Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Ushqimet e bukurisë

Submitted by on March 28, 2009 – 10:13 pm2 Comments




Qe te dukeni e bukur duhet patjeter te ushqeheni mire. Te hash mire ju mban ju dhe lekuren e fresket. Me poshte jane nje numer ushqimesh qe ju mbajne ne forme dhe qe quhen ushqimet e bukurise
Arrat
Jane ushqim i mire kunder plakjes. Kane perqindje te larte te vitamines E dhe ndihmojne qe lekura te jete e bute. Por mbani parasysh se duhet te hani pak pasi kane kalori
Proteinat
Per te pasur thonj te forte dhe kocken e forte duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pules, te fasulet, te peshku tuna.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitamine B i bejne floket tuaj te ndritshem. Te pasura me keto vitamina jane vezet, qumeshti, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Peshku
Te hash peshk si salmoni do te thote qe ju keni marre Omega 3, qe ndihmon ne hidratimin dhe ushqimin e lekures.
Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pules, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon ne pastrimin e lekures. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumeshti. Keto ushqime jo vetem qe zbardhin fytyren, por reduktojne edhe rrudhat.
Vitamina C
Kjo vitamine ndihmon ne reduktimin e rrudhave. Kivi si frute eshte me i miri per vitaminen C. Te tjerat jane portokalli, mangot, limoni, etj.
Vitamina E
Ështe e njohur si nje nga vitaminat qe shmang djegien e lekures nga dielli. Nese hani shume pjeshka do te keni vitaminen E ne trupin tuaj.
Vitamina C dhe hekuri
Keto dy vitamina se bashku ndihmojne qe te largohet rrethi i zi te syte.
Uji
Pini sa te mundni uje. Uji ndihmon ne largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon ne freskine e lekures.
Domatja
Domatet permbajne antioksidante, beta-karotin dhe vitamine C. Hajeni domaten sa me shume dhe ju do t’i merrni keta antioksidante. E mira eshte qe domatja te shoqerohet me pak vaj ulliri.
Molla
Per te pasur dhembe te mire, hani molle.
Pjepri i hidhet kunder diabetit
Substancat kimike te izoluara nga pjepri i hidhet kane potencial te forte per prodhimin e barnave te reja per mjekimin e diabetit.
Eksperimentet in vitro dhe studimet te minjte laboratorike kane treguar se substancat nga pjepri i hidhet, e kane zvogeluar sasine e glukozes ne gjak dhe e kane permiresuar metabolizmin e glukozes, ndersa disa komponente tjere te ketij lloji te pjeprit kane shfaqur efekt te ngjashem me insulinen.

Supozohet se pjepri i hidhet permban afer 70 perberes aktive biologjike, ndersa per terapi mjekesore ne menyre tradicionale perdoret ne Azi.
Çokollata ka ndikim pozitiv te shtatzenat
Shkencetaret nga Universiteti i Yale pohojne se konsumi i çokollates ne shtatzeni zvogelon mundesite per shfaqjen e komplikimeve serioze te preeklampsise (ngritja e shtypjes se gjakut te shtatzenat qe shoqerohet me pranine e proteinave ne urine).
Çokollata permban sasi te madhe te teobromines, e cila stimulon punen e zemres dhe keshtu leshon dhe zgjeron enet e gjakut, duke zvogeluar ne kete menyre mundesite e shfaqjes se preeklampsise.

Teobromina tanime shfrytezohet ne mjekimin e dhimbjeve ne kraharor, rritjen e shtypjes se gjakut dhe ne parandalimin e ngurtesimit te eneve te gjakut.

Shkencetaret shtojne se teobromina mund ta rregulloje edhe qarkullimin brenda placentes duke bllokuar ne kete menyre stresin oksidativ.

Keto rezultate te reja jane te bazuara ne percjelljen e rreth 2300 shtatzenave dhe ne analizat e sasise se teobromines ne gjakun e foshnjave te tyre.

Ne baze te ketyre provave eshte treguar se sasia e larte e teobromines zvogelon rrezikun per paraqitjen e preeklampsise deri ne 70%.
Fytyra juaj mund te mbetet e re per nje kohe te gjate
Nese konsumoni me shume nga ushqimet e poshteshenuara, leni duhanin dhe nuk vendosni ne fytyren tuaj kremra me permbajtes te shprehur kimik dhe ato me faktor te larte mbrojtes, atehere fytyra juaj per nje kohe te gjate do ta kete pamjen e njome dhe te re.
Molla- ndihmon ne largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron ate me shume vitamina, sidomos kvercetin.

