Si shkaktohen tumoret?
Studimet e kryera nga mjeket specialiste te onkologjise rendisin 12 faktore kryesore te cilët ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te kancerit. Dy nga shkaktaret kryesore qe renditen si nxites te semundjes janë alkooli dhe duhani.
Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme te riparueshme për mushkerine, probleme te cilat kalojne deri ne semundje kancerogjene. “Duhani dhe drogat e ndryshme permbajne lende kancerogjene qe shkaktojne mutacione ne organizem, duke shkaktuar kancer” thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e onkologjise. Sipas tyre, edhe vera dhe birra permbajne substanca paresore qe shkaktojne kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool.
Mjedisi dhe ajri i ndotur janë faktore te tjerë qe tregojnë rritjen e kancerit te mushkerive, sidomos ne zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndërsa femrat qe jetojne pranë zonave me ndotje te tillë rrezikojne një menopauze te hershme.
Ushqimi i zgjedhur te bën qe te mbash larg kancerin. Kjo është një nga keshillat kryesore te mjekeve onkologe te cilët rekomandojne mos përdorimin e ushqimeve qe permbajne elemente toksike. Kështu konservat, peshqit e rritur ne akuarium apo edhe qumështi industrial permbajne lende qe shkaktojne kancer te zorres se trashe apo edhe te aparatit tretes. Por edhe uji i ndotur mund te jetë një nga faktoret kryesore te shfaqjes se tumoreve të ndryshme. Studimet e viteve te fundit kanë treguar se femrat janë me te rrezikuara te preken nga kanceri për shkak te kimikateve qe gjendjen ne shtepi. “Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtepiak mund te jenë shkaktare te shfaqjes se kancerit” thonë studiuesit evropiane. Ndërkohë qe edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos për ata qe punojnë për nxjerrjen e tyre janë shkaktare te tumoreve. Sipas specialisteve, rrezik kanceri tek lekura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.
Faktoret nxites:
Duhani njihet si një nga faktoret kryesore për shfaqjen e tumoreve ne mushkri
Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojne kancer te mushkerive dhe menopauze tek gratë
Pirja e alkoolit njihet si një nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit te stomakut
Elementet toksike te ushqimet perbejne rrezik për shfaqjen e kancerit te zorres se trashe
Rrezet radioaktive mbeten një nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se kancerit ne lekure
Niveli i lartë i hormoneve sjell menopauze te shpejte tek gratë dhe tumor te qafes se mitres
Konsumimi i ujit te ndotur bëhet shkak mutacione të ndryshme dhe shfaqje te tumoreve
Kimikatet qe gjenden ne shtepi janë një nga faktoret kryesore te shfaqjes se kancerit ne mushkri
Gazi, benzina, vajguri sidomos për punonjesit ne këto sektore janë shkaktar për shumë tumore
Produktet farmaceutike nëse janë te pakontrolluara bëhen shkak i shfaqjes se tumoreve të ndryshme
Produktet kozmetike te një cilesie te dobët nxisin shfaqjen e tumoreve te lekures

Postime te Ngjashme:
- Kanceri i Gjirit
- Niveli i ulët i vitaminës D shkakton kancer
- Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave
- ABORTI SPONTAN
- Nëse pini duhan,më pak shanse për shtatzani
Popularity: 7% [?]
