2009 Horoscope
Dashi
Vjen nga nje vit jo shume brilant, ne te cilin mania jote per t‘u dukur eshte frenuar shpesh, e bllokuar nga transiti i dyshimte i Jupiterit. Edhe Dashi me fatlum eshte gjendur perpara shqetesimeve te tipit ekonomik, si dhe ndonje merzi ne fushen profesionale. Nese lumturia eshte objektivi kryesor i vitit, 2009-a do te dhuroje ate qe gjithmone ke enderruar, ose pothuajse, endrrat dhe shpresat do te realizohen njesoj sikur te kishe ne dore nje shkop magjik. Shume planete jane ne anen tende.
Ne radhe te pare, Jupiteri i mrekullueshem do te mbeshtese pjesen e njembedhjete te diellit. Miqesite, raportet me te tjeret dhe e gjithe bota do te jene nje burim i madh rritjeje dhe force. Nese deshiron te shumosh avantazhet, duhet te njohesh sa me shume njerez dhe te shperthesh ne horizonte te reja per te zgjeruar rrezen tende te aksionit drejt vendeve te largeta. Kurre dhe per asnje arsye nuk duhet te ndalosh. Mos u ndalo nga pritat e sferes afektive, jeta eshte e jotja: shijoje. Aferdita, planeti i dashurise dhe kreativitetit, ne te gjitha format do te mbeshtese shenjen tende, duke u nisur nga shkurti deri me 5 qershor. Kjo do te jete nje periudhe kur do te besh nje udhetim fantastik ne universin e dashurise. Objektivi i vitit: rritja e suksesit, duke synuar ne ndihmen e miqve te fuqishem, si dhe te harrohesh ne krenarine tende.
Demi
Pas disa vitesh te veshtira nga aspekti emocional ne te cilen te eshte dashur te modifikosh disa ngjarje te pakendshme, viti 2008 per demin ka qene viti i fitoreve te medha. Hyn ne vitin 2009 ne nje forme te mire, perveç rasteve te rralla per te lindurit ne dhjetediteshin e dyte. Nisja e mbare do te manifestohet ne aspektin ekonomik si sigurime, apo nje llogari bankare me solid.
I gjithe ky bagazh do te sherbeje per te mbajtur qendrueshem pozicionet e tua gjate muajve te ardhshem. Ne menyre sintetike, 2009-ta do te jete nje vit pune i forte, por qe nuk do te shkoje kot. Do te sherbeje per te bere ate kercim cilesor qe nuk ke pasur kurajen ta besh deri tani. Planeti mbeshtetes do te vazhdoje te jete Saturni, ne veçanti per te lindurit nga data 6 deri ne 20 maj. I mençuri i zodiakut do te vazhdoje ta perqendroje vemendjen te kreativiteti. Ështe periudha ideale per te vene ne qender te vemendjes talentet e tua artistike, por edhe per te kuptuar me mire ate qe deshiron te besh ne jete. Puna dhe ndjenjat do te kene nevoje per nje pike referimi. Urani i paparashikueshem ofron mundesi te mira per te kryer ndryshime harmonike ne jeten e demave te lindur gjate fazes se fundit kohore te kesaj shenje. Objektivi i vitit: te pranosh pa frike e kushtezime pergjegjesi te reja.
Binjaket
Pjesa me e madhe e te lindurve ne shenjen e binjakeve vijne prej nje periudhe impenjative, te renduar e teper kufizuese per nje shenje fleksibel qe i pelqejne kontaktet me te tjeret. Te lindurit ne 15 ditet e para te kesaj shenje jane gjendur te bllokuar nga detyra e impenjime, nga shpenzime te paparashikuara, nga ndryshime ne vendet e punes apo te partnereve. Gjate vitit te ardhshem te gjithe do te ndihen shume me mire. Ne fakt, 2009 paralajmerohet si vit mjaft i mbare, me ringjallje e zgjerim te gjithanshem. Dhe ne rast se i ke kaluar pengesat, ne vend qe t‘i kesh anashkaluar, do te gjendesh i çliruar, do te ndihesh i lire, i rilindur e do mund te nisesh ngjitjen finale drejt sipermarrjes mbi te cilen po punon prej kohesh. Te lindurit mes datave 13,14,15,16,17 nen goditjet tinezare te Uranit do bejne mire t‘i shmangin kthesat e forta dhe vendimet e marra befas, sidomos kur behet fjale per çeshtje kaq te rendesishme sa ç‘jane shtepia apo vendi i punes.
