Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Te ndryshme

Aborti – Ti nuk mund të jetosh!

Submitted by on October 26, 2008 – 10:45 amNo Comment




Ështe vetem 14 vjeçe, por sapo ka ndaluar nje femije te jetoje. Historia e dy adoleshenteve qe per pak sa nuk u bene prinder

Gjithçka e ka bere ne fshehtesi te plote. Nuk i ka thene askujt, as vete prinderve. Ështe nje ndjenje faji qe kerkon te mos e ndaje me askend. Sapo ka vrare nje krijese te pafajshme. Thote se ishte e detyruar. Kur e pyet se sa vjeç eshte, ul koken dhe syte i mbushen me lot. “Sapo i kam mbushur 14 vjeç”. Me fytyre te zverdhur, akull te ftohte, zbret shkallet per te lene pas ore te gjata makthi dhe pasigurie. Te vetmit qe dine sekretin, jane i dashuri, nje çunak diku te te gjashtembedhjetat dhe mikesha qe e ka shoqeruar deri aty. “Ata nuk do ta marrin vesh kurre”, – thote, ndersa mbush mushkerite me ajer, sikur te kete hequr nje peshe te rende nga supet e saj te njoma.

Mesdite! Ora 12:00 dhe e sheh nenen (minorene) teksa del nga dera e katit te trete ne spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Nena Mbretereshe” se bashku me nje bashkemoshatare, shoqe klase, te cilat sapo jane hedhur ne klasen e nente. Duket se, nga çasti ne çast, do te humbte ndjenjat e do shembej ne dyshemene ku mbante vazhdimisht shikimin. Vetem dy dite me pare e kishte marre vesh se priste nje femije dhe, qe nga ai moment, i ishte drejtuar atij qe rendom e quajme maternitet, ku kishte fiksuar nje takim ne oren 10 te paradites se djeshme. Asnjeri prej familjareve nuk dinte gje qe vajza e tyre priste nje foshnje, “nuk kane per te marre vesh asnjehere”, – pohon ajo me zerin duke ju dridhur. Kishte pamjen e nje femije qe, ndoshta momenti e kishte rritur para kohe.

Ishin bere me shume se dy ore qe ajo ishte aty ne ambientet e spitalit. E veshur me nje pale xhinse te gjera dhe ne doren e djathte kishte vendosur tri rripa te zinj njeri pas tjetrit, me nje veshtrim te ngrysur nga problemi qe po kalonte, por nuk mund ta ndryshonim mendimin qe ajo ishte nje vajze adoleshente rrebele. Per mjeken e sherbimit, aborti i saj nuk ishte nje rast probelmatik, pasi ajo ishte vetem 3-javeshe, por e mitura ishte shume e stresuar dhe vazhdimisht qante. Vajza, me origjne nga Fieri, kishte vetem dy vjet qe jetonte ne kryeqytet nuk kishte guxuar t’i thoshte asnje pjesetari te familjes per problemin qe kishte. Ndersa babai i femjes ishte vetem 2 vjet me i madhe sa ajo. Kur e mitura i kishte dhene lajmin e shtatezanise, as qe behej fjale qe ajo te mbante ate. “Asnjeri nga ne te dy nuk eshte gati per t’u bere prinder e per te rritur nje femije. Kur i thashe Erisit, ai reagoi menjehere dhe me urdheroi te shkoja ta hiqja kete femije. Une veprova ashtu si me tha ai, pasi edhe vete kisha te njejtin mendim”, – pohon 14-vjeçarja.

Dashuria mes dy te rinjeve ka lindur ne fund te vitit te kaluar shkollor, tashme ishin mbushur 6 muaj qe ata ishin bashke. E mitura rrefen se ata duheshin shume me njeri-tjetrin, por askush prej tyre nuk mund ta pertypte “berjen” prinder. “E di qe kjo mund te me mbetet peng gjithe jeten, por nuk kisha alterntive tjeter”. Ajo qe te bie ne sy, sipas bluzave te bardha, eshte se, rralle ndonjera prej tyre, vjen me te dashurin ose bashkeshoritn, pjesa me e madhe vijne ose me shoqen, ose me mamin.

Rastet

Ato jete qe ngjizen si fryt i dashurive, por jo vetem, i detyrojne qe te lene ne mes startin per te pare kete toke. Sipas statistikave qe vijne nga “Qendra e Shendetit te Gruas”, ne Tirane, maksimalisht dhjete gra ne dite abortojne ne kete qendra ne kryeqytet. Ka raste kur vijne edhe tre apo kater, por ka edhe dite kur kjo shifer arrin ne dhjete aborte ne dite. Kurba e ketyre statisikve sa vjen e rritet. Per sa i perket moshave qe paraqiten aty, jane nga me te ndryshmet. Kryesisht adoleshenca eshte mosha me e shpeshte qe e shikon ne korridoret e katit te trete te repartit te gjinekologjise. Po t’i hedhesh nje veshtrim regjistrit te ketij spitali, kjo eshte kategoria me e shpeshte qe te shfaqet perpara. Madje, ne kete qender, mesohet se, shumica e vajzave, regjistrohen me emer te rreme, pasi dhenia e identitetit te vertete, nuk eshte e detyrueshme. Por, sipas te njejtave burime, nuk mungojne as femrat mbi moshen 30 vjeç, te cilat, per arsye nga me te ndryshmet, nuk mund ta mbajne ate femije.

