Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

35 semundjet qe prekin shendetin e njeriut ne stinen e veres

Submitted by on August 1, 2010 – 8:44 amNo Comment




Temperaturat vazhdimisht te larta, shkaktojne nje ulje te nivelit te kujdesshmerise se trurit dhe dobesim te madh te kujteses njerezore. Jo vetem dimri na ben te ankohemi dhe te zeme shtratin prej semundjeve. Por edhe stina e veres, ka “avazet” e saj. Sipas eksperteve, ato po shtohen edhe me teper ne kuadrin e ngrohjes se pergjithshme globale, e cila po na sjell çdo vit stina verore edhe me te nxehta se te tjerat. Ne suplementin e sotem te gazetes “Albania”, ju do te njiheni me 35 semundjet dhe patologjite qe shfaqen gjate kesaj stine. Gjithashtu, ne suplementin e sotem ju do te gjeni rekomandimet, keshillat dhe kujdesin qe duhet te tregoni per keto semundje, per te evituar problemet. Ndersa per te gjithe pyetjet ju mund te na shkruani ne adresen tone te e_malit:albania.shendetesia@gmail.com. Çdo stine vere, nuk kalon pa shfaqur patologjite e saj te zakonshme te njerezit, por edhe te tilla te reja per çdo vit. Ne kete kuader, kerkuesit e Kolegjit “Imperial” ne Londer kane studiuar rastet e semundjeve tipike qe shfaqen nen te nxehtin e madh. E para ne listen e tyre eshte astma, e cila njihet edhe si veshtiresia e qarkullimit te ajrit ne rruget e frymemarrjes. Po kaq problematike ne stinen e veres jane edhe dhimbjet e kokes si dhe semundjet e zemres.

Stina e veres
Stina e veres eshte nje nga periudhat me te parapelqyera per njeriun. Megjithate, edhe kjo stine ka ndikimet e veta ne shendetin e njerezve, e veçanerisht problemet qe lidhen me ndryshimet klimatike qe ndodhin gjate kesaj periudhe. Ështe e njohur prej te gjitheve se gjendja shendetesore e popullsise ne pergjithesi varet shume nga ndryshimet fizike te mjedisit atmosferik, pra ndotjes se ketij mjedisi, pa nenvleresuar edhe faktoret e tjere me ndikim. Shmangia e vetive fizike te ambientit nga kornizat normale ka per pasoje nje numer me te madh te semundjeve, ose ndikon ne shfaqjen e patologjive te ndryshme. Kjo fillimisht si pasoje e reagimit te organizmit te njeriut ndaj hyrjes se substancave te jashtme ne brendi te tij. Ne situata te ketilla organizmi reagon ndaj ketyre substancave dhe behet i ndjeshem ndaj tyre. Nje “sulm” i dyte i tyre ben qe reagimi i organizmit te jete me i shpejte dhe me i forte. Ne kete rast kemi te bejme ose me nje funksion mbrojtes duke formuar bazen e rezistences se organizmit ose me nje funksion te demshem qe shkakton shfaqjen e ndonje semundjeje. Ne vendet e industrializuara ekziston nje rritje e shpeshtesise se ketyre semundjeve qe ne fakt jane reagim i organizmit ndaj ndryshimeve ne ambient. Niveli i tyre eshte me i larte ne zonat urbane se ne ato rurale apo ato me me lartesi mbidetare me te larte. Kjo do te thote se kemi te bejme me nje ndikim te dukshem te ndotjes se ambientit ne intensitetin e shfaqjes se semundjeve te ketilla te njohura si alergji. Dikujt i bie te fiket, nje tjetrit i dhemb gjoksi, dikush ka te dridhura, diku eshte bere nje aksident, pra te gjitha keto situata kerkojne ndihmen urgjente mjekesore. Vete fjala urgjence vjen nga anglishjta (emergency) qe do te thote veprim i shpejte per ndihme.

Keshilla, per te qene ne forme gjithe veren
Vera imponon rregulla te forta edhe per linjat e trupit. Nga njera ane joshin ushqimet kalorike, nga ana tjeter rrobat e banjes kerkojne trup te bukur dhe te rregullt. Por si mund te realizohet diçka e tille? Ja, rregullat qe vendosin dietologet per kete sezon te nxehte:
Perpiquni te ruani te njejtin racion ditor. Mund te tregoheni maniak, vetem pas lengjeve dhe frutave
Pini sa me shume uje natyral apo te gazuar. Keshillohet dhe pak limon ose mente, sipas preferences
Perdorni sa me shume sallata te fresketa me perimet e stines, veçse perdorni sa me pak vaj
Ne restorant, porosisni peshk ose mish me garniture perimesh dhe ne vend te makaronave merrni fruta deti
Hani sa me shume fruta, por mos e privoni veten dhe nga akulloret
Levizni sa me shume, beni sa me shume shetitje, not dhe aktivitet fizik
Mos i lini pas dore lengjet. Uji eshte ndihmesi me i mire per t´i shpetuar vapes, sepse vera eshte stina qe than me teper lengjet e trupit
Pini sa me shume edhe lengje te tjera natyrale (qumesht, çaj, leng supe)
Shmangni ushqimet e renda dhe hani sa me shume perime, sallata dhe fruta. Lajini me kujdes
Dilni sa me pak ne diell mes oreve 10.00-16.00. Ështe mire qe te semuret me tension, femijet dhe te moshuarit te mos dalin fare jashte ne keto orare
Mbani sa me shpesh kapele dhe syze dielli
Vishni rroba te lehta dhe te pambukta, qe t’ju pine djersen

Si te mbrohemi nga temperaturat e larta
Te mos dilet jashte ne periudhen nga ora 10:00 deri 17:00 pa nevoje, ndersa rekomandohet qe njerezit te levizin vetem ne oret e mbremjes
Gjate ketyre temperaturave tropikale shmangen aktivitete te renda, duke pershire sportin, veçanerisht ne periudhen me te nxehte te dites
Te vishen veshje te lehta dhe me ngjyra te hapua, syze dielli dhe kapele ne koke. Gjate qendrimit te domosdoshem ne te hapur, rekomandohen pushime me te shpeshta nen hije
Te pihen se paku dy litra lengje dhe ato uje jo te gazuar, uje mineral, lengje, çaj dhe supe. Ndalohet rreptesisht konsumimi i ushqimeve me yndyre dhe embelsirave
Qytetaret duhet t’u shmangen pijeve alkoolike, pijeve qe permbajne kafeine, pijeve teper te ftohta;
Shpesh te kontrollohet tensioni i gjakut dhe menjehere te vizitohet mjeku ne qofte se paraqitet dhimbje koke, mundime ose humbet sasi me e madhe e ujit nga organizimi
Rekomandohet qe vozitesit te cilet duhet te bejne relacione me te gjata te nisin ne mengjes, ose ne oret e pasdites
Rekomandohet qe femijet, te moshuarit, te semuret kronike dhe grate shtatzena te qendrojne me shume ne hapesira te mbyllura, te klimatizuara, ndersa obligimet e domosdoshme t`i kryejne deri ne oren 10 te mengjesit, ose pasdite pas ores 17
Veçanerisht te disiplinuar duhet te jene te semuret kronike e sidomos ata me semundje te zemres, neurologjike, te semuret me diabet, te semuret me semundje te mushkerive te bardha dhe te tjera. Per te gjitha ndryshimet ne gjendjen shendetesore eshte e domosdoshme te konsultohen me mjekun ame

