Femra Shqiptare » bebe

Keni vendosur të keni një bebe?
Pas nje shtatzenie te planifikuar ashtu siç eshte e nevojshme vizita te gjinekologu eshte e domosdoshme te behet nje vizite edhe tek dentisti. Ne kete vizite eshte mire te behet kontrolli brenda gojes dhe radiografi per te parandaluar problemet gjate shtatzanise. Keshtu duhet shpetuar nga frika qe ne çdo çast mund te keni dhimbje dhembi, keshtu kaloni nje shtatzani te qete.

* Problemet qe mund te dalin ne lidhje me dhembet

Dhembet e pjekurise: keto mund te qendrojne per vite pa nxjerre problem. Nese keni nje dhemb pjekurie te cilit I eshte formuar nje xhep, eshte gjysme i hapur, ose eshte i mbushur siper me mbeturina ushqimore, para se te planifikoni shtatzanine duhet ta hiqni qe te shpetoni nga ky problem. Sepse mund te shkaktoje dhimbje te fuqishme dhe infeksion. Zgjidhja e ketij problemi eshte antibiotiku, rontgeni (grafia) dhe ne shumicen e rasteve heqja (shkulja).

Dhembet e prishur: Mes 3 ose 6 muajve mund te behen prishje te vogla. Po qe se keni edhe nje prishje fare te vogel te dhembit duhet ta vizitoni para shtatzanise.

Mishrat e dhembeve: Nese keni mishin e dhembit me dhimbje,te fryer apo me rrjedhje gjaku duhet patjeter qe ta vizitoni para shtatzanise sepse keto simptoma do te shtohen. Dhe nese keni nje problem te tille me dhembet pa i kontrolluar te gjithe mos planifikoni shtatzani. Sepse ne te kundert mund te perballeni me lindje te hershme apo me lindje te bebes nen peshe. Edhe nese nuk keni asnje problem duhet te beni nje pastrim dhe te merrni mesim mbi higjenen dhe perdorimin e furçes. Mos harroni te vizitoni dentistin njehere ne 3 muaj pasi keni ngelur shtatzene.

* Çfare problemesh dhe ndryshimesh ndodhin ne strukturen e dhembit dhe te gojes gjate shtatzanise

Grate jane te ndjeshme ndaj semundjeve te mishrave te dhembeve per arsye te levizjes se menjehershme te nivelit te estrogjenit dhe te progesteronit. Nese nuk behet pastrimi i mire i dhembeve nga mbetjet ushqimore mund te formohet gingivitis (infeksion i mishrave te dhembeve). Mishrat e dhembeve i keni te fryer dhe te skuqur , me gjakosje. Qe te mos ndodh kjo duhet nje larje e kujdesshme dhe nje perdorim i mundshem i fillit dentar. Gjate shtatzanise mund te formohen tumore te mishit te dhembeve. Keto nuk jane te demshme, dhe ne nje kohe te shkurter pas shtatzanise zhduken. Te vjellat e shpeshta gjate shtatzanise çojne ne acidizim te mishrave te dhembeve dhe mund te behet shkak per prishje. Nga ky problem mund te shpetohet me nje larje te mire dhe me nje kujdes te dhembeve. Por jo larja e dhembeve menjehere pas te vjellave ku acidi eshte ne maksimum. Me e mire eshte qe pas vjelljes te shperlajme gojen me H 2O dhe te presim 20-30 minuta dhe pastaj ti lajme me furçe. Nese nena shtatzane shqetesohet nga larja e shpeshte e dhembeve me furçe dhe ndien shqetesime ne stomak, larja e gojes vetem me uje madje luan rol te rendesishem ne largimin e acidit nga goja. Mes njerezve ka nje bindje qe bebja merr kalciumin e dhembeve te se emes. Por nese nena me ane te ushqimit merr kalcium te mjaftueshem nuk ka asnje prolem. Nese e ka te pamjaftueshme atehere fillimisht do ti plotesohet nevoja e bebes. Kalciumi qe nevojitet nuk sigurohet nga dhembet por nga kockat e gruas shtatzane. Nese gjate shtatzanise dhembet u prishen me shpejtesi nuk duhet te fajsoni femijet sepse kjo nuk ndodh si rezultat i marrjes se kalciumit por si rezultat i mos kujdesjes per gojen. Vetem lani dhembet pak me kujdes dhe vizitoni dentistin.

