Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Ushqime dhe vitamina qe njeriu duhet te konsumoje

Submitted by on May 27, 2009 – 9:35 pmNo Comment




1-LULESHTRYDHE
Luleshtrydhet jane nje ushqim i pasur me vitamine K, e cila i ben kockat te jene te forta. Pikerisht per kete arsye mjeket rekomandojne qe te gjithe njerezit duhet te konsumojne çdo dite te pakten pese luleshtrydhe.
2-KARROTA
Ështe nje nga lendet ushqyese kryesore te organizmit dhe ndihmon per nje shendet sa me te mire, e cila kryen funksione te ndryshme qe lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave te trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si nje antioksidant qe neutralizon radikalet e lira.

3-SHEGA
Ështe e pasur me minerale, te cilat jane te domosdoshme per organizmin tone, nga ana tjeter sipas specialisteve dietologe, ky frut ndikon pozitivisht ne organizmin tone, madje po te konsumohet çdo dite rrit mundesine per t’u dobesuar.

4-SPINAQI
Qe ne lashtesi njihen efektet pozitive te spinaqit, i cili per nga lloji futet ne familjen e perimeve. Keshillohet qe te konsumohen gjethet jeshile te spinaqit, pa harruar ketu edhe ato te sallates; kjo per te evituar semundjet e zemres e diabetit.

5-DOMATJA
Domatja, por edhe produktet qe vijne prej saj, ndihmojne ne luften kunder kancerit. Perberesit qe ato permbajne kane aftesine qe te jene antikanceroze dhe te ulin rrezikun e zhvillimit te kancerit. Madje kohet e fundit pjesa me e madhe e dietave ka perberes domate.

6-BAJAMET
Bajamet jane te pasura me magnez dhe Vitamine E, te cilat luajne rol ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut. Tek te gjitha bajamet, pavaresisht nese i hani ne çokollata, ne amareta apo si kokrra te veçanta, ka perberje magnezi.

7-BORONICAT
Boronicat permbajne nje perberes antioksidant shume te fuqishem te quajtur pterostilbene, i cili ndihmon ne uljen e nivelit te kolesterolit dhe ruajtjen e tij ne normat e duhura. Ky eshte edhe perberesi kryesor i kolagjenit qe perben materialin strukturor te kockave te trupit.

8-ELBI
Elbi permban Potasiumin, i cili eshte i perfshire ne shume procese jetesore te trupit, duke mbajtur nen kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemres dhe veshkave. Keshillohet perdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo dite.

9-AVOKADOT
Efekti i avokadove verehet sidomos te ata persona qe vuajne nga niveli i larte i kolesterolit ne gjak. Avokadot jane te pasura me magnez, i cili eshte i nevojshem per disa nga proceset baze te organizmit dhe vepron ne me teper se 300 reaksione biokimike.

10-RREPA
Rrepat jane rrenje me ngjyre te kuqe. Efektet e rrepes jane te ngjashme me ato te spinaqit dhe te dyja keto bime jane te nevojshme dhe te dobishme per organizmin. Rrepat permbajne folat dhe bataine, dy lende ushqyese, te cilat ndihmojne ne ruajtjen e nivelit te gjakut.

11-LAKRA
Mjafton te hash vetem nje mase te mjaftueshme lakre, dhe me te ke marre rreth 22 kalori. Lakra permban perberes, te cilet stimulojne prodhimin e enzimave ne organizem, realizojne prodhimin e radikaleve te lira dhe reduktojne rrezikun e kancerit.

12-KANELLA
Kanella ndihmon ne kontrollimin e nivelit te sheqerit ne gjak, nivelet e larta te te cilit perbejne rrezik per shfaqjen e semundjeve te zemres. Perdorimi i kanelles rekomandohet kryesisht per te semuret me diabet te tipit II.

13—KUMBULLA E THATE
Kumbullat e thara permbajne sasi te larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidante qe jane veçanerisht efektive ne luften kunder “radikalit superoksid anion”. Kjo eshte nje nder arsyet kryesore qe kumbullat e thara perdoren edhe ne kokteje.

14-FARA KUNGULLI
Keto produkte qe hidhen poshte nga kungulli jane pjesa me e ushqyeshme e tij. Pse jane te shendetshme? Sipas specialisteve kaperdimi i farave te kungullit eshte menyra me e thjeshte per te konsumuar magnez.

15-SPECI
Ky eshte nje nder perimet kryesore qe, perveç efekteve pozitive qe ka per hollimin e gjakut, i sherben edhe fushes se estetikes. Ben mire per rigjenerimin e lekures, veçanerisht kur konsumohet i pa gatuar.