Semundjet verore dhe trajtimi

1. Goditjet astmatike
Temperaturat e larta jane te rrezikshme per ata qe marrin fryme me veshtiresi, pasi ato e thajne ajrin dhe e ashpersojne ate. Te gjithe ata qe vuajne prej kesaj semundjeje, sapo vjen stina e veres, nisin njekohesisht edhe stinen e “vuajtjeve” te tyre. Prandaj, ekspertet japin keshillen kryesore ndaj ketyre pacienteve, qe te mos dalin ne asnje menyre gjate pikut te vapes ne stinen e nxehte te veres. Pasi ata rrezikohen te pesojne atake te forta astmatike, te cilat mund t’i çojne edhe drejt vdekjes. Studiuesit kane arritur ne perfundimin se shkalla e larte e lageshtires, shkakton probleme te medha ne rruget e frymemarrjes si edhe ne lengjet e kockave. Viruset respiratore behen edhe me agresive ne temperatura te larta. Astma bronkiale eshte nje semundje alergjike e bronkeve dhe rrugeve te frymemarrjes. Ne pjesen me te madhe, ne gati 80 per qind te rasteve, shkaqet pergjegjese per shfaqjen e semundjes ndodhen ne ajer dhe percaktohen me ane te provave te alergjise. Ne nje pjese te vogel, gati ne 20 per qind, semundja nuk ka shkaktare pergjegjes te dukshem. Por mund te ndodhe qe faktore shkaktare te ndodhura ne mjedisin e jashtem ta shperthejne per here te pare dhe ta ngacmojne vazhdimisht semundjen gjate ecurise se saj ne menyre te vazhdueshme. Perveç kesaj, te gjitha astmat bronkiale jane te njejta per sa i perket mekanizmave qe jane pergjegjes per ndryshimet qe ndodhin ne epitelin bronkial (mukozen qe mbeshtjell bronket). Si rezultat, te gjitha astmat bronkiale jane semundje alergjike te rrugeve te frymemarrjes. Shkaktaret alergjike ne ajer me te shpeshte jane mikroorganizmat, qe ndodhen te pluhurat e shtepise dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund te shkaktohet dhe nga substanca te ndryshme te prejardhura nga kafshet shtepiake, mykrat e ambienteve te brendshme, por dhe te jashtme, alergjenet e tjere qe gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme qe kapin rruget e frymemarrjes (te ftohurat e zakonshme). Ne faktoret e jashtem futen dhe cilesia e ajrit si: lageshtia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotesit e ndryshem, faktore keta qe zene nje peshe te rendesishme ne rendimin e gjendjes shendetesore te astmatikeve.

Keshilla parandaluese
Mbajini femijet ne vende te ajrosura mire
Eliminoni lageshtiren, sidomos ne dhomat e gjumit
Eliminoni ambientet e pa ajrosura mire dhe me myk
Ushqeni me gji femijet, te pakten deri ne moshen 1 vjeç
Shmangni sterilitetin e tepruar ne rritjen e femijeve
Shmangni mbiperdorimin e detergjenteve
Shmangni perdorimin e ushqimeve qe permbajne alergjente
Shmangni ekspozimin ndaj poleneve te luleve
Grate shtatzena nuk duhet te qendrojne ne ambiente me tym duhani
Femijet e vegjel nuk duhet te qendrojne ne ambiente ku pihet duhan
Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me perpikmeri i rekomandimeve te tij

2. Dehidratimi
Dehidratimi i organizmit ndodh atehere kur trupi nuk merr lengje te mjaftueshme. Ne stinen e veres si pasoje e temperaturave te larta pothuajse te gjithe njerezit jane te rrezikuar nga dehidratimi. Azilet per shembull, jane te detyruara te mbajne nje ene me uje te ftohte prane krevatit te çdo pacienti. Megjithate, mund te kete probleme te tilla si: nuk jepen lengje te mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do te pije lengje, ose i duhet ndihme. Nese nje i moshuar nuk pi lengje aq sa duhet, ai mund te dehidratohet. Si rrjedhim ai mund te kete infeksion, peshtjellim, dhe/ose plage ne trup. Shenjat jane: goje teper te thate, lekure teper te thate, sy te futur thelle, gjuhe te trashur, peshtjellim te pashpjegueshem dhe/ose pergjumje te pashpjegueshme. Shumica e eksperteve keshillojne te pini te pakten 8-10 gota uje ne dite nese peshoni 75 kg. Per çdo 11 kile mbipeshe, duhet te shtoni nje gote uji. Pini me shume nese jetoni ne klime te nxehte ose nese levizni shume. Nese hani fiber me shumice (buke, drithera, etj.), duhet gjithashtu qe te pini me shume uje. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithese shume rralle i njihet merita, uji eshte elementi me i rendesishem jetesor per shendetin dhe jeten e njeriut. Mund te jetojme pa ushqim per pothuajse dy muaj, nese kemi shendet te plote, por mund te rrojme vetem pak dite pa uje. Uji perçon elementet ushqyes nga ushqimet qe hame si edhe mineralet qe drejtojne rrugen e ketyre elementeve, oksigjen ne qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperatures trupore me ane te djerses. Njeriu humb perafersisht 2-3 litra uje ne dite nepermjet shkarkimit te mbeturinave trupore dhe djerses. Veshkat duhet te shkarkojne te pakten 280 miligram ne dite per te pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojne acidin urik dhe urene, dy lende helmuese, keto jane te shkrira ne uje. Nese ju nuk pini uje te mjaftueshem, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund te krijojne gure ne veshka.