* A mund te ndahet shendeti I dhembit ne periudha gjate shtatezanise

3 mujori i pare (perioda e pare). Ështe periudha me delikate dhe me e shpejte e formimit te bebes, Ne kete periudhe, pa ngelur te detyruar, duhet te vizitojme grate shtatzena. Ne te njejten kohe kjo periudhe eshte periudha ku shfaqet me teper prishja e mishrave te dhembeve dhe shtimit te gjakosjeve. Ne kete periudhe eshte mire te behet nje pastrim i dhembeve nga gurezat dhe nje edukim ne lidhje me higjenen dhe larjen e dhembeve.

Periudha e 2-te (3-6 mujore). Eshte periudha ku mund te behet cdo gje pervec grafive apo heqje dhembi.

Nese keni nje problem dhe e lini pas dore ne kohen kur shtatzania ka perparuar, dhimbjet e mundshme mund te behen shkak per lindje te shpejte (te hershme). Nese para shtatzanise nuk keni vizituar dot dentistin patjeter bejeni kete ne 3-6 muajt e pare te shtatzanise.

* Çfare duhet te bejme ne rast infeksioni ose pishjes se dhembit gjate shtatzanise?

Vizitat ne lidhje me kete çeshtje behen lehtesisht gjate 3 dhe 6 muajsh. Nese shfaqet ndonje problem gjate periudhes 1-3 mujore dhe eshte e pamundur te pritet dhe disa muaj te tjere mund te nderhyhet. Ose perndryshe me aplikime te perkoheshme pritet deri ne periudhen e dyte. Nese gjate 6-9 mujorit te shtatzanise nuk ka dhimbje te forta, me zgjidhje te perkohshme behet e mundur shtyrja e nderhyrjes ne perfundim te shtatzanise.

Me e drejte eshe qe shtatezana ne çdo periudhe te shtatzanise te shkoje dhe te konsultohet me specialistin dhe sipas veshtiresise se rastit te merret vendimi. Nese gjendja shendetsore dhe shpirterore e shtatzanes eshte e mire atehere ajo kurdohere mund te heqe dhemb, mund te vizitohet dhe te beje mbushje. Sepse ne te kundert stresi qe mund te vije nga dhimbja mund te jete e rrezikshme per beben.

* Ruajtja e dhembeve nga prishja tek shtatzanat

Per shkak te ndryshimit hormonal misherat e dhembeve dhe dhembet behen me delikat prandaj ne kete periudhe duhet treguar me teper kujdes. Kur ngadalesohet rrjedhshmeria e peshtymes zvogelohet dhe larja e mishrave te dhembeve. Veçanerisht ne muajt e pare te shtatzanise te vjellat e bejne peshtymen me acidike keshtu qe tendenca per prishje te dhembeve dhe shperlarja me uje e dhembeve rritet ndjeshem. Larja e shpeshte e dhembeve dhe shperlarja me uje te bolshem te gojes mjafton per te ulur ndikimin e ketyre mbetjeve negative tek peshtyma.

Perdorimi i antibiotikeve gjate shtatzanise, a mundt te jete i demshem per dhembet e bebes?

Perdorimi i antibiotikeve ne periudhen e shtatzanise ne menyre te ndergjegjesuar mund te behet shkak per probleme me serioze se problemet e dhembeve. Nuk duhet te perdoren ilace pa keshillen e mjekut gjate shtatzanise. Veçanerisht 3 mujorshi i pare eshte shume delikat. Ka nje antibiotik qe behet shkak per prishjen e ngjyres dhe struktures se dhembeve, “Tetraciklina”. Keto antibiotike nuk duhen perdorur gjate shtatzanise duke bere perjashtim ndonje rast te veçante.

* Gjate shtatezanise a mund te bej grafi dhembi?

Nese duhet per diagnostifikim mund te behet maksimumi nje ose dy here. Grafia e perdorur tek dentisti e ka rrezen e dobet dhe bebeja eshte shume larg ndikimit te rrezeve. Por prape nuk duhet lene pas dore mbulimi i barkut me mbulese plumbi gjate ketij veprimi.

Per shendetin e dhembeve te bebes çfare duhet te bej gjate shtatzanise?

