Ulliri mbron nga kanceri i gjirit
Grate qe konsumojne shume vaj ulliri ne ushqimet e tyre jane me pak te rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencetaret kane zbuluar se dieta mesdhetare ne te cilen perdoret shume vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit qe i botuan rezultatet e punes se tyre ne revisten “Analet e Onkologjise” jane shprehur se acidi oleik qe gjendet ne vajin e ullirit mund te ndihmoje ne kurimin e kesaj semundjeje. Studimet e meparshme kane treguar se per grate qe jetojne ne vendet ku perdoret nje diete e pasur ne proteina, rreziku nga kanceri i gjirit eshte pese here me i larte se ne ato vende ku kultura e te ushqyerit eshte per nje diete me me pak kalori.
Megjithate, grate qe ushqehen me vaj ulliri duket se jane te mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit ne Spanje dhe ne SHBA gjeten se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul me gjysmen e tyre nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze te gjirit treguan se acidi oleik e bente me te efektshem medikamentin qe perdoret kunder kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qe lufton tumoret. Tani shkencetaret do te shohin nese teoria e tyre provohet gjate eksperimenteve me kaviet.
Efektet e perdorimit
Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e tij te larta dietike dhe mjekesore. Gjethet dhe lekura e ullirit permbajne tanine, per kete arsye ato jane te hidhura dhe kane veti rrudhese tonike. Por keto dy pjese te kesaj peme kane dhene rezultate shume te mira kunder semundjes se tensionit te larte, temperatures se larte, arteriosklerozes, etj.
Kura qe rekomandohet
Ne rastet e semundjeve me temperature te larte, gjethet dhe lekura e ullirit kane veti diuretike si dhe pakesojne sheqerin ne gjak. Per keto raste u rekomandohet te gjithe te prekurve nga temperatura e larte qe te perdorin kete kure.
Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen ne gjysme liter uje derisa te mbetet 3/4 e ujit. Pergatesa ftohet, kullohet dhe me pas hidhet ne te nje luge sheqer ose mjalte. Rekomandohet te pihet nga nje filxhan caji ne dite.
Caji i mesiperm ka dhene rezultate te mira edhe ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Ulliri eshte nje ilac popullor qe sherben edhe per sherimin e dhembjeve te stomakut dhe kunder te vjellave. Per te qetesuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, te cilat zihen ne nje liter uje derisa te mbetet gjysme litri. Me pas kullohet dhe pihet tri here ne dite nga nje filxhan caji para buke. Kjo kure duhet te vazhdoje per tri dite rresht.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit tretet mire dhe perthithet lehte nga organizmi. Ai eshte nje qetesues, sepse pakeson dhembjet dhe ndihmon ne tretjen e gureve ne temth.
Por sherimi arrihet duke pire cdo dite nga nje filxhan me vaj ulliri cdo mengjes esell per pese dite radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe per heqjen e gureve ne veshka si dhe lehteson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehteson lirimin e gypit tretes nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllekun dhe kolitin.
Perdorimi
Per keto qellime, vaji i ullirit duhet te perdoret i fresket dhe jo i djegur. Nese ai eshte i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie ne stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Per sherimin e kapsllekut dhe kolitit, vaji i ullirit perdoret ne kete menyre: Merret nje luge gjelle me vaj ulliri, futet ne nje gote te mbushur deri ne gjysme me uje dhe pihet ne mengjes esell.
Kokrrat e ullirit
Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. Eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Kokrrat e gjelberta te ullirit sherojne diabetin, por te semuret me kete semundje duhet te hane nga pese kokrra ulliri te gjelberta esell ne mengjes per pese dite rresht.

Postime te Ngjashme:
- Ja shkaku se perse femrat tradhetojne
- Menyra mesdhetare e te ushqyerit
- Nese pini duhan,me pak shanse per shtatzani
- Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave
- Kujdesi per duart
Popularity: 15% [?]