Objektivi i vitit: rilindja, arritja e synimeve ekzistenciale te niveleve me te larta, duke qene i perqendruar tek ajo qe do e deshiron me shume per te mos shpenzuar energji te teperta e pa e lene veten te biesh ne kurthin e shantazheve lidhur me ndjenjat.
Gaforrja
Ne vitin qe sapo kaloi nuk do kene munguar mundimet e veshtiresite per te lindurit ne shenjen e gaforres. Jupiteri kundershtues sigurisht qe nuk te ka dhuruar situata entuziazmuese, ndoshta jo katastrofike, por sigurisht qe ndonje ngjarje te pakendshme do ta kesh ndeshur rruges. Nese ke qene furnizuar me masa mbrojtese nga Saturni e Urani duhet te dish qe edhe kete vit qe te dy do te vazhdojne te te mbeshtesin. Yjet te shohin ta rimarresh veten ne mase te konsiderueshme, ndoshta te duhet te rinisesh e mbase disa çeshtje jane ende per t‘u formezuar, por me e keqja ka kaluar. Do te gezosh mbeshtetjen e energjive pozitive te ardhura nga yjet, te cilat kete vit do te dine te te mbushin me vendosmerine per t‘i shkuar ne fund synimeve te tua personale.
Per ta jetuar qetesisht Vitin e Ri duhet me shume se kurre te gjesh dhe te mbash nje ekuiliber te qendrueshem brenda vetes, pasi do te mjaftonte nje shkendije e vogel per te te shtyre ne krize. Do jesh para nevojes per shume garanci, per pika referimi, per dike tek i cili te mund te hapesh sinqerisht dhe pa frike.
Objektivi i vitit: te mesosh nga gabimet dhe pervojat e veshtira e vitit te meparshem dhe te punosh me vetveten per te pasuruar boten shpirterore.
Luani
Vjen prej nje viti qe nuk te ka ofruar as gezime te medha e as deshperime te medha: nje 2008 e qete me ndonje perjashtim te vogel. Ne vitin 2009 Jupiteri do hyje brenda Ujorit dhe do jete mire mos ta ngarkosh menjehere egon personale me shume qellime ambicioze, pasi mund te te shkaktohet nje ndjesi se nuk po merr shperblimin e duhur. Motoja e vitit te ardhshem mund te jete: lum ai qe kenaqet me ate qe i ofrohet. Raportet bashkeshortore dhe ato me bashkepunetoret e afert do te kene nevoje per rishikim, ekziston edhe mundesia e ndarjeve, largimeve, ndoshta per shkak te transferimeve per motive pune. E rendesishme eshte te mos lejosh te terhiqesh nga situatat e mbushura me pengesa qe ne te vertete mund te te shkaktojne edhe pakenaqesi. Ne rast se do te mbetesh optimist duhet te analizosh me se miri ate qe po te ndodh. Do te zbulosh se gjerat nuk jane aq keq sa ç‘mund te te duken ne nje moment te pare.
Shpirti luftarak i Marsit do te te transformoje ne nje luftetar energjik te afte te kaloje çdo lloj pengese. Nga gjysma e tetorit ne jeten tende do te nise nje faze e gjate tranzicioni qe do te marre fund ne qershorin e vitit 2010: energjia nuk do te pakesohet dhe do te jesh ne progres te panderprere.