Ushqyerja e ekulibruar, shendeti dhe qendrimi larg perdorimit te ilaceve jane disa prej rekomandimeve. Çdo gje zhvillohet ne menyre te panderprere. Kalciumi, fosfori dhe minerale te tjera merren nga qarkullimi i gjakut te nenes dhe perdoren per zhvillimin e dhembeve te bebes dhe asgje tjeter veç ushqyerjes keq te nenes nuk ndikon ne kete zhvillim. Te gjithe e dime se fluori eshte i rendesishem ne zhvillimin e dhembeve por per dhembet e bebes ne barkun e nenes nuk ka ndonje ndikim fluorizimi nepermjet ilaceve. Pra nuk ka ndonje dobi ne marrjen ekstra te flourit.

* Ka ca gjera qe duhen shmangur gjate shtatzanise :

Rrini larg infeksioneve. Ne rast se do keni temperature nga nje virus apo infeksion, ekulibri delikat i kripes se fosforit apo te kalciumit ne gjak mund te prishet. Dhe kjo mund te prishe cilesine dhe sasine e struktures se dhembit qe po zhvillohet gjate asaj periudhe.

Edhe ne rast te rekomandimit nga ana e doktorit, brenda mundesive duhet te rrihet larg antibiotikeve me permbajtje tetraclikline. Tetraciklina njollos dhe prish ngjyren e dhembeve te qumeshtit dhe te perhershem. Tashme ky antibiotik nuk po perdoret me nga doktoret.

Ushqehuni mire: te ushqyerit mire ashtu siç eshte i rendesishem nga çdo aspekt edhe nga kendveshtrimi i shendetit te dhembeve eshte shume i rendesishem. Nje pike tjeter e rendesishme eshte edhe ndikimi qe mund te kene dhembet e femijes nga lindja e hershme. Shkak per kete eshte mos plotesimi mineral i pjeseve te dhembit qe ben qe dhembi te jete me pak i qendrushem. Dhembet e femijeve te lindur nga nje lindje e hershme kerkojne me teper vemendje. Femijet e lindur ne kohe jane me te qendrueshem ndaj ketij problemi.

* Vizita e pare tek dentisti

Kur bebeja juaj te jete 6 muajsh do te filloje ti duket dhembi i pare i qumeshtit. Ne çast kur shihni dhembin e pare te qumeshtit eshte mire te rezervoni nje takim me mjekun dentist. Nga kjo vizite do te mesoni shqetesimet qe mund te dalin me prapa ne lidhje me dhembet, mishrat e dhembeve dhe qiellzen e gojes. Po ne kete vizite do te informoheni per gjerat qe duhet te keni kujdes, si zhvillimi i nofullave dhe fytyres dhe problemeve me dhembet e qumshtit. Kete lloj vizite e quajme “vleresim i gojes, dhembeve te bebes se shendetshme”. Kontrolli tjeter do te behet kur femija te mberrije ne moshen 3-5 vjeç, ku do te behet vleresimi i pergjithshem i gojes dhe dhembeve. Ne kete vizite do te mesohet larja e dhembeve dhe ushqyerja. Duke u praktikuar fluor siperfaqesor do te rritet rezistenca e dhembeve. Por detyra e prinderve nuk mbaron vetem me dergimin e femijes tek mjeku stomatolog por duhet ta beje dentistin te pelqyer edhe tek femijet.

• Perpiquni qe para vizites se dentistit, femija ta kuptoje si aventure argetuese.

• Viziten te mjeku duhet ta beni ne nje çast kur femija eshte i çlodhur

• I tregoni ngjarje argetuese me dentist.

• Ne shtepi ne forme loje i kontrolloni gojen njeri tjetrit.

• Jepuni rendesi dhembeve dhe beni qe dhe femija juaj ta kuptoje kete.

Dhe te gjitha keto do te bejne te mundur qe femija te shkoje me deshire tek dentisti, te doje dhembet dhe te kujdeset per to.

Postime te Ngjashme:

Dhëmbët gjatë shtatzanisë

Dija parandalon rrezikun

Ju pëlqejnë fotot e bebeve? Disa sekrete…

Bukuria e thonjve

Tumori ne stomak edhe prej ushqimit te gabuar

Rrugëtimi i panjohur i të porsalindurit
Qe nga roli i ADN-se deri te ndikimi i prinderve te tyre

