“Moda është lumturi”
Nuk gjen qetesi as edhe per nje çast te vetem, sidomos kur behet fjale per te luajtur rolin e vetvetes. Dhe çfare pjese ka vene ne skene: Nosferatu, princi i nates. Ështe pak Nosferatu dhe pak Dorian Grei: gojet e liga thone se sillet gjithnje ne kete menyre per t‘u hedhur te gjitheve hi syve, ne menyre qe te shperqendrohen e te mos jene ne gjendje te shohin moshen e tij te vertete. Kemisha e bardhe e ngrire, e me jake shume te larte, nen te cilen duket si i futur ne allci, sherben per te fshehur rrudhat e qafes. Dorashkat gjysmake te punuara me lekure pitoni: nuk del kurre pa to: edhe ato, sipas gojeve te liga sherbejne per te fshehur demet e moshes. Syte te fshehur ne te gjitha rastet, nen nje pale syze te erreta: edhe naten. Ështe vertete e veshtire te flasesh me dike, madje kur behet fjale per argumente te rendesishme, pa pasur rastin asnjehere, as edhe per nje çast te vetem, t‘i shohesh syte. Kur e pyesin shpjegon se mban syze te erreta edhe naten, per t‘i pare gjerat ne nje tonalitet me te bute: “Ne rast se vendos t‘i heq, njerezit qe me rrethojne si me magji i verej dhjete vjet me te vjeter”. Dhe ne fakt nuk i heq per asnje arsye. Ja edhe stilisti me ekscentrik, me kozmopolit, me eruditi ne bote. Stilisti? Jo vetem. Karl Lagerfeld numeron nje seri cilesish te tjera: eshte fotograf (enderron te kthehet ne Helmut Njutonin e ri), krijues me ze ne fushen e publicitetit, botues, sipermarres, koleksionist i çartur arti dhe ne kohen e lire edhe aktor. Prej pak kohesh eshte edhe pronar i nje librarie, “7L”, e specializuar ne libra arti, mode, fotografie, ne zemer te botes se modes pariziene, ne “Rue de Lille”, rruga ku banonte Lacan. Jo se qendron pas banakut, por ndjek mbarevajtjen e librarise me shume vemendje. Pikerisht aty me le edhe takim, ne nje dhome te madhe ne pjesen e prapme te librarise, ku dominojne tonet e buta te grise dhe orendite jane vendosur fale nje rregulli rigoroz gjeometrik. Preteksti i intervistes eshte per te folur mbi fushaten e re publicitare, qe sapo ka nenshkruar per shampanjen “Oenetheque” te “Dom Perignon”. Gjithçka e bazuar te luksi i shfrenuar e te shkelqimi verbues. Detyroi te shkeputej nga rutina e perditshme e Claudia Schiffer, duke i garantuar pavdekesine ne nje lloj fotoromani bardhe e zi, ku ajo misheron me persosmerine e saj, personazhe, tipologji, maskime te perkedhelura nga fantazia mashkullore: grua ne karriere, kameriere, gejshe, kengetare afrikane, nje Maria Antonietta te pazakonte, qe shfaqet ne forma te ndryshme dhe e prirur drejt metamorfozes, ne varesi te kendeve te shikimit, tamam si shampanja e nje marke te madhe. E le te pergatitemi per fushaten e vitit te ardhshem, gjithnje per llogari te “Dom Perignon”. Lagerfeld e ka te teren ne koke: “Protagonistja do te jete Gisele Bundchen, prototip i gruas se forte, ne nje riinterpretim te “Laisons dangereuses”. Sigurisht qe gjithçka do te xhirohet ne Versaje. Kur kam nje ide te qarte nuk e ve kurre ne diskutim. Keshtu edhe pike: vendos ta marresh ose te heqesh dore. Ështe kjo e bukura e moshes sime: nuk me duhet te punoj per te siguruar jeten”. Edhe sot pasdite eshte veshur si gjithnje, si aristokrat i shekullit XVII, perziere me nota “dark”: floke tashme te bardhe, nuk ka me nevoje t‘i beje me llak si atehere kur ishte i ri, te lidhur bisht prapa kokes, kravate te zeze lekure, ne qafe nje varese me perla te medha e ngjyre gri te erret, me perla eshte edhe gjilpera qe ka perdorur per te fiksuar kravaten. Sot nuk mban erashke ne duar: zakonisht e hap dhe e perdor gjate mbremjeve mondane, i pelqen se tepermi. Para se te mesohej me erashken nuk dinte ku te fshihte duart. Tregon se ka nisur ta perdore gjate viteve te vrullshme ‘70, kur frekuentonte “studion 54″, “ku bente tmerresisht shume vape dhe nuk kishte ajer te kondicionuar”. Te Karl Lagerfeld dhe te personazhi qe interpreton, gjithçka eshte e studiuar ne menyre te detajuar, çdo detaj, çdo levizje, çdo fjale. Se shpejti, neper kinema, do te dale nje film mbi jeten e tij: “Nje trupe me ka ndjekur kudo shkoja per dy vite me radhe, i gjeja kudo, ishte disi e çuditshme. I kam pare xhirimet dhe me eshte dukur vetja i pazakonte. Nuk e di ne se me pelqeu. Me dukej vetja personazh filmash te animuar”. Filmi titullohet “Lagerfeld Confidential” dhe do te dale neper sallat e kinemave me 10 tetor. Me jaken e grire e floket e mbledhur bisht eshte aq i njohur e i famshem sa nuk ka mundesi sa te ece i qete rrugeve: “Jo vetem ketu, ne Paris. Ne gjithe boten. Sikur te isha yll roku. Do me pelqente shume te vertitesha rrugeve e te mos me shqetesonte askush, por eshte e pamundur. Kam gjithnje nevojen e nje truproje. Jane sikletet e te qenit i famshem. Ështe diçka qe me pelqen, do genjeja po te thosha te kunderten, por do me kishte pelqyer te kishte ndodhur kur isha i ri, nuk e di, kur isha 40- vjeçar”. Pikerisht, mosha. Sa vjeç eshte tani? Daten e lindjes e ka te mjegullt: ai thote se i perket vitit 1938, por sipas disa burimeve ka lindur ne vitin 1933. Diçka eshte e sigurt: qe kur eshte dobesuar (praktikisht humbi gjysmen e peshes, 43 kilograme ne 13 muaj) e perjeton ruajtjen e formes se re fizike si te ishte nje religjion, objekti i kultit te te cilit eshte adhurimi vetes. “Te rizbuloja kockat ishte diçka e mrekullueshme. Ishin ende aty. Qe kur hodha poshte gjithe ata kilograme energjite me jane dyfishuar. Nuk lodhem kurre, punoj ore e ore e ndihem gjithnje i fresket, fle mire, jam i qete, kam shume ide”. Si ia del te rezistoje, si ia ben te mos haje? “Nuk i lejoj kurre vetes te ha diçka qe nuk me lejohet. Kurre embelsira, kurre buke, kurre djathe, thuajse kurre mish. Per fat, per mua punojne dy kuzhiniere shume te zote franceze, qe nderrohem me njeri-tjetrin ne turne 24 oresh, te cilet me pergatisin receta te mrekullueshme dhe krejtesisht distike. E di qe per njerezit normale diçka e tille eshte me e nderlikuar”.Si ia beni kur dilni per te ngrene darke jashte? “Te ha jashte? Une nuk ha kurre jashte. Ne rast se shkoj ne shtepine e ndokujt, nuk ha asgje ose bej sikur ha. Por nuk eshte e veshtire; Mjafton te kesh vullnet. E kam bindur veten, fale nje lloj autohipnoze, se gjithçka qe shendosh eshte e shpifur, si te ishte prej plastike. Çokollate? Ështe plastike, nuk e dua. Makaronat? Plastike. Shikoni, funksionon, mjaft te kesh besim”. Si njeri qe i pelqejne paradokset thote duke qeshur: “I admiroj njerezit qe shkaterrojne veten se une vetem ruhem”. Mbi moden nuk duket se ka ndonje deshire te veçante te flase. Me veshtiresi nis te tregoje se si arrin te kenaqe kerkesat e gjithe atyre shtepive te modes (As qe me kushton gje), por duke mos dale per asnje çast nga vetja. Po kaq me veshtiresi tregon edhe perse dikur doli i vetem ne treg me marken e tij, por gjerat nuk funksionuan, nderkohe qe ka pasur sukses te jashtezakonshem kur ka punuar per te tjeret. Perçapet kur rrefen se me shume se gjysme shekulli me pare, rruga e tij u nda nga ajo e mikut bashkemoshatar Yves Saint Laurent. Pasi e nisen bashke ne Paris, Lagerfeld pranon te dizajnoje per Balmain, ndersa Saint Laurent per Dior. Dior vdes ne menyre te papritur dhe Saint Laurent, ne moshen 21-vjeçare, e sheh veten yll te modes, nderkohe qe Langerfeld duhet te prese gjate per ta pare suksesin. I duhet te prese shume gjate perpara se ta therrasin per te rigjalluar marken “Chanell” sipermarrje qe i jep rezultate te mrekullueshme. Ne rast se ekziston nje fjale qe e irriton, ate qe jeton mes luksit te shfrenuar, eshte “ekskluziv”: “Nje fjale e pameshirshme”. Dhe ai qe shpenzon mijera euro per te blere nje pallto “Chanel”, nuk pranon te bleje diçka ekskluzive? “Absolutisht jo. Ështe interpretuar gabim. Te blesh diçka te shtrenjte eshte e ‘kushtueshme‘. Nuk eshte e njejta gje”. Flet shpejt e nxitimthi, duke u hedhur papritmas nga anglishtja ne frengjisht per te perfunduar te gjuha meme, gjermanishtja. Perserit me qejf ate qe ka thene ne disa raste: “Jam nje nimfoman i modes, qe nuk arrin kurre orgazmen, nuk kenaqet kurre plotesisht”. Por thote edhe qe “moda eshte lumturi, nuk i duroj koleget e mi qe krijojne duke vuajtur, ne fund krijojme vetem veshje”. Ka ide shume te qarta mbi bukurine femerore, ai qe ka pasur rastin te fotografoje grate me te bukura te globit: “Nuk ekziston nje bukuri percaktuar ose e percaktueshme, nuk mund te kete nje tjeter Brigitte Bardot, nje tjeter Nicole Kidman apo nje tjeter Kate Moss. Secila eshte unike dhe e bukur ne menyren e saj. E megjithate i bashkohem asaj qe ka shkruar poeti Marlowe: “Nuk ka bukuri pa diçka te pazakonte te proporcionet”. Flet per Gianfranco Ferre, te cilin e fotografoi te veshur si mami te filmi “Bashke me eren”: “Me te kemi kaluar çaste te mrekullueshme, jemi zbavitur shume. Ishte nje album fotografik ne te cilin me lindi ideja te nderroja katerciperisht rolet: sherbyes ishin te bardhet, ndersa te zinjte, padrone. Keshtu qe vesha John Galiano-n si kameriere, Manolo Blahnik si lulishtar, Ferre-ne si dado. Çfare te qeshurash. Ja, keshtu me pelqen ta kujtoj te madhin Ferre, mes gjithe asaj alegrie”. Ku i dihet si mund te duket kur heq syzet. Sfera e tij private eshte e tija dhe vetem e tija, nuk dihet askush qe arrin te futet brenda saj. Diku ka treguar se kur ishte 11 vjeç kishte pyetur te emen: çfare eshte homoseksualizmi. Ajo i ishte pergjigjur duke u perpjekur ta anashkalonte me dinakeri thelbin: asgje e rendesishme, si t‘i kesh floket e zinj apo te verdhe, vetem kaq. Dashuria e madhe e Karl Lagerfeld vdiq ne vitin 1989, ne kthetrat e Sides: quhej Jacques De Bascher dhe ishte vetem 38 vjeç. U mbyll ne arkivol bashke me arushin e tij me pelush, Mishken. Nuk eshte aspak çudi qe pas kaq shume vitesh Langerfeld ka mbetur kaq i papershkueshem, ndoshta edhe ne raport me veten e tij. Prej kohesh thoshte: jam imun ndaj dashurise, nuk do te dashurohem kurre, jam i dashuruar vetem me punen. Intervista ka perfunduar, kohes ne dispozicion i erdhi fundi. Kajzeri Karl duhet te largohet per t‘u pergatitur, per t‘u nderruar, per ta gjetur veten duke interpretuar pafundesisht rolin e vet per festim, qe mbahet per nder te tij. Neper ftesa kodi i veshjesh eshte percaktuar me fjalen “sipas deshires”. Ai eshte i persosur ne gjithçka, edhe ne detajin me te imet. Te ftuarve mund edhe t‘u shpetoje ndonje pakujdesi, jo atij. Festa mbahet ne nje prej strehave te tij te shumta tejet luksoze; nje pallat me shkalle gjigande e me pasqyra te mrekullueshme, ku sallonet pasojne madheshtore njeri-tjetrin te mbushur me luks, me nje kopsht gjigand. Te gjitha keto gjenden vetem dy hapa larg librarise se tij. Duhet te themi patjeter se shampanja rrjedh si lume. Madje, eshte e vetmja pije qe serviret ne feste, maksimumi mund te gjesh ndonje gote uje. Nje tjeter çast qe duhej te ishte zbavitje e relaksim, por qe nuk eshte tjeter veç pune. Kush e di ne mund te ekzistoje nje çast ku Lagerfeld, akrobati, kameleoni, udhetari i rafinuar i modes mund te gjeje nje çast te lire per te marre fryme e per te pushuar.

Postime te Ngjashme:
- E verteta e Mimozes
- Sekretet qe la pas MERLIN MONRO
- Motra e Mimozes, Ajo qe shkoi per te marre pjese ne Big Brother
- Mimoza: Arjoni u skuq kur me puthi!
- Marianna Gatto: Bjordi ishte fantastik në krevat
Popularity: 2% [?]