Karota- Ështe e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lekuren nga veprimet e demshme te rrezeve te diellit.
Dredhezat- Jane te pasura me vitamine C, e cila mes tjerash ndihmon ne ndertimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu permbajne acid elagik i cili eshte i pazevendesueshem ne luften kunder kancerit dhe mbrojtjes se ADN.

Piperi i kuq- Permban sasi te madhe te vitamines C (dy here me shume se portokalli), e cila ndihmon ne krijimin e kolagjenit dhe eshte pergjegjese per tendosjen dhe fortesine e lekures.

Rrushi- Rrushi permban antioksidante te cilet i forcojne kapilaret, pengojne zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojne ne ndertimin e kolagjenit.

Qepa- Njeri nga burimet kryesore te flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetines, te cilet kane veprime kunder inflamacionit dhe kunder alergjise. Besohet edhe ne dobine e tyre per te penguar semundjet e zemres dhe kancerit.
Peshqit- Permbajne acide-omega 3-yndyrore te cilat jane miku me i mire i lekures se thate. Keto acide e zbusin edhe psoriazen (semundje e lekures) dhe pengojne paraqitjen e njollave ne lekure. Peshku i konservuar eshte po aq efektiv sa peshku i fresket.

Vaji i ullirit- Ushqim shume i shendetshem i cili ne kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave ne fytyren tuaj.

Guacat- Permbajne zink dhe jane burimi i vertete i bukurise, sepse zinku merr pjese ne ripertrirjen e qelizave te lekures. (Sidomos, preferohen te personat te cilet kane lekure problematike, akne dhe procese tjera inflamatore ne lekure).

Kumbullat e thata- Permbajne materie te cilat i shuajne radikalet e lira ne gjak. Ndersa, sa me pak radikale te kete, aq me e vogel eshte mundesia qe lekura juaj t’i ngjaje kumbulles se thate.
Femrat qe hane ushqim kalorik lindin djem
Shkencetaret britanik kane pohuar se femrat te cilat deshirojne te lindin djem duhet te hane ushqime me kalori te medha ne kohen kur deshirojne te mbeten shtatzena.
Ekspertet nga Universiteti Exeter kane studiuar shprehite ushqyese te 740 shtatzenave dhe i kane krahasuar me te dhenat per gjinine e femijes se tyre.

Rezultatet kane treguar se gjinia e foshnjes eshte e lidhur ngushte me sasine e kalorive te cilat femrat i marrin gjate diteve te mbaresimit, nese kjo sasi eshte e larte atehere mundesia eshte e madhe qe foshnja te jete mashkull.

56% e femrave te cilat kane ngrene ushqime kalorike kane lindur djem, ndersa vetem 46% e femrave te cilat kishin marre me pak kalori kane pasur foshnjat e tyre meshkuj.

Qumesht per eshtrat e meshkujve
Edhe pse osteoporoza (semundje e eshtrave) me shpesh prek femrat, nuk do te thote se meshkujt nuk duhet te kujdesen per shendetin e eshtrave te tyre.
Ne nje studim ne te cilin jane perfshire 100 meshkuj me moshe mbi 50 vjeçare, eshte treguar se konsumimi i qumeshtit eshte i dobishem edhe pas nderprerjes se konsumimit te tij.

Meshkujt brenda dy viteve kane konsumuar qumesht te pasur me kalcium dhe vitamine D qe ka ndaluar apo ngadalesuar humbjen e mases kockore, ndersa eshte interesante se si shendeti i mire i indit kockor ka qendruar edhe 18 muaj pas nderprerjes se konsumimit te qumeshtit te pasuruar
Rreziqet qe na kanosen nga teprimi me sheqerin
Sipas shkencetareve, sheqeri eshte nje nga ushqimet me te demshme per shendetin e njerezve, ndaj ata e kane quajtur ate, “helm i bardhe”… Ja disa nga demet e ketij “helmi”…
1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje te permbajtjes se tij ne gjak, pasoje e te cilave eshte ndryshimi i shpeshte i gjendjes shpirterore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme te kokes, uria per ushqime te embla, etj. Me e keqja eshte se ne organizem krijohet gradualisht nje vartesi e posaçme, kur çdo doze e re sheqeri, pasi sjell nje lehtesim te perkohshem, shton urine per embelsira…

2. Studimet e vazhdueshme shkencore kane treguar se sa me shume produkte glikemie (qe ndikojne ne permbajtjen e sheqerit ne gjak, perfshire edhe sheqerin) te perdoren, aq me i larte eshte rreziku nga dhjamosja ose diabeti. Keto ushqime shtojne gjithashtu rrezikun nga semundjet kardiovaskulare dhe disa forma te kancerit.

