Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Të luftosh gripin duke u parfumosur

Submitted by on October 23, 2008 – 6:22 pmNo Comment




Eh sa te urta gjyshet! Ato kane nje zgjidhje per gjithçka, edhe per gjerat me te paparashikuara. Nje prej tyre, eshte edhe mundesia per te luftuar nje grip te mire, nje nga ato semundjet qe na ben shoqeri pervit dhe qe eshte aq bezdisese.

Pa menduar per efektet e medikamenteve, ato e kishin nje zgjidhje edhe ne kete rast… parfumoseshin, vete, nje shami, ose aromatizonin ambinetin. Ne ndihme u vinin esencat natyrale te bimeve te ndryshme.

Se fundi, nje gje e tille eshte provuar edhe shkencerisht, pasi disa esenca natyrale perhapen ne ajer dhe qe andej futen ne organizem e gjak, duke vepruar si ilace te verteta. Sipas shkencetareve franceze, Ë. Kellner e Kobert kane thene fjalen e tyre qe nuk ndryshon shume nga ajo e gjysheve qemoti.

Prova me e mire eshte edhe nje pike esence ne facoleten qe perdorim per hundet dhe pastaj ta nuhasesh vazhdimisht. Ose, ta perhapim aromen me sprucim ne ajer ne ambinetin ku rrime.

Keshtu, studimet kane treguar se pak pika esence limonimund te neutralizojne stafilokokun e arte, (qe sipas mjekeve eshte shume rezistent edhe ndaj antibiotikeve dhe kurave te ndryshme)ne pak kohe vetem duke e perhapur aromen ne ajer. Kurse esenca e mentes vepron kunder kolitit.

Me pak fjale eshte rasti te themi se mund te bashkojme te domosdoshmen me kenaqesine, dmth, te parfumosesh per te ardhur ere e mire dhe duke luftuar ne te njejten kohe edhe semundjet.

Per te ndihmuar organizmin ne lufte kunder gripit besoni ne disa esenca:ekualipti, pisha, livando, limoni, canella, rosmarina. Mund te perdoren nje ose nje bashkim i tyre. Por beni kujdes; me pare duhet te jeni te sigurt qe keto aroma nuk ju shkaktojne alergji, e per kete eshte e udhes te keshilloheni me mjekun tuaj.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 3% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.