Brenda trupit te vogel te bebes “rendojne” miliona vite te evolucionit te njeriut, te cilat lejojne karakteristika te ndryshme te zhvillohen ne nje vije specifike. Gjithçka per te cilen ka nevoje nje femije pasi lind, eshte ambienti i pershtatshem dhe i ngrohe. Fale evolucionit te njeriut, nje bebe ka vemendjen e gjithe familjes: prinderit e ushqejne, e ledhatojne, e pastrojne dhe e mbajne ne nje vend te ngrohte. Edhe te rriturit me indiferente shnderrohen ne dashamires dhe mbrojtes kur marrin ne krahe ate krijese te vogel e te pambrojtur, i cili e veshtron me kureshtje ate qe e mban ne krahe. Per njerezit, sjellja ne jete e nje femije dhe te qenit prinder, eshte nje kenaqesi dhe nder shume i madh, qe per femijen zgjat per vite me radhe. Bebet jane me shume se kelyshe te thjeshte. Ato perfaqesojne rrugen tone te vetme per perjetesine, çojne perpara vijen tone gjenetike, duke siguruar mbijetesen e gjeneve te njeriut edhe pasi jeta jone te kete perfunduar. Per beben, dy vitet e para te jetes kane nje rendesi te veçante. Shume prej cilesive te mesuara ne kete faze delikate te rritjes do ta shoqerojne gjate gjithe ekzistences se tij. Nje bebeje qe i ofrohet nje ambient i pasur, i ndryshueshem e stimulues, bashke me kujdesin e dashurine e prinderve, ka me shume mundesi per te zhvilluar nje kuriozitet te shendetshem, nje krijimtari te jashtezakonshme dhe zgjuarsi aktive ne vitet e ardhshme. Koka e brishte e nje te sapolinduri eshte e “pajisur” me te gjitha ato per te cilat do te kete nevoje ne jete: eshte nje trashegimi qe i eshte perçuar gjenetikisht. Gjithçka qe prinderit duhet te bejne per te eshte qe t‘i ofrojne nje mundesi te pershtatshme ku mund ta perdore kete pasuri, duke e lejuar te shprehe plotesisht superfuqine e tij njerezore. Nje bebe ka nevoje per dashuri dhe perkujdesje te veçante.

Femijet shfaqin edhe ndryshime interesante te personalitetit, ku disa prej tyre jane te lindura e nuk varen nga faktoret e jashtem. Pothuajse te gjithe prinderit mund te deshmojne se secili femije ne familje ka zhvilluar nje personalitet krejt te ndryshem nga ai i vellezerve te tij. Njeri mund te jete i qete e pa fjale, tjetri i gjalle dhe i shoqerueshem, kurse nje tjeter i zellshem e me shume iniciative. Njeri mund te behet altruist, tjetri rebel, ndersa i treti intelektual. Edhe pse femijet jane rritur ne te njejtin ambient dhe edukuar njesoj, ata do ta shfaqin kete ndryshim ne menyre te dukshme.

Ndryshimet fizike dhe ato ne karakter vijne si pasoje e ADN-se veçante te çdo njeriu. Kjo eshte arsyeja qe i ben njerezit kaq te ndryshem. Karakteristikave te lindura te çdo femije u shtohen edhe faktoret e mjedisit ne te cilin rriten. Gjenetikisht, te gjithe femijet jane krijuar per t‘u rritur me te njejten shpejtesi, por, nje jete familjare e qete mund te ndikoje ne pershpejtimin e disa prej ketyre proceseve, ndersa ne nje ambient familjar ku mbizoteron dhuna, mund t‘i ngadalesoje ato. Nje femije ka me shume mundesi per t‘i zhvilluar aftesite e tij mendore nese rritet ne nje mjedis te pasur me stimuj, se sa ne nje ambient te mbyllur e monoton.

Çastet e para

Vendi tradicional ku lind nje femije eshte spitali, tek i cili duhet te sundoje aftesia dhe te vepruarit me shpejtesi, duke respektuar normat e higjienes. Mamia qe pret femijen duhet t‘i prese kordonin e kerthizes dhe te vizitoje te sapolindurin per te pare ndonje problem te mundshem. Me pas, i vogli peshohet dhe mbeshtillet me nje batanije per ta mbajtur ngrohte.

