Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Te ndryshme

Joshja, cfare fshihet pas saj?

Submitted by on September 16, 2008 – 6:18 pmNo Comment




Terheqja per te tjeret, apo narcizismi per veten

Terheqja. Vete kjo fjale eshte terheqese si nje magnet. E perse te mos jete? Terheqja eshte mrekullisht terheqese. Ajo mund te na krijoje lidhje aq te parezistueshme me qeniet e tjera njerezore sa te na duket vetja te magjepsur deri ne cmenduri, mund te na beje qe gjithcka qe nuk ka te beje me personin e dashur te na shfaqet e parendesishme, e lodhshme, boshe. Larg objektit te deshires, jemi te pavemendshem, na humbet oreksi, nuk veme gjume ne sy. Kjo situate zgjat deri ne takimin e ardhshem, te cilin e presim me pergjerim deri ne konsumimin e plote te ndjenjave, me euforizem e lumturi femije.

Keshtu ndodh qe dy te panjohur te shnderrohen ne gjysmat e nje te tere, kur jane ne prani te njeri-tjetrit. Valle kush prej nesh do ta refuzonte nje luks te tille, nje siguri e bashkim te tille? Kush nuk do te donte te ishte kaq me fat? Vete ideja se diku, neper bote, ekziston nje person qe eshte gjysma jone e vertete, a nuk eshte valle nje motiv i mire per te shpresuar dhe kerkuar pareshtur magjine e dashurise dhe pasionit? Terheqja ndaj nje personi te caktuar mund ta perfshije aq teresisht nje individ, saqe nje pjese te mire te historise Perendimore, ajo eshte konsideruar e rrezikshme dhe destabilizuese dhe si pasoje, jo e denje per t‘u celebruar sikunder e meriton. Greket e konsideronin terheqjen seksuale nje arme te vertete, nje kame qe mund te te ngulej ne trup dhe te te sundonte dalengadale vete shpirtin. Ajo, sipas tyre, shkaktonte kaos si te njerezit, ashtu edhe te vete zotat. Per Danten dhe Petrarken, dashuria ishte nje lloj torture hyjnore. Djemte e rinj dalldiseshin e beheshin te marre pas shembelltyrave te paarritshme femerore dhe treteshin si qirinj me vite nga deshira per vajzat qe nuk u jepeshin. Letersia eshte marre dhe merret pafundesisht me dashurine. Histori e dashuri te tilla si ajo e Romeo dhe Zhuljetes, Ana Karenines, Madame Bovarise, te thone dhe paralajmerojne per rreziqet qe te sjell deshira dhe pasioni. Edhe ne Tristanin dhe Izoten e Vagnerit, dashuria e ndaluar sjell shkaterrim dhe vdekje. Megjithate ne kete veper, ndryshe nga te tjerat, Vagner percon idene se eshte e gabuar qe te luftosh apo t‘i dryhesh pasionit erotik ndaj dikujt. Ideja e tij u pasua nga shume te tjera te ngjashme dhe sot pjesa me e madhe e njerezve jane te mendimit se nje pasion i vertete dhe i rendesishem nuk eshte dhe nuk duhet te jete shkak per fatkeqesi, por duhet te kultivohet dhe shprehet. Vizioni i Vagnerit mund te argumentohet si i pari qe ndihmoi ndryshimin e kendveshtrimit ndaj pasionit, ndaj terheqjes, ndaj deshires dhe dashurise qe u harrua e u fsheh ne traditen mijevjecare judeo-kristiane. Pasioni seksual nuk u konsiderua kurre, gjate kesaj periudhe, si mundesi per lindjen e dashurise se vertete dhe per me teper per krijimin e nje lidhjeje te paster familjare, nga e cila do te vinin ne jete edhe femije. Pasioni erotik nuk ishte i denje per gjera te tille. Por nga gjysma e dyte e shekullit te kaluar, kultura e frenimit dhe paragjykimit u shperbe dhe u zevendesua me idene se vete-frenimi eshte mohim i vetvetes. Sot, ne pergjithesi, kultura jone eshte ne dashuri me idene e dashurise, por disi e corientuar per sa i perket romantikes dhe jo shume e percaktuar per te perkufizuar se cfare eshte terheqja, joshja apo dashuria. Puberteti dhe femijeria jane