Studimi, domate ngjyrë vjolë kundër tumorit
Domate ngjyre vjole e modifikuar gjenetikisht per te parandaluar kancerin. Se paku keshtu thone shkencetaret britanike, pas disa eksperimenteve qe kane bere tek minjte.
Zbulimi, i publikuar ne revisten “Nature Biotechnology”, forcon idene qe mund te behen te tilla modifikime ne mbrojtje te shendetit te njeriut.
“Minjte qe ishin te prekur nga tumori e te trajtuar me modifikimin e ri, jetuan me gjate se ata qe iu nenshtruan nje diete standarde, me ose edhe pa domate te zakonshme”- thane Cathie Martin dhe koleget e saj te “John Innes Centre”, institut i financuar nga qeveria britanike. “Efekti ishte shume me i madh se ai qe prisnim”- ka thene Martin, biolog.
Minjte, qe ishin te prekur nga tumori dhe qe u trajtuan me ‘domaten antitumor’ jetuan mesatarish 182 dite, nderkohe qe te tjeret qe ndoqen nje diete normale, 142 dite.
Studimi u fokusua ne ‘antocianinen’, nje tip antioksidanti qe pakeson risqet e tumorit, semundjeve kardiake dhe disa patologjive neurologjike.
Postime te Ngjashme:
- Shkencëtarët zbuluan hormonin e “moshës kalimtare”
- Tumori ne stomak edhe prej ushqimit te gabuar
- Kurë paralindjeje për sindromën Down
- Kujdes me mbipeshen te femijet!
- Vitaminat – Sa pak të efektshme
Popularity: 2% [?]