Per te gjithe te sapolindurit qe gezojne nje shendet te mire, nje atmosfere e qete sherben per te harruar tronditjen e lindjes. Ne baze te studimeve dhe vezhgimeve te fundit, eshte vene re se bebet mbahen ne nje ambient te qete e te ngrohte, pa shume drite, ato e harrojne tronditjen e lindjes. Drita e forte eshte e domosdoshme gjate lindjes, por pasi bebja ka ardhur ne jete dhe gjithçka eshte nen kontroll, ndriçimi i dobet i salles ndihmon qe syte e tij te pershtaten gradualisht me funksionin e tyre te ri. Duke qendruar mbi trupin e nenes, ne krahet e saj, bebja ndjen ate lloj ngrohtesie trupore qe e ka shoqeruar per nente muaj me radhe. Nje femije qe mbahet ne nje atmosfere te qete, nuk e ndjen “udhetimin” drejt jetes se re, por fatkeqesisht te bertiturat dhe situatat e panikut jane te pranishme menjehere. Nje çast i tille eshte banja e pare, mbajtja dhe veshja e tij. Minutat e vetme te qetesise jane kur qendron ne krahet e nenes. Ne kete menyre, dite pas dite lidhja e tyre behet edhe me e ngushte.

Zakonisht kur bebja fillon te ushqehet me qumesht gjiri, mbyll syte dhe perqendrohet te ndjesite e kendshme qe i jep thithja dhe shija e qumeshtit te nenes. Pas disa muajsh fillon t‘i mbaje syte vazhdimisht te hapur dhe ne kete faze vjen ndryshimi: shikimi i tij ndesh ate te nenes, duke forcuar edhe me shume lidhjen e dashurise mes te dyve. Nenat qe nuk mund t‘i ushqejne femijet e tyre me qumesht gjiri, iu vjen ne ndihme ai artificial si nje alternative e mire. Gjithsesi, per miliona vite eshte vertetuar se qumeshti i nenes i permbush te gjitha nevojat e bebes. Perveçse ndihmon ne rritjen e shendetshme te femijes, ai eshte edhe teper ushqyes. Kontakti i drejtperdrejte trupor dhe intimiteti me gjirin, ndihmojne ne forcimin e lidhjes nene-femije pergjithmone.

Zbulimi i jetes

Ne diten e lindjes, kelyshet e disa kafsheve arrijne te vrapojne disa metra larg, ndersa nje bebeje i duhet qe te prese disa muaj per t‘u pershtatur me jeten e re. Levizjet e tij zhvillohen shume ngadale. Mes muajit te peste dhe te tete, pjesa me e madhe e femijeve mesojne te ecin ngadale. Ky eshte hapi i pare drejt te levizurit vetem. Perveç kesaj, ka edhe menyra te tjera ecjeje: rrotullimi ose terheqja zvarre e trupit me duar, qe nuk e ndihmon te ece shpejt, nderkohe levizja “me kater kembe” mund te jete e shpejte dhe e lejon te eksploroje boten perreth.

Zhvillimi i zgjuarsise

Zgjuarsia eshte cilesuar si aftesia per te riperpunuar pervojat e kaluara ne menyre qe te zgjidhen problemet e reja. Prandaj nje bebe, pa eksperiencen e botes, nuk mund cilesohet si i zgjuar me gjithe kuptimin e fjales. Gjithsesi, eshte i vemendshem, i shkathet dhe i prirur per te mesuar: duke qene se ka 10 miliarde neurone ne tru, gezon aftesine per t‘u bere nje njeri i zgjuar me kalimin e viteve. Ne trurin e nje bebeje, çdonjeri prej 10 miliarde neuroneve eshte i lidhur me 2500 sinapse. Ne moshen 2- vjeçare, numri i sinapseve arrin ne 15000, me shume se sa i nje te rrituri. Me kalimin e viteve, shume lidhje humbasin: ato te perdorura me shpesh forcohen, ndersa ato te lena pas dore dobesohen deri sa zhduken. Edhe pse faktoret gjenetike kane nje rendesi te madhe, duket sikur nje ambient i pasur dhe i ndryshueshem gjate femijerise i siguron atij nje nivel zgjuarsie te larte per te ardhmen, duke i krijuar nje avantazh me shume krahasuar me nje ate te nje bashkemoshatari te rritur ne nje ambient me pak nxites. Sa me shume qe nje femije te provoje eksperienca gjuhesore, muzikore dhe vizive, pavaresisht ndikimeve shoqerore, stimujve mendore dhe aktiviteteve fizike, aq me te medha do te jete mundesite e tij per t‘u rritur e per t‘u bere nje individ i shkathet, inteligjent, i ndjeshem dhe mendjemprehte. Sa me shume jeta e tij e perditshme te jete e mbushur me pervoja nga me te ndryshmet, aq me te medha do te jene mundesite e tij per t‘u bere nje njeri krijues e plot fantazi. Kushdo, qofte prind apo jo, qe vezhgon me kujdes udhetimin e jashtezakonshem e nje bebeje qe rritet, nga embrioni deri sa behet dy vjeç, e ka te pamundur te mos ndieje mrekulline e rritjes se nje femije.Postime te Ngjashme:

Kujdes me mbipeshen te femijet!

