Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Dhëmbët gjatë shtatzanisë

Submitted by on February 23, 2009 – 7:06 pmNo Comment




Shpesh mund te degjohet se gruas gjate shtatezanise i jane prishur dhembet. Kjo arsyetohet me nevojen e zmadhuar per kalcium nga ana e gruas shtatezane, dhe shfrytezohet ai i dhembeve. Kalciumi ne dhembe eshte ne forme te bashkedyzimit stabil, e cila krijohet gjate mineralizimit te dhembit dhe ky proces eshte i pakthyeshem, per dallim nga kalciumi ne asht i cili eshte ne forme te tille qe sipas nevojes lehte mund te kaloj ne qarkullimin e gjakut, ose nga atje te vendoset ne asht. Domethene, nese me ane te ushqimit nuk merret sasi e mjaftueshme e kalciumit, kjo mungese do te kompensohet me harxhimin e kalciumit nga ashti, e jo nga pjeset e dhembit.

Ështe verejtur se te grate shtatezene eshte me e perhapur kaviteti, por shkaqet kerkohen ne vend tjeter. Gjate kohes se shtatezanise, shume shpesh paraqiten vjellje, dhe me vete ate paraqitet acidivitet me i madh ne goje, qe mundeson kushte te volitshme per shumimin e bakterieve dhe demineralizimin e emalit.

Te grate shtatezene, per shkak te koncentrimit te madh progesteronit, shpesh gingiva ka ndezje (ka kuqezim, te enjtur, dhimbje, gjakderdhje etj). Ketu shpesh krijohen te ashtuquajturat xhepa te rrejshem ne te cilat grumbullohet ushqimi dhe vjen deri te prishja e dhembit. Gruas shtatezene i keshillohet qe rregullisht te keshillohet me stomatologun, gjate tere shtatezanise, gjate se ciles do te jete rregullisht e kontrolluar dhe keshilluar per kujdes te drejte te gojes dhe dhembeve.

Gruaja, sapo te marre vesh per shtatezanine, duhet te takoje stomatologun.

Kurimi i dhembeve gjate shtatezanise apo jo?

Kjo eshte njera nder pyetjet me te parashtruara te gruaja shtatezene. Pergjigja eshte po, mund te kurohen dhembet. Stomatologu eshte ai qe do te gjeje metoden me te mire dhe me te padhimbshme per kurim, pa e demtuar frytin.

Heqja e dhembeve te gruaja shtatezene apo jo?

Shpesh te gruaja shtatezene ekziston frike per heqjen e dhembeve, duke menduar se duke marre anestezi e demton frytin. Ndoshta deri diku kjo frike eshte e arsyeshme, nese ekstraktimi behet gjate 4 muajve te pare te shtatezanise ose ne muajin e 8 te shatezanise. Heqja e dhembeve ndermjet kesaj periudhe, nese eshte e domosdoshme mund te kryhet por vetem ne konsulte me gjinekologun  i cili e percjell shtatezanine.

A mundet gjate shtatezanise te kryhet inçizimi me rentgen i dhembeve apo jo?

Ndonjehere eshte e nevojshme te kryhet inçizimi me rentgen i dhembeve, por edhe per ate ekzistojne disa kushte. Kjo procedure nuk mund te kryhet vetem ne 12 javet e pare te shtatezanise. Pas kesaj periudhe eshte i lejuar inçizimi, por vetem me aparat te rregullt dhe modern, ne te cilin rregullisht jane kryer kontroll dhe masa mbrojtese sa i perket sasise se rrezatimit qe e leshon.

Ç’ndodh me perdorimin e antibiotikeve gjate shtatezanise?

Nese gjate shtatezanise eshte e nevojshme te perdoren antibiotiket, ajo duhet te kryhet me konsulte paraprake me gjinekologun. Nga aspekti stomatologjik ndalohet perdorimi i antibiotikeve nga grupa tetracikline, te cilet nese perdoren gjate shtatezanise, mundet qe pergjithmone t’ju ngjyrohen dhembet, dhe ta prishin zhvillimin e eshtrave dhe thonjve.

pregnant-woman

Postime te Ngjashme:


Popularity: 8% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.