A mund të ndryshohet një burrë?
Rrumbulloni kendet, eliminoni defektet, pershtatni disa sjellje… ai mund te jete i perkryer. Mision i mundur? Po. Me kusht qe te ndiqni disa rregulla.
-Jeni koke e kembe te dashuruara. Por ndonjehere ai ju duket nje tip shume shtepiak. Ose, kur i flisni, nuk e ka shume mendjen. Si te thuash: shume keshtu dhe jo aq shume ashtu. Por do arrini ta ndryshoni, per kete jeni te sigurta. Kjo eshte normale: deshira per ta shtyre partnerin te permiresohet eshte tipike femerore. “Ky rol eshte rrenjosur ne ndergjegjen kolektive”, shpjegojne psikiatret. “Dhe ne nje plan me personal, shpesh, gruaja shfaqet si e afte te menaxhoje jeten ne çift dhe familjen”. Per te arritur kete objektiv, gruaja eshte e gatshme te behet cope e çike. “Nje burre i zhgenjyer nga gruaja e vet, “mendohet pak mbi kete gje” dhe me vone largohet nga ajo, duke kerkuar diku tjeter nje forme kompensimi”, bejne te ditur disa filozofe. “Grate, ne te kundert, i perballojne problemet dhe perpiqen t’i korrigjojne defektet qe e bejne me pak joshes burrin qe duan”. Ne fillim shkon çdo gje mire. “Te biesh ne dashuri do te thote te krijosh iluzione, thone psikiatret dhe terapistet e çifteve, nje iluzion i shendoshe ama, pa te cilin nuk do kishte as terheqje. Por shpesh, disa aspekte te vleresuara ne fillim perfundojne duke mos te te pelqyer me, kur jeta dhe rutina e bejne te zakonshem imazhin e tij, deri ne ate kohe, te mitizuar”.
Shembull: ambicia shihet si karrierizem, sensi i humorit kthehet ne nje bezdisje dhe dinamizmi ne pamundesine acaruese per ta pare te rrije i qete. Pra, ajo qe dikur te dukej interesante, sot te lodh.
Ështe e vertete qe te therrasesh ne gjyq nje ane te karakterit, do te thote te vesh ne rrezik konceptin e dashurise ideale, qe perfshin dhe pranimin e plote te njeriut qe do. Pra, te rrezikosh qe ai te te ktheje shpinen. Prandaj preferon te shpresosh se vete dashuria do t’i rregulloje gjerat, por butesisht. Nje shprese e vaket, qe rralle gjen mbeshtetje ne realitet. Deshirat e subkoshiences ngelen karte e djegur. Duhet kaluar ne fazen e veprimit.
Po kujdes: duhet reaguar atehere kur je e bindur se marredhenia juaj eshte solide, qe partneri eshte aq i mesuar me ty sa te pranoje kritikat.
Te dish t’i prezantosh kerkesat: Te flasesh mund te kthehet edhe ne nje manover shume te guximshme. “Burrat, ish-djem te mesuar t’u plotesohen te gjitha deshirat, e kane te veshtire te pranojne se po u vihet ne diskutim mendimi”, nenvizojne psikiatret. “Per t’u bere autonome, u eshte dashur te luftojne ndaj dashurise nderhyrese te nenes dhe ja ku jeni tani ju, vullneti tjeter femeror qe kerkon t’i mesoje nje kod te dhene sjelljeje, me te cilen atij i duhet te merret. Dhe eshte normale te marrin zjarr konflikte”. Sidomos po t’i merrni gjerat me inat. “Kerkesat per te ndryshuar nuk pranohen lehte. Forma qe zgjedh pastaj, mund te duket si fajesim, dhe pse nuk duam”, thone psikiatret. “Kush merr nje verejtje, mund te behet shume i ndjeshem perballe teknikave te njejta qe perdornin prinderit dhe te rigjendet ne pozicionin e nje femije”.
Sipas specialisteve ekziston nje menyre aterore fajesimi: “Ti nuk i ben detyrat qe merr persiper!”; nje memesore: “Po te me doje, nuk do silleshe keshtu…”; nje vellazerore: “Nuk ben asnje perpjekje per t’u kujdesur per shtepine dhe femijet. Nuk me ndihmon fare”. Per t’u mbrojtur, burri kundersulmon dhe nis nje beteje e vertete: hakmarrje te vogla, turinj te varur. Nje rreth vicioz. Plotesisht i mjaftueshem per te shkaterruar ditet.
Mos e konsidero nje çeshtje pushteti: Te bisedosh? Sipas psikiaterve, nuk eshte ky sheruesi i te gjitha te keqijave, sepse dialogu sjell nje perballje te partnereve, ne te cilen zemerata mund te ngjitet ne qiell. Nese duam qe tjetri te na degjoje dhe te na kuptoje, me mire te reflektojme me pare. “Ndonjehere ndonje email i shkruar me humor ose ndonje gjest zhdramatizues e sjell si duhet nje kerkese”, tregojne specialistet. Per shembull, nese ti je e lodhur nga rremuja qe ai ben ne tualet, mund te shkrepesh disa foto nga peshqiret dhe shampot e ngaterruara pasi ai del nga tualeti per disa dite me radhe, mund t’i montosh ne kompjuter e t’ia nisesh me email si nje film te frikshem vizatimor. Kjo do mirepritet e me siguri ndonje efekt do kete.