Puthja e Adelajdes me Bjordin

Ta largoj femijen nga kuzhina kur gatuaj?

Goni: Adelajden e lashe vete i pari

Zbulohet lidhja e Polit me Mozën

Mami, tani unë pi vetë me filxhan..
Zhvillimi i femijeve nga muaji i 15 deri tek i 18-ti, tre muajt qe paraprijne ndryshimet e medha. Femija ecen dhe perkulet i sigurt ne vetvete

Ne pergjithesi, tek femijet deri ne muajin e 18, pra deri ne moshen nje vit e gjysme, verehen pak ndryshime te veçanta muaj pas muaji. Ata paraqesin pothuajse te njejtat elemente te zhvillimit psikomotor porse, gjithnje edhe me te plota e te qarta. Pikerisht per kete arsye keta muaj do te pershkruhen se bashku.

Te kuptuarit dhe te shqiptuarit e fjaleve gjate ketyre muajve shtohet ne numer, por edhe ne perdorimin e tyre. Keshtu, jo vetem qe perdor fjalet mama, baba, dada, mamam etj., me kuptimin e plote te tyre, por fillon te perdore e te lidhe dy fjale te ndryshme. P.sh. fare qartesisht kerkon te ushqehet kur thote “do mam” apo se do te dale shetitje kur thote “ik dada”. Tregon saktesisht pjeset e trupit te tij qe ia kerkon e po keshtu, i emerton ato edhe te dikush tjeter apo tek kukullat. Vazhdon te permiresohet pjesemarrja e tij ne marrjen dhe realizimin e dy apo tre porosive te thjeshta. Keshtu, nese i kerkohet qe te sjelle nje luge e realizon ate pa asnje medyshje pa e ngaterruar ate me thiken apo pirunin.

Zhvillimi i levizjeve te medha perfshin te gjitha veprimet qe kryente edhe ne muajt e trembedhjete e katermbedhjete, por gjithnje e me te sigurt. Keshtu godet topin me kembe ne drejtimin perpara gjithnje e me me shume force e siguri. Madje kete veprim mund ta beje edhe me te dy kembet. Ecen mjaft mire e me siguri perpara, por, edhe me kaq siguri praptas. Perkulet me siguri per te marre topin, te cilin pastaj e hedh me te dy duart perpara ose lart. Ngjitja dhe zbritja e shkalleve eshte bere tashme nje veprim i zakonshem i tij.

Zhvillimi i levizjeve fine permblidhet ne zhgaravitjen spontane qe ata bejne gjate ketyre muajve, nxjerrjen e stafidhes nga shishja. Madje, e nxjerr ate nga shishja dhe e tregon duke e rrotulluar neper gishtat e tij. Ështe ne gjendje te ndertoje kulle me dy deri tre kuba.

Zhvillimi vetjak shoqeror.Pi vete me filxhan duke vrojtuar me kujdes rreth e rrotull. Diku nga muaji i 18-te 25% e femijeve jane ne gjendje te hane te pavarur me luge. Nga mosha 16-17 muaj 5-8% e femijeve fillojne te perdorin edhe pirunin ne menyre te pavarur. Zhvesh vete rrobat e tij. Vazhdon te imitoje nenen, ne menyre me spektakolare, se kinse po ben punet e shtepise. P.sh. sikur fshin shtepine me fshese apo sikur po merr pluhurat nga mobiliet. Po ashtu behet me i sigurt ne ndihmen qe jep per kryerjen e puneve te thjeshta te shtepise.

Zhvillimi fizik, pesha dhe gjatesia e femijes, ne keto 4 muaj, nuk peson ndryshime shume te dukshme. Keshtu nje femije femer mund te peshoje mesatarisht nga 10.2 deri ne 10.8 kg, ndersa mund te jete e gjate nga 78 deri ne 81 cm. Nje femije mashkull, mesatarisht, mund te peshoje nga 11 kg. deri ne 11.4 kg, ndersa mund te jete i gjate nga 80 deri ne 83.5 cm.