Uje i pamjaftueshem
Nese nuk pini sasine e duhur te ujit per te plotesuar nevojat tuaja trupore ju mund te keni keto pasoja:
Probleme tretjeje
Lekure te thate dhe ze te ngjirur
Ngadalesim te organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyçesh
Rritje e toksinave (helmeve) ne trup
Metabolizem i dobet i yndyrave te trupit
Dhjame te tepert
Muskuj te dobet dhe forme te keqe trupore
Kapsllek te perhershem

3. Tensioni i larte i gjakut
Tensioni i larte i gjakut eshte nje semundje, qe behet mjaft serioze gjate stines se veres. Me rritjen e temperatures, sistemi kardiovaskular eshte i pari qe preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojne probleme me shendetin. Hipertensioni eshte nje prej semundjeve shume te rrezikshme gjate periudhes se veres. Edhe me serioze semundja behet te personat qe paralelisht vuajne edhe nga semundje te tjera kronike. Per te gjithe keta te semure shume e rendesishme eshte shmangia e ekspozimit ne diell gjate pikut te vapes, pasi mund te pesojne infarkte ose kriza te renda, qe çojne ne humbjen e jetes. Per te lehtesuar disi kete problem, mjekesia popullore vjen ne ndihme me kurat e perftuara nga bimet natyrore. Nje menyre mjaft e suksesshme per uljen e tensionit te larte te gjakut, eshte lengu i limonit. Hipertensioni arterial eshte ngritja e presionit ne enet e gjakut. Shenjat e semundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, ne fazat fillestare, lekundet me ngritje e zbritje dhe me vone stabilizohet me shifra te ngritura. Me zhvillimin e metejshem te semundjes shfaqen dhimbjet e kokes, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit te pulsit si dhe dobesi e pergjithshme. Thellimi i gjendjes se hipertensionit mund te sjelle edhe ndryshime ne zemer, e cila fillon te zgjerohet. Kjo semundje nganjehere shoqerohet me arteriosklerozen e eneve te gjakut, qe nuk le pa prekur enet koronare qe ushqejne zemren, ngushtimi i te cilave shkakton dhembje ne zonen e zemres, veshtiresi ne frymemarrje gjate sforcimit fizik. Ne te gjitha keto semundje te shkaktuara nga hipertensioni, lengu i limonit jep rezultate shume te mira, ndaj dhe mjeket popullore keshillojne qe kjo agrume te konsumohet sa me shpesh per parandalimin e tyre. Ekspozimi ne diell ne oret me te nxehta gjate dites, i personave qe vuajne nga hipertensioni dhe ne veçanti i atyre qe perveç saj vuajne edhe nga semundje te zemres, mund te shtoje rrezikun e e krizave dhe te infarktit.

Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shume nderlikime, por ne raste te tensionit te larte paraqet keto simptoma:
Dhimbje koke
Marramendje
Dhimbje dhe ndjenje rendese ne gjoks
Pagjumesi
Urinim i shpeshte
Etje e madhe
Dobesi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Rekomandime
Humbisni peshen e tepert
Shetisni
Lini duhanin
Kontrolloni stresin
Mbani regjim te rregullt ushqimor
Preferoni frutat dhe zarzavatet
Rregulloni temperaturen e shtepise

4. Tromboza
Temperaturat e larte gjate stines se veres behen shkak per shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Per te parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet te kihen parasysh rregullat dhe keshillat kryesore qe japin mjeket. Nderkohe qe me te rrezikuarit nga temperaturat e larta jane te moshuarit, sidomos ata qe kane probleme me zemren dhe femijet. Mjeket rekomandojne te pini sa me shume lengje per te shmangur dehidratimin e organizmit, e per rrjedhoje, per te luftuar trombozat. Keshilla mberrin nga kirurget e shoqerise italiane te kirurgjise vaskulare dhe endovaskulare, qe shpjegojne se si me ane te djerses arrihet nje perqendrim me i madh i rruazave te kuqe te gjakut dhe te trombociteve, duke shtuar rrezikun per shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. “Patologjite e vjetra zakonisht perkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktoret predispozues perfaqesohen nga disa semundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave te kuqe te gjakut, per te kaluar te problemet qe shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga semundjet e imunitetit dhe tumorale. Ne veçanti, trombozat arteriale jane me te fshehura. Jane te shumte studimet qe mbeshtesin rolin e “inspissatio sanguinis” ne shfaqjen e ketyre trombozave. Kjo eshte arsyeja qe gjate kesaj periudhe te vitit kerkohet nje kujdes i jashtezakonshem per parandalimin e ketyre problemeve. Nga analizimi i te dhenave te mbledhura nga rastet klinike te paraqitura nder vite, ka rezultuar se ekziston nje lidhje e ngushte mes nxehtesise dhe shtimit te numrit te rasteve me kete patologji.
Rregullat antitromboze
Pini vazhdimisht uje, deri ne 2 litra ne dite, ne menyre qe te arrini ta beni gjakun me fluid
Nese djersini shume, perdorni perberes te kripes
Shmangni ekspozimin ne diell gjate oreve me te nxehta
Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nese dielli eshte i nxehte
Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumerat
Per personat e predispozuar keshillohet perdorimi i antikoagulanteve, por gjithmone nen rekomandimin e mjekut specialist

5. Zemra
Problemet me zemren mund te jene shkaktare kryesore te vdekjeve ne femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si nje risk tuajin. Edhe pse nuk mund te keni fuqine te ndryshoni disa faktore rriskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmone ne dore te jetoni me stil. Shmangni demtimet ne zemer, duke lene duhanin, beni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime te shendetshme. Ja pese strategjite nga mund t’ia nisni: Mos pini duhan! Nese i beni dalje duhanit, atehere keni ne dore fuqine e madhe te parandalimit nga infarktet. Cilesia e cigareve nuk te jep siguri. Cigaret me perqindje nikotine te ulet, jane njesoj rriskues si per ata qe nuk e pine duhanin por e marrin ne ambientin ku pihet nga te tjeret. Femrat qe pine duhan jane shume here me te rriskuar se te tjerat. Madje kane nje ulje te moshes se infarkteve, mbi 35 vjeç. Tashme e dini se ushtrimet gjimnastikore jane me e mira per ju. Por ende nuk beni asnje: Ushtrimet e rregullta fizike te kombinuara me nje jete te organizuar mire, ndihmojne ne arritjen e nje peshe trupore normale dhe reduktojne mjaft goditjet ne zemer. Ato ndihmojne reduktimin e presionit te larte te gjakut, kolesterolit te larte dhe diabetit. Perdorni nje diete te pasur me fruta, perime, drithera, peshk qe mbrojne zemren. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathe, gjalpe, qumesht. Perdorni fasulet dhe thjerrezat ne vend te mishit. Frutat dhe perimet jane parandaluesit kryesore jo vetem te semundjeve te zemres por edhe te kancerit, shprehet kardiologet. Ruani peshen normale. Mbipesha eshte e rrezikshme. Beni rregullisht ekzaminime. Presioni i larte i gjakut dhe kolesteroli i larte dobesojne sistemin kardiovaskular, duke perfshire dhe zemren.
Ekzaminimet e rregullta ju tregojne rrugen se ku te mjekoheni.