3. Konsumimi i tepert i sheqerit prish balancen e substancave dhe sidomos, fermenteve, mirepo kur prishet kjo balance, lind mundesia e dobesimit te imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell semundje te ndryshme.

4. Ne qofte se nje njeri merr ushqime te pasura me sheqer dhe me hidrokarbure te tjera te pastra, ne organizmin e tij krijohet nje deficit i kromit, nje nga funksionet e te cilit eshte rregullimi i nivelit te sheqerit ne gjak. Kromi merret nga ushqime te ndryshme me prejardhje bimore dhe shtazore, mirepo niseshteja e paster dhe hidrokarburet e tjera e “zhdukin” kromin nga keto ushqime.
5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Nje pjese e molekulave te tij hyjne ne gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e reja molekulare qe krijohen si pasoje e ketij procesi ndikojne ne dobesimin e elasticitetit te indeve, duke filluar qe nga lekura, deri tek indet e organeve dhe te arterieve. Sa me e larte te jete perqindja e sheqerit ne gjak, aq me shpejt vjen pleqeria.

6. Sheqeri mbetet neper dhembe dhe shton rrezikun e kariesit me shume se çdo ushqim tjeter. Veç kesaj, ai mund te behet shkak per infektimin e mishrave te dhembeve, te cilat, duke pasur lidhje me sistemin kardiovaskular dhe gjithe sistemin imunitar te organizmit, sjellin edhe demtimin e tyre.

7. Sheqeri shton stresin. Organizmi i njeriut ka nje sistem mbrojtes nga shqetesimet dhe streset, qe bazohet tek adrenalina, epinefrina dhe kortizoli. Gjate konsumimit te sasive te medha te sheqerit, keto hormone mund te japin alarmin, duke na shqetesuar dhe duke ndikuar ne ndryshimin e humorit tone.

8. Sipas te dhenave te Ministrise se Bujqesise te SHBA-se, si pasoje e konsumimit te sheqerit, ne organizmin e njerezve mungojne disa substanca shume te rendesishme ushqyese si vitaminat A, C, B.12, kalciumi, fosfori, magneziumi, hekuri dhe acidi folik. E keqja eshte se keto mungesa jane zbuluar me shume te femijet, pra, pikerisht tek ata qe kane me shume nevoje per to… Sheqeri, me sa duket, nuk i jep mundes organizmit qe t’i pervetesoje ato.

apples1

Postime te Ngjashme:


Popularity: 23% [?]

2 Comments »

  • amijet says:

    jame nje nene 41 vjece kame shume shqetesime me ciklin ,ju lutem dua disa rregulla nga ju te me udhezoni se i une te ushqehem edhe mos te kem nje cikel teje mase se jame me nje dismenore membranike . para 10 vjeteve kisha endometrioze,jae operuar po me shqeteson cikli i vrullshem . marr edhe tab;dicinone edhe tab. ergometrill,si dhe vitaminen C qe ma ka rekomanduar mjeku gjenekolog..
    jame me shume vegetariajne .mshin e vicit nuk e konsumj shume , pulen edhe peshkun si dh pemet dhe perimet , si munncese te vitamine C e marre me shume te fresket ,po me sakte desha se car duet yte konsumoj me shume ,se ujin mineral e pije mundet deri ne 2 litra .me shpres per nje pergjigje te sakte ne ushqim , ju pershendes zonja Amijet.

    Well-loved. Like or Dislike: Thumb up 5 Thumb down 0

  • fjolla says:

    jam nje vajze 16 vjeqare dhe kam 90kg
    ju lutem me jepni nje keshille per te rene ne peshe…
    ju lutem

    Well-loved. Like or Dislike: Thumb up 5 Thumb down 0

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.