Trajtimi i duarve dhe kembeve
Ecjet me orar te zgjatur, qendrimi per nje kohe te gjate ne kepuce te mbyllura, krijojne edhe shqetesime. Keto situata mund te shfaqin probleme me kembet, sidomos me gishtat e kembeve. Prandaj duhet treguar kujdes i vazhdueshem per to, sepse nderlikimet mund te shkojne deri aty sa te jete i nevojshem trajtimi mjekesor, si dhe nderhyrja kirurgjikale ne raste te veçanta. Specialistet rekomandojne nje trajtim dy here ne dite me uje te ngrohte, per te stimuluar qarkullimin e lirshem te gjakut dhe qetesimin e muskujve te kembes. Edhe masazhet jane te keshillueshme per trajtimin e kembeve, qofte edhe vete ne kushtet e shtepise me nje krem te zakonshem hidratues, duke e shperndare ate ne te gjithe gjatesine e kembeve, pa perjashtuar edhe putrat.
Nje lekure e lemuar
Çdo stine sjell shqetesimet tipike per kembet. Jo vetem stina e vjeshtes dhe e dimrit ku jemi “te detyruar” te mbajme kepuce te mbyllura, por edhe stina e veres, dhe sidomos periudha e plazhit mund te krijoje probleme. Te gjithe do te deshironim kembe te bukura, supersensuale me nje lekure tejet te ndritshme. Megjithate sipas specialisteve kremrat, cilat do qofshin nuk e kane efektin e deshiruar, nese nuk shoqerohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime qe cilesohen si armiku me i madh i lekures se lemuar. Por edhe nese i ben te gjitha keto celuliti nuk mund te ike vertet. Per fat te keq asnjehere plotesisht. Mund te zbutet efekti “lekure portokalli”, mund te mos shquhet nga larg, mund edhe te behet gati i padukshem dhe te vihet re vetem nese lekura shtrengohet me dore.
Duart dhe kembet
Infeksionet e ndryshme dhe papastertite hyjne ne organizmin tone nepermjet duarve jo te lara. Per kete arsye per disa semundje thuhet se jane semundje te duarve. Duart duhet qe te lahen sa me shpesh, sidomos para pergatitjes se ushqimit, para marrjes se ushqimit si dhe kur kujdesemi per femijet. Kujdes duhet treguar jo vetem per duart, por edhe per gishtat, thonjte, kembet, rrobat. Jo vetem mbajtja paster, por edhe trajtimi i vazhduar te siguron nje jete te shendetshme. Ne menyre te veçante trajtohen kembet, sepse gjymtyret e poshtme jane ne pune gjate gjithe dites, dhe nese nuk arrihet te ekuilibrohen mire forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit ne keta muskuj. Masazhi rehabilitues lejon te lehtesohet pas plageve apo operacioneve kirurgjike. Per sherimin dhe rikthimin ne normalitet eshte e nevojshme kura e nje fizioterapeutisti.
Qarkullimi i gjakut te duarve dhe kembeve
Duart dhe kembet ndjehen dhe realisht jane me te ftohta se pjeset e tjera te trupit, sepse vershimi i gjakut eshte ai qe i jep nxehtesi trupit, dhe nese eshte me pakice ne keto vende, atehere temperatura do jete me e ulet se normale. Disa njerez vetvetiu djersitin shume tek duart dhe kembet sepse gjendrat e djerses aty i kane hiperaktive. Kur arteriet jane te ngushtuara ne duar e kembe, duart dhe kembet, vihet ne veprim sistemi simpatik dhe fillon djersitja.
Keshilla per trajtimin e kembeve dhe duarve
1- Mos i mbani kembet ne kepuce me shume se tri ore
2- Trajtoji çdo dite me uje te ngrohte dhe zbutes
3- Gjate veres eshte mire qe perdorni vetem shapka ose sandale, ne menyre qe kembet te ajrosen sa me shume
4- Burrat jane me problematike ne semundjet e gishtave te kembeve
5- Morthi, eshte semundje qe u krijohet zakonisht atyre njerezve qe i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersitin kembet.