6.Infrakti
Mbi 25 per qind te njerezve qe vdesin nga sulmi ne zemer, nuk kane simptoma paralajmeruese, siç eshte dhimbja e gjoksit. Nuk mund te mbeshtetemi ne mendimin se, “nese kam sulm ne zemer, mjeket do te me shpetojne dhe do te me japin barna, sepse disa njerez nuk arrijne ne spital, vdesin ne shtepi”. Per kete arsye, parandalimi duhet te filloje heret. Infarktet ne zemer ndodhin kur nje ose me shume arterie te zemres bllokohen, duke zvogeluar ose nderprere rrjedhen e gjakut qe te arrije ne nje pjese te caktuar te muskulit te zemres. Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit te yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit te arterieve, duke bere qe te formohen mpiksjet e gjakut (trombet) te cilat e mbyllin arterien. Nese furnizimi me gjak nderpritet disa minuta, pason vdekja. Nje prej veprimeve qe duhet te beni per ta parandaluar sulmin ne zemer eshte ndryshimi i ushqimit.
Duhet te merrni te gjitha ushqimet, por dominues duhet te jete ushqimi vegjetarian, i perbere nga pemet dhe perimet e fresketa, te cilat permbajne vitamina dhe minerale.
Merrni nje luge vaj ulliri ne dite bashke me sallate dhe perdorni me shpesh mishin e peshkut, i cili permban acide te shumta yndyrore omega-3, qe zvogelojne kolesterolin dhe si rrjedhoje, edhe rrezikun per semundje kardiovaskulare.
Disa veze ne jave nuk jane te ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe ne sasi me te vogel. Po ashtu mund te merren ne sasi jo te tepert edhe arrat, bajamet, lajthite dhe shqemet, por ne kokrra te plota. Kontrollimi i porcionit do te ndihmoje qe te keni ne dore peshen tuaj. Kur te gatuani mos hidhni gjysmen e orizit ne tenxhere, por duhet ta matni ate. Shmangni lengjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nese mund te braktisni disa kafshime, keni krijuar barriere ndermjet jush edhe ushqimit. Jeni te ngopur, por nuk jeni aq sa te keni nevoje te shkopsitni pantallonat.

7. Qarkullimi i gjakut
Leng i kuq ne vena i domosdoshem per jeten tek njerezit dhe kafshet e rendit me te larte qe mbart oksigjen, lendet ushqyese etj. perbrenda trupit dhe mban ne marredhenie me njeri-tjetrin qelizat aktive dhe indet e trupit; ndonjehere quhet keshtu edhe lengu me funksion te ngjashem tek kafshet e rendit me te ulet. Lidhja e vazhdueshme qe mundeson gjaku midis qelizave aktive dhe indeve te trupit furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme, perfshire acidin karbonik, te cila kalojne nga indet ne gjak. Normalisht zbret çdo 24 ore perafersisht dy deri tre litra lengje ne zorre nga ushqimi dhe pijet. Perveç kesaj krijohen çdo 24 ore gjashte deri shtate litra lengje ne kanalin midis stomakut dhe zorres nga gjendrat e peshtymes, stomaku, pankreasi, temthi dhe zorra e holle. Pjesa me e madhe e lengjeve thithet nga muri i zorres thelle ne zorren e holle dhe kalon pastaj ne gjak. Pirja e nje deri ne dy gota uji esell ne mengjes eshte kuruese, sepse te gjitha helmet qe jane formuar naten ne gjak pastrohen. Sekrecionet e shume gjendrave te trupit kalojne nepermjet gjakut ne indet e ndryshme qe jane te destinuar te influencojne. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor ne mbajtjen konstante te temperatures se trupit ne pjese te ndryshme te tij. Nga neuropercjellesi katekolamine varet kontrolli i trysnise se gjakut. Gjaku eshte me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (ne reaksion) e me nje ere te dobet por karakteristike. Perbehet nga nje likuid transparent, ngjyre te verdhe te hapur i quajtur plazma ose liquor sanguinis, ne te cilin ”notojne” nje numer i pafund qelizash apo trupezash, qelizat e bardha dhe te kuqe e plateletet e gjakut.

8. Dhimbja e gjoksit
Çdo person me moshe 40 vjeç e lart, qe ankohet per dhimbje gjoksi duhet te kerkoje ndihmen mjekesore, sepse keto dhimbje mund te kene origjine nga semundje te zemres qe perbejne dhe nje urgjence mjekesore te padiskutueshme, neurologjike (nervore), dhimbje te muskulatures (mialgji), per shkak te semundjeve te mushkerive. Dhimbjet e gjoksit, te shkaktuara nga semundje te zemres kane keto karakteristika: shtypese, shpuese, gerryese, shtrenguese.
Ato gjithashtu shoqerohen me shenja dytesore si: ndjenjen e frikes, djerse trupore, zbehje. Kohezgjatja e dhimbjes mund te jete 2-10 minuta, por mund te jete edhe me e zgjatur, me nderprerje ose jo. Masat qe duhet te merrni ne kete rast eshte te beni pushim absolut, duke nderprere çdo lloj aktiviteti, qofte fizik apo mendor. Angina eshte nje dhimbje gjoksi ose nje shqetesim i cili ndodh kur muskuli i zemres nuk merr mjaftueshem gjak. Angina mund te ndihet si nje dhimbje shtrenguese ne kraharor. Dhimbja mundet, gjithashtu, te ndodhe ose te perhapet edhe ne shpatulla, krahe, qafe, gryke ose ne shpine. Shume njerez me angina pektoris kane semundje te arterieve koronare, me ngushtim te arterieve si rrjedhoje e aterosklerozes. Kur arteriet jane ngushtuar rrjedhja e gjakut per ne zemer reduktohet. Format me te shpeshta te angines jane angina e qendrueshme dhe ajo e paqendrueshme. Nje forme me pak e hasur eshte angina qe eshte quajtur angina variant (e luhatshme). Angina e qendrueshme eshte dhimbja e gjoksit apo shqetesimi i cili ndodh kur zemra eshte duke punuar me shume se zakonisht. Dhimbja e angines se qendrueshme kalon kur personi qendron, qetesohet, apo merr medikamentin per anginen. Ilaçet e angines, siç jane nitritet, ndihmojne ne zgjerimin dhe qetesimin e arterieve. Ne kete menyre mund te shkoje me shume gjak per ne zemer. Angina e paqendrueshme eshte nje gjendje shume e rrezikshme e cila kerkon nje trajtim urgjent. Angina e paqendrueshme eshte nje shenje qe tregon se infarkti i miakordit mund te ndodhe shpejt. Angina e paqendrueshme mund te ndodhe pa shtim te aktivitetit fizik. Kjo angine nuk lehtesohet nga te qendruarit ne qetesi ose mjekimi. Angina variant shkaktohet nga nje spazem ne nje arterie koronare. Spazma shkakton ngushtim te mureve te arterieve. Ky ngushtim i arterieve pakeson ose ndalon rrjedhjen e gjakut per ne zemer. Diagnostikostikimi i angines bazohet ne anamnezen personale, familjare egzaminimin fizik dhe rezultatet e testeve te ndryshme kryesisht EKG-se. Kur ilaçet dhe ndryshimi i stilit te jetes nuk e kontrollojne anginen, atehere mund te nevojiten procedura te posaçme. Angioplastika dhe byipass-i i arterieve koronare jane dy procedurat me te zakonshme qe perdoren per te trajtuar.