Objektivi i vitit: te mos lejosh te ngadalesosh hapin prej pengesave qe te ve perpara Jupiteri dhe te ndash gjithçka me ata qe te rrethojne.
Virgjeresha
Pas disa vitesh jo te lehte gjate 2008-es verejte avantazhe te konsiderueshme. Shume te lindur nen shenjen e virgjereshes do te kene mesuar te mendojne pozitivisht, t‘u gjejne zgjidhje problemeve qe kane te bejne me lidhje te dikurshme apo situatave te pakendshme ne pune. Nese je mes atyre qe kane ditur t‘u pershtaten ndryshimeve te nevojshme per te permiresuar vetveten, gjate vitit 2009 nuk do te te duhet te besh tjeter veç ta vazhdosh edhe me tej ate proces rritjeje personale, pjekjeje, gjetjes se stilit me pak perzgjedhes e kritik te te jetuarit.
Nuk do te mungoje sensi i pergjegjesise e kjo do te lejoje t‘u shkosh ne fund planeve te tua. I vetmi aspekt negativ (perveç atyre periudhave te shkurtra te ndikuara nga planetet e shpejte) do te jete ai i percaktuar nga kundershtite e Uranit. Ky planet i paparashikueshem mund te shkaktoje nje deshire te papermbajtshme per çlirim brenda teje, por gjeja me e mençur do te ishte kujdesi, nuk duhet te reagosh menjehere ndaj provokimeve te tij me levizje te vrullshme. Muajt e fundit te vitit te ardhem do te jene me te miret kur vjen fjala per te ndermarre vendime te rendesishme ne jeten dhe karrieren tende.
Objektivi i vitit: te shqetesohesh me pak ne gjykimin e te tjereve dhe te mos lesh te shpetojne rastet e mira per sukses ne fushat praktike e sportive.
Peshorja
Pas nje 2008-te te trazuar e te mbushur me ngjarje te pakendshme ja tek vjen 2009-a, viti i ringritjes. Astrologjikisht behet fjale per nje vit shume te mire, me kreativitet, dashuri, seks, femije, ku defrimi do jete ne plan te pare. Do te te duhet ende te sistemosh disa çeshtje te lena pezull, por pas kesaj mund ta shijosh suksesin tend sa te duash. Me pak fjale, duket se ka mberritur çast yt: jetoje me madheshti dhe mos lejo askend te ta ule moralin.
Jupiteri do te jete pro teje per te 12 muajt dhe premton ate kthese qe e kerkoje me aq ngulm. Gjendja shpirterore, truri e mendja nuk do te frenohen me nga ajo egoja e erret e tinezare, dhe me ne fund do kesh mundesine te shprehesh pjesen tende me aktive.
Edhe Neptuni do te jete i favorshem ndaj teje. Venusi, planeti yt udheheqes do te jete per nje faze te gjate disi kundershtues (gjate veres) dhe keto do te shohesh edhe ndonje perplasje me ata qe te ndodhen prane. Mund te kete edhe tensione, pengesa te bartura nga e shkuara qe ndofta do te te pengojne disi ta jetosh dashurine tende ne menyre te shpenguar. Por ne vjeshte do te zgjidhet diçka si per mrekulli e gjerat do te marrin per mbare.
Akrepi
Per shume njerez qe kane lindur nen shenjen e akrepit ky vit ka shenuar nje etape te rendesishme te jetes se tyre. Ishin aq te shumte planetet ne favor te tyre sa ne nje menyre a ne nje tjeter do t‘ua kene lehtesuar gjerat me influencen e tyre pozitive. Behej fjale per ate rikompensim qe e prisje prej kohesh e qe mund te jete manifestuar ne formen e parave, dashurise, miqve, sukseseve profesionale.