Nga Dr. Shkelqim Koçiaj

www.shekulli.com.alPostime te Ngjashme:

Përgatisni lëkurën për mëngë të shkurtra…

Ne pritje te bebit

Një grim me provën e lotëve

Rritja dhe zhvillimi i fëmijës

Dimri vjen me taka të larta dhe bereta

Për një gjoks te “bukur”, bebet sakrifikohen për qumesht
Gjoks me forme te bukur dhe larg deformimeve. Ështe çeshtje estetike, qe nenat e reja sakrifikojne foshnjet e tyre per t’i mbajtur larg ushqyerjes me qumeshtin e gjirit. Ne fakt, ky eshte nder shkaqet kryesore qe foshnjet po ushqehen gjithnje e me pak me produktin me natyral dhe te dobishem per ta, por jo shkaku i vetem. Problematiken e nivelit te ulet te ushqyerjes ekskluzive me gji e ngre vete dikasteri i Shendetesise, duke theksuar se foshnjet kane shume mangesi dhe perdorimi i formules foshnjore teper i ulet. Ndersa drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu shpjegoi disa nga arsyet e ketij fenomeni dhe theksoi se prioritet i maternitetit qe drejton eshte nxitja e nenave qe te ushqejne femijet me qumeshtin e gjirit. Nderkohe, mjeket pediatre shpjegojne se deri ne çfare moshe eshte e keshillueshme qe foshnjet te ushqehen me gjirin e nenes se tyre dhe sa e rendesishme eshte kjo.

Ushqyerja

Duhet te ushqehen me qumeshtin e gjirit te nenes te pakten deri kur te mbushin 1 vit, por jo te gjitha bebet e kane kete shans, sepse ne vend te ketij produkti te pazevendesueshem, ushqehen me qumeshtin e pakontrolluar te lopes duke favorizuar

kequshqyerjen dhe anemine. Alarmin e jep dikasteri i Shendetesise, sipas te cilit, treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetem me qumesht gjiri, jo uje, jo lengje te tjera) ne muajin e katert eshte 40%. Por foshnjet nuk arrijne te marrin as formulat. Perdorimi i formules foshnjore e cila mbetet e ulet dhe eshte (15%) e femijeve 0-1 vjeç. “Kryesisht, kjo vjen per shkak te kostos se larte te tyre per buxhetin e familjeve shqiptare dhe tradites se ushqyerjes me qumesht lope”,- pohojne specialistet e Shendetesise.

Shkaqet

Mendojne se gjoksi i tyre nuk do te jete i bukur dhe do te pesoje demtime nese foshnja e tyre ushqehet gjate me qumesht, por ne fakt nuk eshte aspak keshtu. Keshtu mendon drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, e cila thekson se faktori estetik i shtyn disa nga nenat te mos ushqejne femijet me qumeshtin e gjirit. “Politika kryesore qe ndjekim me nenat qe paraqiten ne maternitet, eshte qe ato te ushqejne foshnjet e tyre me qumeshtin e gjirit. Ka disa faktore qe shume prej foshnjeve nuk ushqehen me kete produkt, por mendoj se edhe faktori estetik per te cilin nenat, sidomos ato ne moshe te re, luftojne ta mbajne gjoksin e tyre ne forme, ndikon shume”,- shpjegon Rubena Moisiu. Megjithate, ajo siguroi se kjo mani e nenave eshte e kote pasi gjoksi i tyre nuk peson asgje nese foshnja ushqehet me qumesht. Sipas saj, gjoksi eshte i ndertuar ne menyre te atille qe merr forma te zmadhuara dhe te zvogeluara, ne varesi te situates dhe ushqyerja e foshnjes nuk do te demtoje aspak estetiken e gjoksit. Nderkohe ajo shpjegon se faktore te tjere jane edhe problemet qe mund t’u lindin nenave, duke mos patur qumesht per femijet. Por kjo pasohet edhe me faktorin “kohe” qe kane nenat, pasi shume prej tyre punojne dhe nuk kane mundesi te ushqejne foshnjet. Megjithate Moisiu nuk perjashton edhe publicitetin e tepert qe i behet ndonjehere ushqimeve per foshnja, duke joshur nenat pas tyre.