Po mire qe mund te perdorim keto taktika per t’i ndryshuar sjelljet, po nese do donim te vinim ne diskutim bindjet politike ose pikepamjen e tij per boten, per ne shume materialiste? “Gjeja me e rendesishme eshte vija ndarese”, saktesojne filozofet. “Kete ndryshim ti e do per veten tende apo per te perfituar çifti? Behet fjale per te ushtruar pushtet? Per ta rimodeluar partnerin sipas imazhit tend? Gjurmet e lena nga dashurite e meparshme te shperthejne xhelozine? Te gjitha arsye shume te gabuara qe te shtyjne ta manipulosh tjetrin ose te perçmosh ate qe eshte”.
Qe te pranoje perpjekjet tona, eshte e nevojshme qe dhe ai te gjeje nje perfitim per rritjen e tij ose per çiftin. Nje jehone qe delikatesa dhe embelsia mund ta sigurojne.
Po si t’i menaxhojme motivet tona kur ato jane “perverse”? “Ndryshimet qe deshirojme t’u bejme njerezve qe duam, ndonjehere fshehin mungesat qe kemi”, thone psikiatret. “Ne rast se shohim qe nje veprim i partnerit provokon nje mbyllje ose nje reagim te skajshem, duhet te shkojme ne rrenjet e kesaj, qe mund te jene ne femijerine tone ose ne pervojat e meparshme sentimentale. Kjo ndihmon te kuptosh pse disa sjellje te partnerit bejne te shperthejne kujtime te dhimbshme apo emocione te forta. Po ta shohim me sy mirekuptues veten kur kemi qene femije, do na bente te mos kerkonim nga partneri te vendoste rregull ne te shkuaren tone apo t’i benim te provonte ate qe kemi perjetuar. Ngadale pjesa e tepert e pengjeve tona do priret te zvogelohet dhe ne do jemi te gatshme te braktisim kritikat ose, perkundrazi, te pershtatim kritika konstruktive.
Ulerima: “Per ty nuk ekzistoj!” mund te zbutet duke thene: nuk me pelqen kur nuk me puth kur vij ne shtepi… apo kur nuk flasim gjate darkes”.
Mos u jep shume rendesi veprimeve: Siç na e bejne te ditur psikoterapeute dhe filozofe, perveç ankesave per mosndarjen e pergjegjesive shtepiake dhe te rritjes se femijeve, kerkesat me te zakonshme jane ne drejtim te dashurise dhe identitetit: “Nuk me thua sa me do; nuk e di sa vlej”. Kjo, siç thone specialistet, eshte e justifikuar. Shume burra, zakonisht, e quajne te mireqene dashurine e tyre e i vleresojne si pak mashkullore gjestet qe shfaqin afeksion, ndersa grate, nga ana e tyre, e mbivleresojne rendesine e simboleve. Sekreti qendron ne bindjen se ndryshimet mund te behen vullnetarisht. Do duhet nje proces i gjate, ne te cilin dy protagonistet do vendosin te angazhohen dhe te investojne energji. Pra, nese jeni te lodhura nga nje burre qe eshte pak i pranishem, mund te nisni t’i vini ne vend gjerat duke pyetur: “Çfare mund te bejme qe te shihemi me shpesh e me mire?”, ne vend qe te mjaftohemi duke thirrur: “Punon shume dhe kur je ne shtepi; je gjithmone i ngjitur para televizorit”. Do vini ne dukje ate qe mund te beni me mire dhe te sillni propozime konkrete. Secili mund t’u jape keshtu peshen e duhur gjesteve te vogla, te nenvleresuara me pare, duke marre dhe nje shtyse inkurajuese.
Leshime, kompromise, durim… Po te duam te dalim fitimtare, duhet te boshatisim fushen nga siguria klasike: “Une jam e perkryer; ai e ka gabim”. “Çifti bashkekohor, mbeshtetur ne reciprocitet dhe fluiditetin e roleve, shtyn mashkullin dhe femren te permiresohen vazhdimisht”, thone psikiatret.
Do ishte vertet mekat pra, te perfundohej nje lidhje, kur zgjidhjen e ka ne dore gjithsecili, madje… ne zemer.
Permbledhje:
Nese duam qe tjetri te na degjoje dhe te na kuptoje, me mire te reflektojme me pare
Çiftet e sotem, te mbeshtetur ne fluiditetin e roleve, permiresohen gjithmone

Postime te Ngjashme:
- Ç’fare mendojne Meshkujt
- Perse duhet te qeshim
- Ta largoj femijen nga kuzhina kur gatuaj?
- Marrëdhënia juaj, a është e suksesshme ?
- Je e sëmurë? Rri në shtëpi e mos bëj heroinen!
Popularity: 1% [?]