9-Frutat dhe perime
Ështe e shendetshme qe te konsumohen çdo dite sa me shume fruta dhe perime. Veçanerisht portokallet. Shpesh here konsumimi i dritherave, brumerave dhe sheqerit sjell nje mbingopje te organizmit me karbohidrate. Prandaj keshillohet te konsumohen frutat dhe perimet te paziera mire, duke qene te pasura me vitamina dhe betakarroten, ato jane antioksidante te fuqishem qe ndihmojne ne uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli jane te pasur me betakarroten, ndersa portokalli, kivi jane te pasura me vitamine K.

1-MINERALI I SELENIT
Minerali i selenit eshte nje ndihmes i mire ne luften kunder kancerit, obezitetit dhe mbipeshes. Personat te cilet kane te ulet nivelin e selenit ne gjak, kane nje bel me te trashe se ata persona qe kane nje nivel me te larte seleniumi.

2-PROTEINAT
Te hani nje ushqim sa me te pasur me proteina, ju jep shume energji. Por konsumimi i tepruar mund te sjelle dhe mungese kalciumi. Ështe e nevojshme qe 25 per qind e kalorive te merret nga proteinat.

3-VERA
Nje gote vere ne darke eshte shume e shendetshme, po ashtu nuk lejon te kini nje bark te fryre. Studime te ndryshme shkencore kane treguar se nje gote vere ne dite ndihmon grate per te pasur nje mes te holle dhe nje trup perfekt.

4-YNDRYRNAT
Disa studime kane treguar se per te pasur nje trup sa me elegant duhet te konsumohen yndyrna te pangopura te gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku ne forma vajore, yndyrnat Omega-6 qe gjenden te vaji i misrit, te vezet etj.

5-UJI
Nje nga gjerat me te rendesishme qe ne shpesh e harrojme, eshte uji. Çdo njeri i rritur duhet te pije 1 e gjysme deri 2 litra uje ne dite ne varesi te peshes se tij. Jo vetem qe trupi ka nevoje per uje, por uji gjithashtu pengon shendoshjen.

6-NATRIUMI
Ekziston nje lidhje e forte ndermjet konsumit te natriumit dhe presionit te gjakut. Vlerat e medha te natriumit ne organizem bejne qe trupi te mbaje sasi te teperta te lengjeve, te cilat veshtiresojne punen e zemres dhe ngushtojne enet e gjakut.

7-VAJI I ULLIRIT
Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifike duket te jete teper i rendesishem per organizmin e njeriut. Nga nje pike vaji ulliri marrim mbi 30 perberes qe na mbrojne nga semundjet e zemres, mplakja e hershme.

8-KROMI
Kromi eshte i nevojshem per organizmin per te kryer procesin e shnderrimit te ushqimeve ne energji te perdorshme, duke ndihmuar insulinen per prodhimin e glukozes. Pavaresisht nga problemet qe sjell tepria e kromit dhe renia ne peshe qe shkaktohet prej tij, perseri trupi ka nevoje per te.

9-VITAMINA K
Vitamina K eshte e perdorur nga trupi per te prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre perdoren per te krijuar faktoret, te cilet ndikojne ne mpiksjen e gjakut ne raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut.

10-POTASIUMI
Potasiumi eshte i perfshire ne shume procese jetesore te trupit, duke mbajtur nen kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemres dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe ne procesin e tretjes.

11-MAGNEZI
Per disa nga proceset baze te organizmit, eshte nevojshem magnezi, i cili vepron ne me teper se 300 reaksione biokimike shume te rendesishme per prodhimin e energjise nga ushqimet qe konsumojme. Gjate nje dite-nate eshte I nevojshem rreth 300 mg/dite per femrat dhe 350 mg/dite per meshkujt.

12-VITAMINA C
Vitamina C eshte e perberesi kryesor i kolagjenit, perben materialin strukturor te kockave te trupit, te lekures, eneve te gjakut dhe inde te tjera te trupit. Sasia ditore e rekomanduar eshte 90 mg per meshkujt dhe 75 mg per femrat.

13-VITAMINA D
Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne ndertimin e kockave. Kjo vitamine vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten per ndertimin dhe ruajtjen e qendrueshmerise se tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU per te rriturit mbi 17 vjeç dhe 200 Iu per femijet.

14-ZINKU
Zinku eshte i pranishem pothuajse ne çdo qelize te trupit. Ai ndihmon ne rritjen e shendetshme te trupit, ne mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit te testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar per zinkun eshte 11 mg per meshkujt dhe 8 mg ne dite per femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i viçit, gjel deti, mishi i pules, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.

15-VITAMINA E
Luan rol ne funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-se, formimin e rruazave te kuqe te gjakut dhe ne perthithjen e Vitamines K. Kjo vitamine gjendet ne vajin e kokrrave te grurit, farat e lulediellit, ne spinaqin e gatuar etj.

strawberry

Postime te Ngjashme:


Popularity: 22% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.