9. Hemorragjia cerebrale
Ne kushtet normale djersa qe nxjerrim gjate motit te nxehte na mban te fresket kur ajo avullohet nga siperfaqja e lekures. Megjithate, ne ditet jashtezakonisht te nxehta, ose kur e ushtrojme trupin me shume se ç’duhet, ky sistem mund te mos funksionoje dhe temperaturat e trupit mund te rriten ne nivele shume te rrezikshme. Kjo çon ne hemorragji cerebrale. Gjithashtu mund te shkaktoje dhimbje koke, marrje mendsh, ngerç te muskujve, por mund te kete dhe rrezik per jeten. Kjo mund te jete veçanerisht e rrezikshme kur simptomat shfaqen shume shpejt, nese ne nuk u kushtojme vemendje shenjave me te hershme, dhe me shume pak paralajmerim. Njihet ndryshe nga populli edhe me fjalet i ra pika ose i plasi gjaku ne tru. Kryesisht ndodh ne moshat mbi 60 vjeç, por njihen raste edhe ne moshat e reja. Shenjat kryesore qe i semuri paraqet jane: nuk flet (nuk mund te shqiptoj dot asnje fjale), ose nuk i kuptohen fjalet (belbezon); Nuk leviz gjymtyret (doren ose kemben); Terheqja e muskujve te fytyres te asaj ane qe nuk leviz doren ose kemben; Urinon dhe defekton ne menyre te pavullnetshme; Te dridhura te pjesshme ose ne te gjithe trupin; Te vjella. Ne kete situate nese i semuri ka te vjella eshte mire qe te behet kthimi i kokes ne anen e majte me qellim qe te mos bllokohen rruget e frymemarrjes dhe te hiqen protezat kur ato jane. Kur i semuri ankon per te vjella, dhimbje koke, te dridhura, ç’rregullime te tensionit dhe te ritmit te zemres, duhet patjeter te beje vizite mjekesore per ti paraprire paralizes. Te kontrollohet rregullisht tensioni tek te semuret me tension te larte sidomos tek ata me trashegimi familjare te semundjes dhe te mos abuzohet me mjekimin. Nje mjekim i rregullt i tensionit te larte te gjakut dhe i çrregullimeve te ritmit te zemres do te parandalonte nje situate te tille.

10. Diabeti
Diabeti eshte çrregullimi i metabolizmit qe reflektohet ne paraqitjen e sasise jonormale te glukozes ne gjak, si pasoje e rezistences se qelizave te gjakut ndaj insulines, apo si pasoje e sasise se vogel te insulines se sekretuar nga pankreasi. Jane dy gjendje qe mund te shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i larte i glukozes) dhe hipoglicemia (niveli, i ulte i glukozes). Terapia e ilaçeve mund te parandaloje perparimin e metejshem te diabetit tek miliona njerez, te cilet kane nje stad te lart te rrezikshmerise te semundjes, shume studime sugjerojne menyrat e duhura per ta. Gati 5 per qind e popullsise se botes eshte e semure me diabet, dhe gati 7 per qind jane paradiabetike. Kjo lloj semundje zhvillohet zakonisht ne moshe madhore dhe tek pacientet, te cilet kane nivel te larte te sheqerit ne gjak, sepse qelizat e tyre jane bere rezistente ndaj insulines, hormoni qe stabilizon ngritjen e sheqerit ne gjak. Ne Evrope, 8.4 per qind e moshes madhore te popullsise jane diabetike dhe 60 milione jane paradiabetike. Pas nje sere studimesh dhe testimesh te kryera ne paciente ne mbare boten, rezulton se te semuret me diabet kane me shume mundesi dhe jane me te ekspozuar se nje njeri i shendetshem, te preken nga nje semundje e dyte, e cila pergjithesisht eshte shume e kushtueshme per t’u kuruar, ku mund te permenden semundjet e ndryshme te zemres apo demtime te veshkes.

Simptomat
Pacienti ha shume
Pi shume uje
Urinon shpesh
Humbet peshe
Mund te kete kriza te ketocidozes diabetike

Ja disa keshilla kunder diabetit
Ecni sa me shume, per shembull duke shkuar me kembe ne shkolle
Hani ne menyre te shendetshme e duke pire sa me pak lengje frutash te konservuara, pasi ato kane shume sheqer
Qendroni sa me pak ulur para televizorit, kompjuterit apo video-lojerave
Beni aktivitet te rregullt fizik dhe duke fjetur sa me shume
Hani medoemos mengjes