te mbushura me modele qe duhen ndjekur me artiste, futbolliste, kengetare rroku dhe ndjenja ndaj tyre konsiderohet si pasion. Njerezit nuk i marrin shume parasysh dhe nuk para i pelqejne perifrazimet e shkencetareve se terheqja ka te beje vetem me feromonet, me raportet mes pjeseve te ndryshme te trupit apo me njohjen instiktive te ndryshueshmerise gjenetike. Te qenit bashke me dike per nje kohe te gjate eshte nje ndermarrje e veshtire, ne te cilen duhet te fusesh sasi te pashtershme altruizimi dhe dedikimi ndaj tjetrit, si dhe kuptim e tolerim ndaj nevojave te tij. Kur jemi te rinj nuk e shohim keshtu situaten, jemi me romantike dhe mendojme se dashuria i arrin te gjitha dhe nuk i besojme prinderit, kur ndaj nje togfjaleshi te tille tundin koken me mosbesim. Kur dy persona, qe ne takimin e tyre te pare arrijne qe te shohin te njeri-tjetri gjera te perbashketa, mund te konsiderohet si fat i madh. Te biesh ne dashuri qe ne veshtrimin e pare eshte mrekulli. Gjeja interesante ne lidhje me dashurine me veshtrim te pare eshte se ajo eshte retrospektive. Mund te qelloje qe nje veshtrim i pare te jete terheqes, por do te harrohej brenda pak minutash nese nuk do te shoqerohej edhe nga nje buzeqeshje e embel, nga ndonje shaka me kripe, apo ndonje dialog qe rrjedh vetiu e ia shton kenaqesine veshtrimit. Vetem ne nje rast te tille, veshtrimi i pare do te mbahej mend. Por edhe nese takimi nuk te con askund, sepse te dy palet jane te angazhuar me partnere te tjere, momenti i kaluar se bashku, veshtrimi dhe deshira per t‘u prekur si dhe enderrimi i shkurter, se si do te kishte qene ekzistenca se bashku, mjaftojne per t‘u futur ne kategorine e takimeve qe ndoshta do te na shoqerojne gjate gjithe jetes. Nese nga takimi lindin marredhenie te tjera, fillimisht ajo seksuale e me pas ajo e kujdesit dhe besnikerise apo edhe krijimi i nje familjeje te madhe e te lumtur, edhe ne ate rast dashuria me shikim te pare eshte e suksesshme. Shkenca shoqerore ka nxjerre nga eksperimentet e saj nje histori dashurie alternative. Sipas saj, humanet, si edhe kafshet e tjera, tentojne here pas here qe te lidhen me te ngjashmit e tyre. Ne periudha te tilla, cdo takim me dike qe ploteson pak a shume kushtet per te qene nje kandidat eshte nje mundesi e mire. Njerezit, pa qene shume te ndergjegjshem per nje fakt te tille, tentojne qe te gjejne partnere potenciale, apo qofte edhe vetem thjesht shoke, gjate gjithe kohes. Sipas disa studimeve, njerezit bejne vleresime komplekse ne lidhje me te tjeret, bazuar te mosha, paraqitja fizike, veshja, sjellja, konteksti shoqeror, brenda disa sekondash pas takimit me dike te ri. Nje konsiderate e pare ka dy karakteristika: mund te jete e pameshirshme dhe veshtire e ndryshueshme. Kur e kemi fiksuar nje objektiv, ateheree perpiqemi qe te zgjojme interesin e tjetrit duke tentuar qe ai te jete i dyanshem. Pavaresisht gjithe miticitetit dhe misterit te romances, njerezit tentojne qe te terhiqen nga njerez qe sipas tyre do t‘i pershtateshin ne teresi. Syte qe na magjepsin me shume jane ata qe na shohin. Ne nje fare menyre, ciftet tentojne te jene homogjene, pra te lidhen me persona te te njejtit nivel terheqjeje, inteligjence, bekgraundi, apo fuqie ekonomike. Kur njerezit dalin jashte konvencionales ndodh qe te tjeret t‘i shohin me mosbesim per zgjedhjet e bera dhe ua vene ne pikepyetje motivet e verteta te zgjedhjes. Nje grua e re e bukur, per shembull, mund te vendose qe te mos kerkoje te ciftezohet me nje djale te ri e terheqes te se njejtes sere me