Abramovic i dhuron Henen të fejuares
Me pak i pasur, por gjithmone romantik, miliarderi rus Roman Abramovich i ka bere te fejuares se tij bukuroshe nje dhurate simbolike, me nje domethenie te madhe: nje copez Hene.
Ne kembim te dhurates, Abramovichi kerkon faljen e te dashures se tij per shtyrjen qe i beri dasmes se planifikuar. E gjithe kjo, ndodhi per shkak te probleme te shumta qe i dolen si pasoje e krizes finaciare, qe padyshim preku edhe miliarderin.
Sipas te perditshmes online Glomu.ru, Abramovichi i ka dhuruar Darias nje hapesire Hene, ne pjesen e dukshme te sateliteit, me koordinata shume te favorshme.
Ai e ka marre kete pjese Hene nga organizata nderkombetare ‘The Lunar embassy’, qe shet simbolikisht pjese te satelitit.
Pjesa e blere prej tij eshte nje pasuri e cmuar, pasi eshte e mundur qe te shihet shume paster me ndihmen e nje teleskopi te vogel.
Rreth 3 milione njerez kane blere pjese te Henes; mes tyre edhe ish presidenti amerikan Jimmy Carter dhe aktori Tom Cruise e John Travolta.
Idea e shitjes se “pjeseve te henes” vjen nga Dennis Hope, qe ne vitin 1980 duke shfrytezuar nje boshllek juridik regjistroi te drejten e pronesise mbi Henen e Marsin.
Postime te Ngjashme:
- 5 këshilla për fëmijë në formë
- Kunder Gripit te Derrit
- Arti i të jetuarit
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
- Stilistja shqiptare shkëlqen në Nju Jork
Popularity: 1% [?]