11. Te fiktit
Gjendja e te fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetedijes. Arsyeja e shfaqjes se saj eshte ulja e presionit te gjakut, per shkak te zgjerimit te eneve periferike, me pasoje uljen e presionit te gjakut dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit. Gjendja e te fiktit mund te parandalohet nese me shfaqjen e shenjave te para: marrje mendsh, djerse te ftohta, probleme me shikimin dhe tharje te gojes, pacienti qendron shtrire, merr lengje dhe qendron ne vende te fresketa. Lipotimia eshte ulja e tensionit te gjakut ne shifra poshtee 60 mmHg. Shkaqet jane: semundjet e gjakut, semundjet e zemres, stresi nervor. Ndersa shenjat jane: djerse ne te gjithe trupin, dobesi e menjehershme sa i semuri gati rrezohet, humbje e ngjyres se lekures etj. Ne keto raste i semuri duhet te shtrihet dhe ti ngrihen kembet me larte se sa koka duke i vendosur disa jasteke ose duke perdorur diçka tjeter per momentin. Ne qofte se i semuri fillon ta marri veten mund ti beni nje kafe. Mjeket keshillojne konsumimin e sa me shume lengjeve pa permbajtje kafeine, alkooli dhe sheqeri; qendrimin ne ambiente me ajer te kondicionuar; banja te shpeshta me uje te vaket; veshje me rroba te lehta me ngjyra te hapura dhe daljen ne oret e mengjesit e te mbremjes. Shqetesimet e para te vapes shfaqen menjehere pas ekspozimit ne diell te kokes dhe qafes, kur jane te pambrojtura, duke shkaktuar sipas mjekeve, dhimbje koke shume te forta, skuqje te fytyres, dhimbje te syve, humbje ndjenjash, konvulsione, shqetesime nervore dhe jo rralle vdekjen.
Keshillat
Evitimi i daljeve ne oret e pikut, ketu duhet pasur parasysh 10 paradite deri ne 15-16 pasdite
Perdorimi i lengjeve, i ujit ne radhe te pare dhe i lengjeve qe vjen nga frutat e fresketa
Po keshtu eshte me se i nevojshem edhe perdorimi i perimeve te stines
Te eliminohet perdorimi i lengjeve qe permbajne sheqer dhe kafeine
Ndersa per sa i perket ushqimit duhet te eliminohen yndyrat dhe te konsumohen perimet
Te tregohet kujdes me higjienen nevojitet rritja e saj
Nevojitet shmangia e mjediseve te ndotura
Ështe e domosdoshme evitimi i ujit te depozitave

12. Goditja nga dielli
Kjo eshte gjendja me e rende qe mund te shfaqet dhe perben nje rast urgjent. Kjo ndodh kur aftesite fiziologjike, te termorregullimit nuk perballojne rritjen e madhe te temperatures trupore. Ne keto kushte mund te ndodh qe organizmi te mos reagoje dhe te çoje deri humbje te vetedijes dhe probleme me serioze per jeten. Ne keto raste kerkohet trajtim ne spital, por ne pritje i semuri duhet te freskohet i semuri, te lirohet nga rrobat, te freskohet me uje te fresket, si dhe te vendosen akull ose rroba te lagura me uje te ftohet ne pulse. Goditja nga dielli shfaqet menjehere ose pas ekspozimit ne diell te kokes dhe qafes kur keto jane te pambrojtura Shenjat jane: dhimbje koke shume te forte, skuqja e fytyres, te vjella, humbja e ndjenjave, te dridhura. Te prekurit duhet te largohen nga qendrimi ne diell, duhen vene kompresa te ftohta ne balle dhe kyçe dhe nevojitet pushim absolut ne vend te fresket.

Shenjat e goditjes nga dielli
Dhimbje koke shume te forta, skuqje te fytyres, dhimbje te syve dhe humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor, jo rralle ndodh vdekja
Trajtimi
Behet largimi i menjehershem i te goditurit nga dielli dhe vendoset ne nje vend me hije, te fresket dhe te ajrosur. I vendosen kompresa te ftohta ne koke, fytyre dhe ne qafe, i jepet te pije lengje te fresketa
Parandalimi
Te mbrohet koka me kapele si dhe te evitohen qendrime per nje kohe te gjate nen rrezet e diellit, sidomos ne oret e nxehta te dites

Keshilla per te moshuarit
Te evitohen qendrimet ne ambientin e jashtem ne periudhen me te nxehte te dites
Te behen shetitje ne ajer te paster dhe ne vende me gjelberim ne periudhen me te fresket te dites
Te perdoren kapele per te mbrojtur koken dhe qafen
Te perdoret diete ushqimore me zarzavate te perpunuar mire termikisht (te gatuara me vaj misri ose ulliri)
Te evitohet perdorimi i yndyrave shtazore (gjalpe, dhjame) dhe kripes se tepert
Te perdoren lengje (uje higjenikisht i paster, lengje frutash te fresketa, supa)
Per te moshuarit nuk rekomandohen banjo dielli, por frekuentimi i vendeve malore
Te eliminojne udhetimet e gjata
Te perdorin produkte ushqimore te kontrolluara higjenikisht
Te bejne kontroll periodik tek mjeku dhe te perdorin mjekimin e rekomanduar

13.Neuroza
Si rezultat i rritjes se problemeve sociale (stresit) eshte shtuar shpeshtesia edhe e nje semundjeje qe quhet neuroze. Kjo semundje nuk njeh moshe dhe quhet si nje ankth ose stres nervor. Ajo vjen si rezultat i nje mbingarkese nervore ose emocionale. Me te predispozuar per kete semundje jane njerezit e ndjeshem ndaj faktoreve sociale (puna, shoqeria dhe familja). Kjo semundje ka prirje te behet kronike. Ne qofte se nje pjesetar i familjes suaj, kryesisht moshat e reja, paraqet ne menyre te papritur, te menjehershme, por edhe ne menyre graduale keto shenja:
mpirjen e gjymtyreve(duarve dhe kokes) ose gishtave, te dridhura, shtangim ose ngrirje te fytyres, duarve, gishterinjve, trupit, marrje fryme, dhimbje gjoksi, te rrahura te shpeshta te zemres, prirje per te mos folur e pergjigjur ndaj pyetjeve, ankim, ka raste pa baze, per dhimbje koke, pagjumesi ose shikim endrrash te frikshme ai vuan nga neoruza. Ne keto situata mund te matni tensionin arterial, mos krijoni situata dramatike, mundesisht me te semurin duhet te qendroje vetem nje person dhe familjaret e tjere te largohen nga dhoma, pasi sa me shume njerez te grumbullohen aq me shume zgjat kriza. Prania e shume personave nuk e ndihmon te semurin perkundrazi e keqeson krizen. Ne qofte se shenjat e mesiperme nuk jane shoqeruese te ndonje semundje tjeter te vertet si per shembull: epilepsi, diabet etj. atehere kemi te bejme me ate qe quhet neuroze (stres nervor), qe vjen nga shkaqe te ndryshme sociale. Perpiquni qe te minimizoni sa me shume problemet sociale, faktori kryesor ne sherimin e neurozes.

14. Reumatizma
Semundjet reumatike fillojne vone te mjekohen, por sipas mjekeve kjo semundje nuk duhet te neglizhohet per te parandaluar perkeqesimin e saj. Ekspertet kane njoftuar se personat me semundje reumatike zakonisht e fillojne mjekimin shume vone, ndersa nganjehere kjo eshte arsye e mos njohjes se semundjes. Personat me enjtje te dhimbshme te njeres ose disa nyjave, duhet ta vizitojne reumatologun ne afat kohor prej gjashte javesh nga paraqitja e simptomave. Po i njejti rekomandim i kushtohet edhe atyre te cilet kane nyje te shtangura per se paku gjysme ore pas zgjimit nga gjumi ne mengjes. Sipas rezultateve te disa hulumtimeve te fundit, vetem 64 per qind e pacienteve te semure nga artriti reumatoid mjekohen ne menyre te rregullt, ndersa pjesa tjeter nuk i percjellin rekomandimet mjekesore dhe nuk e perdorin terapine me rregull.