te, por te vendose qe bukurine e saj te shfrytezoje per t‘u lidhur me nje burre ne moshe shume me te madhe, por qe te jete i pasur. Sigurisht qe behen zgjedhje te tilla, por ato nuk jane natyrore. Sigurisht qe mrekullohemi kur degjojme, per shembull, qe nje grua pasanike martohet me nje djale te varfer por te mencur dhe te dy se bashku perbejne nje cift te suksesshem qe jetojne te lumtur, edhe shume kohe pas marteses. Por zakonisht ne nuk i aprovojme lidhjet qe thyejne rregullat e pashkruara te ciftezimit dhe perdorin avantazhet e paraqitjes, apo seksualitetit te tyre per te arritur parate e pushtetin. Le te shohim tani tjeter aspekt. A eshte e mundur valle qe ato goditjet e rrufese, ato godinat e larta te ndertuara ne shkembinjte e dashurise perfekte realizohen vetem kur nje person identifikon, apo kujton se identifikon te tjetri asgje me pak a me shume se nje reflektim te vetvetes? A eshte e mundur valle qe terheqja e magjishme, pavaresisht nese zgjat, apo nderpritet shpesh, t‘i kete ne fakt rrenjet e ngulura thelle ne narcizizem? Thuhet se se bashku me dridhjen e gjunjeve, me fluturat ne kraharor, me marrjen e fymes, apo me deshiren per te degjuar kenge dashurie ne kemi edhe nje nxitje dhe plotesim te egos sone. Pjese e gezimit te ekzistences se personit tjeter ne jeten to
ne intime eshte pazgjidhshmerisht e lidhur me faktin se ata na bejne ne radhe te pare te ndihemi mire me veten. Sipas pjeses me te madhe te shkencetareve, partneri yt nuk eshte i persosur per ty sepse ju te dy meritoni nje shoqeri kaq te mrekullueshme, por sepse keni aroma qe zgjojne dhe eksitojne hormonet tuaja. Sipas Frojdit, aftesia per te formuar lidhje te mira me seksin e kundert varet shume nga rritja e mire dhe nga prinderit, nderkohe qe anasjelltas lidhjet e shkurtra vijne si pasoje e marredhenieve te deshtuara qe vajzat kane pasur me baballaret e tyre dhe djemte me nenat. Ai ka sugjeruar edhe se pavaresisht se nje shkalle narcizizmi eshte e pranishme te te gjithe njerezit, eshte shume e rendesishme qe t‘i japesh dashuri pa kushte tjetrit, pasi perndryshe narcizimi do te rritet e marre permasa te pakontrollueshme, derisa te behet shkaterrimtar. Jungu shkoi edhe me tutje duke sugjeruar se ajo qe duket si “dashuri ne veshtrim te pare” s‘ishte gje tjeter vecse nje projektim. Njerezit shohin animusin e tyre mashkullor apo femeror te nje person i seksit te kundert dhe terhiqen nga njeri-tjetri ne menyre te pavetedijshme, pasi jane forcat brenda tyre ato qe veprojne pa dijenine e ndergjegjes. Per Jungun ishte e rendesishme qe te kuptohej aspekti i psikikes njerezore, ne menyre qe njerezit te mos projektonin me por te mesonin te lidheshin me animusin e tjetrit. Vetem keshtu mund te zgjidhet dhe te krijohen marredheniet e pjekura. Paaftesia per te individualizuar ishte per Jungun arsyeja se perse njerezit e gjejne veten ne kurthin e te njejtave romancave, duke zgjedhur gjithmone te njejtet lloj partneresh abuzues apo te papershtatshem, qe i cojne lidhjet drejt obsesioneve, depresioneve dhe loteve. Megjithate, nje analize e tille nuk eshte gjithmone e mirepritur dhe sipas disa te tjereve njeriu duhet te punoje me veten dhe te studioje arketipin e tij seksual. Nje psikiater anglez, jo i permasave te Frojdit, apo Jungut, tha dikur se nese njerezit do te dinin te shkeputeshin nga obsesionet e ndergjegjshme, apo te pandergjegjshme, qe i kane rrenjet ne femijerine e larget, atehere dhoma e tij e konsultave do te ishte gjithnje bosh.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.