Si te mbajme kembet ne forme
Pushimi duhet te jete nje moto
Nuk duhet te qendroni ne nje vend per nje kohe te gjate, por duhet te ecni shume shpesh. Kur jeni te ulur, brenda mundesive duhet t’i mbani kembet pak me lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Ne rastet kur shtriheni per te fjetur, kembet duhet te rrine ne nje nivel pak me te larte se ai i shtratit. Duhet te beni periudha pushimi gjate dites.
Gjimnastika dhe banjoja
Te shtrire duhet te beni levizje te lehta te kembeve duke i shtrire ato me lart se vendi ne te cilin ndodheni, gjithashtu duhet te beni nje banje prej 15-30 minutash, gjate se ciles te rrini ne uje me temperature nga 36- 37 grade. Nese nuk eshte e mundur nje banje, atehere eshte e keshillueshme te mbani kembet ne uje te ngrohte ne po te njejtat temperatura.
Klima
Duhet te evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lageshtire. Vendet malore jane me te keshillueshme, por nese ju zgjidhni detin atehere jane te keshillueshme banjot e gjata dhe shetitjet ne breg te detit me ujin gjer te gjunje. Mundohuni te ekspozoni sa me pak kembet ne diell dhe mbajtjen e tyre sa me te shkurter ne rere. Ne shtepi mundohuni te mbani temperatura mes 19-20 gradeve.
Veshjet
Mundohuni te evitoni veshjet shume te ngushta, te nxehta dhe elastike. Kini kujdes nga kepucet shume te ngushta, shume te larta apo shume te uleta. Mundohuni t’i gjeni sa me te rehatshme.
Sporti
Nuk keshillohen sportet me levizje te veshtira dhe te lodhshme. Me sakte i thuhet jo: tenisit, skive, shpates, golfit, futbollit apo dhe sporteve te tjera me top, kercime dhe vrapimeve te shpejta. Po, vetem per notin dhe marshimet e lehta ne ajer te paster.
Higjiena
Mundohuni te mbani te paster lekuren e pulpave dhe te shputes se kembes duke i lare ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremera sa me ushqyes per kembet. Nese eshte e keshilluar nga mjeku, mund te perdorni dhe çorape elastike.
Ushqimi
Kini kujdes me dietat qe perdorni, mundohuni te hani sa me shume ushqime dhe fibra. Mundohuni te hani sa me shume ushqime te lehta per t’u tretur pa veshtiresi. Mundohuni te evitoni ushqimet pikante, hani sa me shume fruta dhe perime dhe pini uje.
Persa i perket veshjes se kembeve nuk jane shume te keshillueshme çizmet, megjithese kane shume vite qe dominojne ne pasarelat e te gjithe stilisteve me te njohur te botes. Veçanerisht per ato femra qe rrezikojne te kene variçe. Pavaresisht nga te gjithe faktoret, demin kryesor e shkaktojne takat e larta. Megjithese kane shume feminilitet, ato shkaktojne dhe shume deformime te kembeve dhe te shtylles kurrizore. Taka ideale eshte ajo 3-4 centimetra.
Postime te Ngjashme:
- Dieta alternative e grupit te gjakut
- Kujdes me mbipeshen te femijet!
- Ushqime qe na dhurojne bukuri
- Takat, viti i ekstremeve!
- Dieta e pranverës
Popularity: 12% [?]