Moisiu: Nuk kane pasoja vetem foshnjet, por edhe nenat

Qumeshti i gjirit eshte ushqimi ideal per foshnjat per gjashte muajt e pare te jetes, ndaj nuk duhet t’u mohohet, pasi kjo mund te shkaktoje pasoja tek ata. Keshtu u shpreh Rubena Moisiu, duke theksuar se ai kombinon tre themelet baze te nje ushqyerje te shendetshme qe jane ushqimi, shendeti dhe kujdesje. Sipas saj, qumeshti i gjirit i mbron femijet nga shume infeksione dhe i ben ata rezistente ndaj semundjeve. “Shume nena, perdorin qumeshtin e lopes per bebet e tyre dhe kjo mund te favorizoje kequshqyerjen dhe anemine”,- pohon Moisiu. Nderkohe ajo thekson se edhe nenat qe u nderpresin qumeshtin e gjirit foshnjave, kane pasoja. “Ështe vertetuar se nenat te cilat nuk ushqejne bebet me qumesht, jane te stimuluara ndaj kancerit te gjirit. Nenat duhet te jene koshiente per kete se pasojat nuk jane vetem mbi bebet, por edhe mbi ato”,- thekson Rubena Moisiu.

Mjekja pediatre, Vjollca Konica shpjegoi rendesine e ushqyerjes me qumesht gjiri. Deri ne 6 muajsh eshte e domosdoshme

Konica: Ja deri kur duhet te ushqehet foshnja me qumesht gjiri

Qumeshti i gjirit permban gjithe lendet ushqimore, antitrupat, hormonet dhe faktoret e rritjes qe i nevojiten nje foshnjeje per t’u rritur dhe zhvilluar, ndaj nuk duhet t’i mohohet bebeve ky ushqim i pazevendesueshem. Keshtu u shpreh mjekja pediatre, Vjollca Konica, duke shpjeguar se qumeshti i gjirit nuk duhet t’u ndahet bebeve, te pakten vitin e pare te lindjes. Ndersa si te domosdoshem ajo shikon kohezgjatjen e ushqyerjes me qumeshtin e nenes deri ne 6 muaj. Ne fakt, ky eshte edhe rekomandimi i OBSH-se, qe thote se ushqim ekskluziv me gji ne 6 muajt e pare dhe vazhdimin e ushqimit me gji, kombinuar me shtesa pertej vitit te pare. Pediatrja Konica pohon se ne favor te femijeve do te ishte ushqyerja me qumeshtin e nenes deri ne moshen 2 vjeç por sigurisht, kur kjo te jete e kombinuar me ushqime shtese. “Qumeshti i gjirit mbron foshnjat nga diarreja dhe infeksionet akute respiratore, otiti i mesem dhe dermatiti atopik, stimulon sistemin e tyre imunitar dhe pergjigjen ndaj vaksinimit dhe, sipas disa studimeve, ndihmon ne aftesite njohese dhe zhvillimin e sistemit nervor qendror”,- shpjegojne specialistet e Ministrise se Shendetesise, duke theksuar se vetem me qumesht gjiri mund te kemi femije te shendetshem.

MSH: Nenat dorezohen shpejt per ushqyerjen me gji

Mbrojtja dhe nxitja e te ushqyerit me gji eshte pjese perberese e strategjise se Ministrise se Shendetesise per uljen e semundshmerise dhe vdekshmerise foshnjore. Keshtu shprehen burime zyrtare te Ministrise se Shendetesise te cilet pohojne problematiken e nivelit teper te ulet te ushqyerjes ekskluzive me gji te foshnjave, si dhe arritjen e objektivave te zhvillimit te mijevjeçarit. Sipas tyre, ne fund te muajit te pare te jetes ky tregues eshte 47%, gje qe tregon se nenat shpejt dorezohen para veshtiresive te javeve te para te te ushqyerit me gji dhe fillojne t’u japin çajra qetesues ose lengje te tjera. “Ne muajt e dyte dhe te trete, vihet re nje renie e ketij treguesi, nga 47% ne 37.4%, pra me shume se gjysma e femijeve tashme i kane humbur perparesite e nje ushqyerjeje ekskluzive me gji”,- pohojne burime te dikasterit te Shendetesise.Postime te Ngjashme:

Mungesa e Vitaminës D

Çrregullimet e tretjes tek fëmijët e vegjël

Kujdes me mbipeshen te femijet!

Kanceri i Gjirit

Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave