheme e shoqeruar me nje tyl te holle ne pjesen e brendshme te dritares. Kadifeja eshte material i preferuar per keto lloj perdesh. Nje tjeter bukuri do ti shtohej dhomes tuaj te gjumit nese do te mendonit nje kuverte krevati te pergatitur nga materialet e perdes.

curtains

Postime te Ngjashme:


Popularity: 37% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.