Do hysh ne vitin 2009 i sigurt qe problemet e pengesat nuk do jene ne gjendje te ta cenojne ate qe ke arritur. Mund te kete mbetur ende ndonje gje per t‘u shpene ne fund, sidomos per ata qe kane lindur gjate diteve te fundit te shenjes, por ne vija te trasha do kesh mundesine te shijosh sa duhet te gjitha ato qe ke arritur.
Nderkaq, Jupiteri do jete me pak bujar me ty, por ndikimi i tij negativ nuk do jete aq i forte. Influenca e tij mund te te shtyje te nderrosh shtepi, te shkosh te jetosh ne nje qytet tjeter, ndoshta te shesesh e te blesh. Duhet te veprosh ne te gjitha rastet brenda caqeve te ligjit dhe te lexosh me vemendje çdo klauzole te kontratave qe do nenshkruash.
Objektivi i vitit: te mbash fort pozitat qe ke arritur, te mbash ne jete ate qe vlen vertet e te ndahesh nga njerezit pa vlera e nga realitetet subjektive.
Shigjetari
Viti qe sapo kaloi thuajse te ka shnderruar ne automat qe veç i perserit vetvetes pergjegjesite: pune, impenjime te pafundme, me shume energji e ndoshta edhe para te vena ne dispozicion te detyrimeve te shumta. Te gjitha keto rendje e impenjime duhet te te kene shkaktuar nje stres jo te vogel.
Por per shume prej te lindurve ne kete shenje, Viti i Ri do te thote largim prej gjithe ketyre situatave te lodhshme e kthim te interesi per lumturine vetjake. Nuk do te mungoje ndonje shperqendrim apo devijim nga objektivat e rendesishem, por dora e fatit do te te udheheqe drejt rezultateve te shkelqyera.
E megjithate, jo gjithe qielli do te jete teresisht pozitiv. Ne fakt, Saturni do te jete i ashper me te lindurit mes datave 8 dhe 21 dhjetor. Planeti racional do te te kerkoje te punosh shume, te heqesh dore nga teprimet e veprimet impulsive.
Te lindurit gjate diteve te fundit te shenjes do te perballen me shtysa te forta rebelimi, sidomos ne kuadrin familjar. Do te jete mire qe kjo gje te mbahet shume parasysh, qe do te thote te mendohesh mire para se te veprosh, pasi kthimi prapa do jete me i veshtire nga sa mund te mendosh.
Objektivi i vitit: eksperimentimi me me shume impulsivitet e me me shume shpirt perpara mundesive qe te shfaqen perpara.
Bricjapi
Nje qiell bujar si ai i vitit 2008 sigurisht qe do te kete lene nje kujtim te bukur per shume njerez te shenjes se Bricjapit, edhe pse me kete pesimizem te thelle do te lodhesh per ta pranuar. Do te kesh mesuar qe te jesh me pozitiv, me i pranueshem dhe tolerant kundrejt te tjereve dhe mbi te gjitha kundrejt vete jetes. Do te kete me shume mundesi per te sistemuar llogarine tende bankare, si dhe per te rregulluar çeshtje te vjetra financiare. Logjika jote natyrale do te jete nje thirrje kunder iluzioneve qe krijon Jupiteri ne disa periudha dhe do te beje qe te rriten shpenzimet tuaja.
Nese ke lindur me 22, 23, 24 dhe 25 tranzitimi i tij kete vit do te te interesoje drejtperdrejt dhe mund te sjelle ato ndryshime ekzistenciale per te cilat aspiron qe prej kohesh. Do te jete nje metamorfoze e gatshme qe te amplifikoje perspektiven tende pa te lene qe te burgosesh ne ate vizion te mallkuar fiks qe zakonisht ke mbi gjerat dhe jeten. I vetmi aspekt negativ do te prezantohet nga levizja e Veneres te dashi (nga 3 shkurti deri me 6 qershor). Kush perjeton dy histori dashurie (nje zyrtare dhe nje klandestine) do te gjendet shpesh ne krize dhe mes prillit dhe majit do te jete i detyruar qe te zgjedhe. Nga ana tjeter pjesetaret e familjes tende te origjines do te kerkojne shume nga energjite e tua.