15. Artriti reumatik
Artriti reumatik shoqerohet me inflamim te kyçeve, ne menyre te tille qe kur i prek i ndjen te enjtura dhe te dhembin. Vete kyçet mund te dhembin pa i prekur dhe mund te kesh veshtiresi kur t’i levizesh. Megjithate inflamacioni i kyçeve eshte simptome tipike. Ajo ndryshon te njerez te ndryshem. Te disa dhimbjet vijne e ikin, te disa jane te vazhdueshme dhe mund te rriten me avancimin e semundjes. Me avancimin e semundjes shfaqen disa simptoma te ngjashme me ato te gripit. I semuri ndjehet i dobet, nuk ka oreks dhe mund te shoqerohet edhe me ngritjen e temperatures. Gjate kesaj periudhe delikate i semuri peson humbje ne peshe dhe behet anemik. Nje ne çdo pese paciente ka gunga te vogla nen lekure tek berrylat ose ne pjese te tjera te trupit.
Venat varikoze trashegohen brez pas brezi dhe ato nuk mund te eliminohen plotesisht. Ne rast se personi ka pune te rende, ose mban pesha te renda gjate dites, rishfaqja e damareve eshte e shpejte, madje edhe ne te njejtat vende, ku mund te jete kryer nderhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen ne moshen 20 deri 30-vjeçare, pas kesaj moshe shfaqja e variçeve eshte me e vogel. Specialistet rekomandojne qe kembet te trajtohen çdo dite me xhel freskues te masazhohen nga specialiste here pas here dhe te trajtohen me medikamente te ndryshme sipas porosive te mjekeve. Trajtimet ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e poshtme. Semundja e variçeve eshte e trashegueshme. Madje ajo kalon nga brezi ne brez dhe ne kete rast shfaqja e simptomave dhe shenjave te para nis qe ne adoleshence, pikerisht ne kohen kur trupi i njeriut nis te ndryshoje. Kjo semundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialisteve, ata kane edhe dhimbje me te medha se femrat dhe ne shumicen e rasteve te operuarit meshkuj mbajne rekord. Per te parandaluar kete fenomen eshte e rendesishme qe femijet te dergohen here pas here tek specialistet, ne menyre qe ai te keshilloje edhe veprimet e duhura qe duhet te ndiqen. Ne rast se venat shfaqen, ato nuk mund te hiqen plotesisht perveçse te trajtohen here pas here. Mjeket ua rekomandojne xhelin freskues te gjithe personave qe ende nuk kane probleme me variçet, por qe e dine qe ne familjen e tyre ka plot raste te tilla.

16. Dhimbjet e kokes
Ne ditet e perditshme te jetes dhimbja e kokes eshte nje nga semundjet qe perballemi me shpesh. Ne vere koha e nxehte, alkooli i tepert qe pihet, gjithe lodhja e palarguar e dimer-veres, pakesim i oksigjenit, ankesa nga gryket, hundet, veshet, tensioni i larte, dhimbjet e mezit dhe gjymtyreve shfaqin dhimbje te kokes ne keto dite te nxehta vere. Ne te gjithe vendet e botes me recete dhe pa recete perdorimi i ilaçeve nderpret dhimbjet. Si çdo funksion i ilaçeve per semundje te tjera dhe aspirina ndikon nq uljen e temperatures dhe largimit te dhimbjes se kokes. Por aspirina nuk duhet perdorur ne çdo dhimbje koke sidomos ne keto dhimbje qe sjell koha e nxehte e kesaj stine. Dhimbja e kokes si funksion i vetem sjell me te bashke dhe semundje te tjera. Ne ditet e nxehta shfaqet e teperta te dhimbjes se kokes rrjedhin si pasoje e migrenes, nxehtesia e kohes, rritja e tensionit. Tensioni i larte eshte nje semundje sistematike dhe ndikon shume ne dhimbjet e kokes. Ne oret kur koha eshte shume e nxehte duhet treguar kujdes duke qendruar ne vende te mbyllura (hije). Sidomos per femijet dhe te moshuarit eshte shume e domosdoshme.
Pirja e ujit te pijshem rregullisht. Personat qe vuajne nga tensioni dhe migrena duhet ti pine ilaçet ne kohen e caktuar dhe gjithashtu duhet te kalojne ne nje kontroll rutine. Duhet te marrin shpesh mendime nga kirurget. Personat qe vuajne nga diabeti, qe kane probleme me ushqimin, personat e shendoshe, femrat shtatzene, te semuret qe vuajne nga zemra, perdoruesit e droges dhe personat qe kane qendruar per nje kohe te gjate nen driten e diellit (ne te nxehte) jane persona qe u shfaqet me
shpesh dhimbja e kokes.
Keshilla
Duhet treguar kujdes per pirjen e te pakten 2 litrave uje ne dite
Ne kohe dreke duhet qendruar ne vende te mbyllura (me hije)
Duhet te visheni me rroba te holla te pambukta
Duhet te perdorni kapele dhe ombrelle

17. Sinusiti
Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me nje aspirine dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi per diagnostikimin e sakte te saj. Dhe dhimbjet e kokes kane shkaktare te shumte, duke filluar nga ftohja, sinusiti e deri tek dhimbjet e forta te migrenes. Diagnostikimi i sakte ka shume rendesi, pasi vetem keshtu mjeket mund te nderhyjne ne kohen e duhur per parandalimin e keqesimit te gjendjes shendetesore. Pas diagnostikimit te sakte, ilaçi me i mire kunder simptomave te sinusitit eshte provuar te jete ai i grupit te ilaçeve triptan, qe e largojne menjehere dhimbjen e kokes, por njekohesisht shkaktojne marrje mendsh. Sinusiti eshte nje infiamacion akut ose kronik i nje nga hapesirave(seno)te prane hundes. Sipas vendndodhjes dallojme 4 lloje sinusitesh: Sinusit te maxiles; sinusit te frontales; sinusit te etmoidales; sinusit te sfenoidales. Sipas perhapjes semundja mund te jete mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap me shume hapesira(seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike keto konsiderohen si bllokime te ketyre hapesirave duke mos lejuar daljen e lengut qe formohet gjate infektimit qe quhet Essadato (me nje perberje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike). Por mund t’i kemi edhe te llojit me formim ose jo te “puss” (material me linfocite te vdekura).
Keshilla
Evitoni diellin ne pikun e vapes
Mbani gjithmone syze edhe ne dimer edhe ne vere
Perdorni sa me shume ushqime me fibra per te evituar sinuzitin
Ne rast se ju fillojne dhimbje eshte mire qe te konsumoni menjehere kafe
Evitoni zhurmat e larta, te magnetofonit, televizorit
Per t’u qetesuar qendroni ne qetesi te plote dhe ne nje ambient te mbyllur dhe ne erresire per te pakten 30 minuta