Shkaqet

Ne shkallen e renditjes, arsyeja e pare eshte ajo ekonomike. Kur nje familje ka dy femije dhe pret nje te trete, ne kushte te veshtira familjare, atehere zgjedhja e vetme eshte abortimi i asaj krijese. Rrezikun me te madh e kane vajzat e reja, te cilave me vone, u duhet te kene nje femije, pasi aborti mund t’i lere me pasoja ne kete moshe. Ndersa, per ato nena qe kane femije, nuk eshte problem, veç infeksioneve te ndryshme qe mund te shfaqen pas atij akti. Menyrat e nderprerjes se shtatzenise jane te ndryshme, mund te jene kirurgjikale, por edhe me ane te barnave. Gjithsesi aborti eshte gjithmone i “pa sukseshem”, nuk te shkakton asnje te mire shendetesore.

Ku duhet te kryehet aborti?

Aborti duhet te kryhet vetem ne institucione te specializuara, dhe ne kushte shume te mira ne pranine e profesionisteve shendetesore. Abortet jashte institucioneve te specializuara shendetesore, e rrisin shume rrezikun per semundje serioze dhe vdekje.

Problemet e abortit?

Nese nuk keni probleme gjate abortit, sipas te gjitha gjasave, nuk do te keni probleme ne te ardhmen dhe mund te keni femije. Sidoqofte, shanset jane me te medha qe ju te keni deshtim, apo lindje te parakohshme, ne krahasim me femrat qe nuk kane pasur abort.

Çfare rreziku ka nese deshton aborti?

Ekziston nje rrezik i vogel ne te gjitha metodat e abortit se, shtatezania mund te mos nderpritet. Para javes se 7-te, aborti me barna eshte me i suksesshem se sa ai kirurgjik. Ne pergjithesi, nje ne njemije femra qe kryejne abort kirurgjik, mund te vazhdoje te jete shtatzene, pra aborti nuk eshte i suksesshem.

Diana Canaj, mjeke obseter-gjinekologe, shpjegon rreziqet. Çdo dite ne Tirane kryhet me shume se nje abort

Mjekja: Rreziqet qe sjell aborti tek adoleshentet

Aborti vazhdon te mbetet nje nga plaget e shoqerise shqiptare. Sipas zyres se statistikave ne maternitetin “Koço Gliozheni” ne Tirane, per nentemujorin e pare te ketij viti, kane abortuar 499 femra. Kjo shifer, sipas specialisteve, eshte alarmante, megjithe sensibilizimin e vazhdueshem qe eshte bere nga zyra e planifikimit familjar. Paraqiten 118 raste abortimi te femrave, nga mosha 14 deri ne 24 vjeç. Per te shpjeguar se cilat jane rreziqet dhe komplikacionet qe sjell aborti, doktoreshe Diana Canaj, mjeke obseter-gjinekologe prane qendres se planifikimit familjar, tregon pasojat e kesaj nderhyrjeje.

Çfare komplikacionesh te sjell aborti ?

Kryerje e nje aborti te sjell, jo vetem nje, por disa komplikacione ne trupin e njeriut, duke filluar qe nga temperatura e larte, hemoragjia, infeksioni ne qafen e mitres, te gjitha keto mund te çojne deri ne sterilitet. Kemi patur nje sere rastesh kur nje femer ka abortuar dhe me pas nuk ka mundur te linde femije.

Cilat jane grupmoshat qe kerkojne me shume te abortojne?

Jane grupmosha te ndryshme, pothuajse te gjitha paraqiten, nuk mund te bejme nje ndarje, por nga statistikat, shohim se ato me te interesuarat, jane moshat nga 25 deri ne 34 vjeç, te cilat rezultojne te jene 246 persona, qe nga fillimi i vitit deri me sot. Ndersa shifra e pergjithshme, sipas statistikave zyrtare, jane kryer 499 aborte, vetem per nentemujorin e pare te ketij viti.

Deri ne ç’kohe mund te abortoje nje femer?

Pas 12 javesh shtatezani, nuk lejohet ne menyre kategorike abortimi. Ne kliniken tone, para se te behet aborti, jane te programuar nje sere seancash konsultimi me mjeket tane dhe reflektimi nga ana e pacienteve. Ku, nuk kane munguar rastet dhe qe, ata, ne momentet e fundit, kane ndryshuar mendje dhe e kane mbajtur femijen e tyre.

Cilat jane arsyet qe kane pacientet dhe qe i çojne me pas deri ne abortimin e nje krijese?

Probleme sociale, duke filluar qe nga gjendja ekomomike, problemet me partnerin, mosmarreveshjet mes tyre, shtatezani e padeshiruar etj. Por duhet theksuar se, ne krahasim me disa vite me pare, numri i abortimeve, eshte ulur, kjo pasi popullsia eshte sensibilizuar ne perdorimin e kontraceptiveve.

A eshte normale qe nje femer ne moshen 14 vjeç te abortoje?

Absolutisht qe jo. Ne moshen 14 vjeç, nje femer as nuk duhet te kete kontakte seksuale, jo me te abortoje. Heqja e nje femije ne kete moshe, mund ta lere me pasoja ate deri ne sterilitet. Rreziku me i madh i kesaj moshe eshte kanceri ne qafen e mitres.

Grupmoshat

14 deri ne 24 vjeçe jane 118 raste

25 deri ne 34 vjeçe jane 246 raste

35 deri ne 45 vjeçe jane 133 raste

Mbi 45 jane vetem 2 raste

Postime te Ngjashme:


Popularity: 5% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.