Objektivi i vitit: Largo ndjenjen e fajit. Organizo punet ne menyre qe te perfitosh sa me shume kohe te lire.
Ujori
Çdo vit yjet i dedikojne favore te medha nje shenje ne menyre te veçante dhe ne 2009 i takon pikerisht ujorit nje gje e tille.
Do te harroni kohen e veshtire, sakrificat dhe provat veçanerisht ne fushen sentimentale qe kaluat gjate dyvjeçarit 2005-2007. Tanime permes nje maturie te veçante do te kesh rigjetur ekuilibrin, dhe nje deshire te kendshme per te rihyre ne loje. Planeti bujar do te dije qe te rrise potencialet e tua, terheqjen tende dhe t‘i hape vend entuziazmit. Do te perdoresh ne menyre te frytshme frymen krijuese, idete dhe projektet dhe rezultatet nuk do te zhgenjejne. Do te mund t‘i lejosh vetes gjithçka qe te eshte mohuar deri tani, sepse fati i mbare do te jete ne krahun tend. Por duhet te mesosh se Jupiteri eshte edhe nje maestro i madh i iluzionit dhe pikerisht per kete duhet te mbash parasysh keshillen qe t‘i mbash kembet ne toke. Kjo do te duhet gjithnje. Neptuni ne shenje qe prej vitesh do te influencoje kryesisht te lindurit nga 11 deri me 16 shkurt, duke i shtyre drejt ndryshimeve te medha nga nje impuls i brendshem. Do te jete i afte qe te te garantoje fitime te reja financiare, jo te marra nga nje prekje fati, por si pasoje e nje pune te kryer me impenjim.
Objektivi i vitit: Shfrytezo momentet e lumtura dhe fatin.
Peshqit
Me Saturnin kunder dhe Jupiterin ne favor, viti qe u mbyll do te pershkruhet nga situata me ulje dhe ngritje te herepashershme per shume te lindur te peshqve. Kjo varet shume nga data e lindjes personale dhe nga temperamenti baze, por e sigurt eshte qe ke kaluar shpesh nga apatia ne sulm, nga sinqeriteti ne trillim, nga realiteti ne misticizem. 29 tetori do te shenoje edhe renien e kundershtimeve ndaj teje. Nga kjo date e qe pas do te mund te mbledhesh shumat dhe te vazhdosh nje rrugetim te kendshem te jetes. Urani, i paparashikueshem dhe trondites, do te qendroje per vitin e fundit ne shenje dhe do te ndikoje kryesisht mbi te lindurit mes 14 dhe 18 marsit. Nese ke lindur ne keto dite mund te mbeshtetesh mbi nje rritje te madhe te cilesive intuitive, krijuese dhe psikike dhe mbi nje evolucion me te madh. Per fat te keq, perplasja me Saturnin, qe koincidon me periudhen e veres mund te te shpjere drejt nje tjetersimi te ekzistences e shkaktuar nga ngjarje te paparashikuara. Sektoret ne rrezik, jeta ne çift, martesa dhe shoqerite e biznesit. Objektivi i vitit: te behesh i ndergjegjshem per personalitetin tend plot gershetime, te kesh kujdes per trupin dhe shpirtin si te mira te çmuara dhe te pazevendesueshme, te dish te degjosh zerin e tyre dhe te respektosh nevojat e dukshme.
Postime te Ngjashme:
- Abortet, shifra alarmante në Fier: Çdo ditë ndërpriten dy shtatzëni
- Yves, ai që veshi gratë me pantallona
- Shenjat zodiakale dhe seksualiteti
- Arjoni, djali me i pelqyer nga vajzat
- Kanceri i Gjirit
Popularity: 2% [?]