18. Migrena
Migrena eshte dhembje koke periodike ne lidhje te ngushte me ndryshimin e shtypjes se ajrit. Migrena identifikohet sipas dhembjeve pulsive pas syve apo ne balle, te shoqeruar me mundime, ndjeshmeri ndaj drites dhe zerave, e ndonjehere edhe deshtimi i fushes se te parit. Per te zbutur dhembjen, do t’ju ndihmojne analgjetiket nga grupi i ergotaminave apo antireumatikeve josteroide, nderkaq tretmani i akupunktures do te zbuse dhe ule intensitetin e dhimbjes se kokes. Migrena shpesh eshte e lidhur edhe me ushqimin, p.sh. konsumimi i alkoolit, çokollates dhe te disa llojeve te djatherave te yndyrshem. Prandaj, shmanguni alkoolit dhe prodhimeve te tilla ushqimore, aq me pare kur shkaktohen ndryshime te motit dhe te shtypjes se ajrit.
Migrena eshte nje semundje neurologjike me dhimbje pulsative te kokes e shoqeruar me nause, vjellje, ndjeshmeri ndaj drites, zerave dhe ndaj aromave. Semundja fillon me simptome prodromale, gjysme deri nje ore para dhimbjes se kokes, me eufori, depresion, lodhje, puls te shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhimbja e forte e kokes ne te shumten e rasteve vetem nga njera ane, por jo gjithnje. Gjate aktiviteteve trupore keqesohen simptomat. Shpesh shoqerohet dhimbja e kokes me nause, vjellje, fotofobi dhe fonofobi. Faktoret te cilet ndikojne dhe shkaktojne dhimbje koke jane: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat. Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i nje substance kimike te quajtur serotonine ose 5HT ne gjak, qe shkakton ndryshime ne enet e gjakut ne tru. Se çfare ndodh me saktesi eshte ende e paqarte, por nje numer shkaqesh jaae identifikuar, te cilat ndryshojne nga personi ne person. Ne me te shumten e rasteve ndodh nje kombinimin faktoresh qe çojne ne krize, ku mund te perfshihen faktore ushqyes si çokollata, fruti i portokallit, limoni, brumerat, djatherat, alkooli (veçanerisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime te perpunuara.

19. Helmimet ushqimore
Stina e veres dhe temperaturat e larta qe e shoqerojne ate, shtojne rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat jane dehidrim deri ne toksikacione te shkalles se rende, shpesh serioze dhe per jeten e pacientit. Semundjet diarreike akute shkaktohen nga agjente patogjene, si baktere, viruse ose protozoare dhe mund te zhvillohen si shqetesime te lehta te zorreve e deri ne semundje te rrufeshme, qe vene ne rrezik jeten. Dekadat e fundit eshte arritur veçimi i agjenteve etiologjike specifike dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktaret e semundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore jane disa mikrobe dhe viruse. (Te tilla jane escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm. Viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktaret ndodhen ne ajer, uje dhe ushqime te kontaminuara, kafshe shtepiake dhe te egra bartese te ketyre mikrobeve, njerez te semure, ose bartes te tyre. Insektet mund te jete transportues pasive, sidomos per viruset. Periudha me e favorshme per perhapjen e tyre eshte stina e veres dhe sidomos periudha korrik-tetor.
Keto lloj infeksionesh gati gjithmone merren nga goja, zakonisht nga gelltitja e ushqimit ose pijeve te helmuara. Çdo prodhim ushqimor eshte nje burim potencial per infektimin e njeriut. Trajtimi eshte i lidhur ngushte me stadin e semundjes dhe llojin e mikrobit. Zevendesimi i lengjeve dhe kriperave minerale eshte kushti i pare. Ne format e lehta dhe kur nuk ka te vjella, marrja behet nga goja. Ne format me te renda, me temperature, te vjella te shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi behet intravenoz me perfuzione (serume) qe mund te arrijne disa litra ne 24 ore, elektrolit, kortikoid dhe antibiotike. Duhet theksuar qe jo çdo helmim kerkon perdorim antibiotikesh. Antibiotiket e perdorur pa kriter mund te zgjasin dekursin e semundjes. Vera e kuqe eshte aleate kunder helmimeve, qe shkaktohen si nga bimet ashtu dhe nga mishrat. E vetmja menyre per te parandaluar helmimet ushqimore eshte zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike ne pergatitjen e ushqimit. Mbrojtesja me e rendesishme eshte higjiena vetjake. Duhet te tregohet mjaft kujdes ne restorante, fast-foode dhe ne konsumimin apo pergatitjen e prodhimeve te detit.

20. Faringitet
Lengjet e ftohta, kondicioneret, mikrobet e ndryshme qe qarkullojne ne kete periudhe jane keta disa nga shkaktaret e shfaqjes se problemeve me faringitet gjate stines se veres. Mjeket terheqin vemendjen qe me shfaqjen e shqetesimeve te para te drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi ne kohe mund te shfaqe nderlikime serioze. Po. Renia e rezistences se imunitetit, korrentet e ajrit, konsumimi i pijeve te ftohta, apo qendrimi nen kondicioner apo ventilator, ndikojne ne acarimin e faringiteve, por dhe rrugeve te siperme te frymemarrjes. Faktore per acarimin e faringiteve jane dhe mikrobet dhe viruset e ndryshme, qe temperaturat e larta u krijojne terren te pershtatshem, per t’u shumuar dhe shnderruar ne patogjen per organizmin. Natyrisht ulja e rezistences se mukozave te personat e predispozuar ben qe te shfaqen te tilla probleme. Natyrisht jane ato grupmosha qe kane sistem imunitar te dobet, per kete arsye femijet jane kontingjent me i rriskuar dhe me i prekur nga faringitet. (femijet e moshave 2-6-10 vjeç). Ka raste qe jane forma akute, por dhe raste riakutizimi te formave kronike, qe kur krijohen kushte te pershtatshme.


Postime te Ngjashme:


Popularity: 10% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.