Problemet e shfaqura te gishtat e kembes
Gishtat e kembeve jane jetesore per ecjen dhe ekuilibrin e njeriut. Deformimet ne gishta zakonisht shkaktohen nga mosbalancimi i muskujve ne kembe, si rezultati i nje kembe te sheshte, demtimet traumatike dhe semundjet ne kyçet e gishtave. Ka te pakten gjashte çifte muskujsh qe kontrollojne secilin gisht. Dy gilca qe bashkojne pamjen dorsale te gishtave (majen) dhe qendrojne ne mes te kockave te seciles kembe. Ne pjesen me te madhe te rasteve, deformimet e gishtave te kembes shkaktohen nga çekuilibri i muskujve ne kembe. Kemba e sheshte, demtimet traumatike dhe semundjet e fshehura mund t’i rrisin mundesite qe gishtat e kembes te marrin per poshte ne formen e kthetres. Disa nga semundjet qe e rrisin kete faktor jane skleroza, paraliza cerebrale, infeksionet, artriti dhe diabeti.
Inflaminimi i kyçeve dhe simptomat tipike
Artriti reumatik shoqerohet me inflaminim te kyçeve, ne menyre te tille qe kur i prek i ndjen te enjtura dhe te dhembin. Vete kyçet mund te dhembin pa i prekur dhe mund te kesh veshtiresi kur t’i levizesh. Megjithate inflamacioni i kyçeve eshte simptome tipike. Ajo ndryshon te njerez te ndryshem. Te disa dhimbjet vijne e ikin, te disa jane te vazhdueshme dhe mund te rriten me avancimin e semundjes. Me avancimin e semundjes shfaqen disa simptoma te ngjashme me ato te gripit. I semuri ndjehet i dobet, nuk ka oreks dhe mund te shoqerohet edhe me ngritjen e temperatures. Gjate kesaj periudhe delikate i semuri peson humbje ne peshe dhe behet anemik. Nje ne çdo pese paciente ka gunga te vogla nen lekure tek berrylat ose ne pjese te tjera te trupit.
Shfaqja e varriçeve ne kembe
Venat varikoze trashegohen brez pas brezi dhe ato nuk mund te eliminohen plotesisht. Ne rast se personi ka pune te rende, ose mban pasha te renda gjate dites, rishfaqja e damareve eshte e shpejte, madje edhe ne te njejtat vende, ku mund te jete kryer nderhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen ne moshen 20 deri 30-vjeçare, pas kesaj moshe shfaqja e variçeve eshte me e vogel. Specialistet rekomandojne qe kembet te trajtohen çdo dite me xhel freskues te masazhohen nga specialiste here pas here dhe te trajtohen me medikamente te ndryshme sipas porosive te mjekeve. Ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e poshtme.
Edhe meshkujt preken nga varicet
Semundja e variçeve eshte e trashegueshme. Madje ajo kalon nga brezi ne brez dhe ne kete rast shfaqja e simptomave dhe shenjave te para nis qe ne adoleshence, pikerisht ne kohen kur trupi i njeriut nis te ndryshoje. Kjo semundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialisteve, ata kane edhe dhimbje me te medha se femrat dhe ne shumicen e rasteve te operuarit meshkuj mbajne rekord. Per te parandaluar kete fenomen eshte e rendesishme qe femijet te dergohen here pas here tek specialistet, ne menyre qe ai te keshilloje edhe veprimet e duhura qe duhet te ndiqen. Ne rast se venat shfaqen, ato nuk mund te hiqen plotesisht perveçse te trajtohen here pas here. Mjeket ua rekomandojne xhelin freskues te gjithe personave qe ende nuk kane probleme me variçet, por qe e dine qe ne familjen e tyre ka plot raste te tilla.
Postime te Ngjashme:
- Kujdesi per duart
- Manikyr dhe Pedikyr
- Mungesa e Vitaminës D
- Si te riparojme defektet e lëkurës
- Looks më modern të flokëve
Popularity: 8% [?]
