Për një gjoks te “bukur”, bebet sakrifikohen për qumesht
Gjoks me forme te bukur dhe larg deformimeve. Ështe çeshtje estetike, qe nenat e reja sakrifikojne foshnjet e tyre per t’i mbajtur larg ushqyerjes me qumeshtin e gjirit. Ne fakt, ky eshte nder shkaqet kryesore qe foshnjet po ushqehen gjithnje e me pak me produktin me natyral dhe te dobishem per ta, por jo shkaku i vetem. Problematiken e nivelit te ulet te ushqyerjes ekskluzive me gji e ngre vete dikasteri i Shendetesise, duke theksuar se foshnjet kane shume mangesi dhe perdorimi i formules foshnjore teper i ulet. Ndersa drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu shpjegoi disa nga arsyet e ketij fenomeni dhe theksoi se prioritet i maternitetit qe drejton eshte nxitja e nenave qe te ushqejne femijet me qumeshtin e gjirit. Nderkohe, mjeket pediatre shpjegojne se deri ne çfare moshe eshte e keshillueshme qe foshnjet te ushqehen me gjirin e nenes se tyre dhe sa e rendesishme eshte kjo.
Ushqyerja
Duhet te ushqehen me qumeshtin e gjirit te nenes te pakten deri kur te mbushin 1 vit, por jo te gjitha bebet e kane kete shans, sepse ne vend te ketij produkti te pazevendesueshem, ushqehen me qumeshtin e pakontrolluar te lopes duke favorizuar
kequshqyerjen dhe anemine. Alarmin e jep dikasteri i Shendetesise, sipas te cilit, treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetem me qumesht gjiri, jo uje, jo lengje te tjera) ne muajin e katert eshte 40%. Por foshnjet nuk arrijne te marrin as formulat. Perdorimi i formules foshnjore e cila mbetet e ulet dhe eshte (15%) e femijeve 0-1 vjeç. “Kryesisht, kjo vjen per shkak te kostos se larte te tyre per buxhetin e familjeve shqiptare dhe tradites se ushqyerjes me qumesht lope”,- pohojne specialistet e Shendetesise.
Shkaqet
Mendojne se gjoksi i tyre nuk do te jete i bukur dhe do te pesoje demtime nese foshnja e tyre ushqehet gjate me qumesht, por ne fakt nuk eshte aspak keshtu. Keshtu mendon drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, e cila thekson se faktori estetik i shtyn disa nga nenat te mos ushqejne femijet me qumeshtin e gjirit. “Politika kryesore qe ndjekim me nenat qe paraqiten ne maternitet, eshte qe ato te ushqejne foshnjet e tyre me qumeshtin e gjirit. Ka disa faktore qe shume prej foshnjeve nuk ushqehen me kete produkt, por mendoj se edhe faktori estetik per te cilin nenat, sidomos ato ne moshe te re, luftojne ta mbajne gjoksin e tyre ne forme, ndikon shume”,- shpjegon Rubena Moisiu. Megjithate, ajo siguroi se kjo mani e nenave eshte e kote pasi gjoksi i tyre nuk peson asgje nese foshnja ushqehet me qumesht. Sipas saj, gjoksi eshte i ndertuar ne menyre te atille qe merr forma te zmadhuara dhe te zvogeluara, ne varesi te situates dhe ushqyerja e foshnjes nuk do te demtoje aspak estetiken e gjoksit. Nderkohe ajo shpjegon se faktore te tjere jane edhe problemet qe mund t’u lindin nenave, duke mos patur qumesht per femijet. Por kjo pasohet edhe me faktorin “kohe” qe kane nenat, pasi shume prej tyre punojne dhe nuk kane mundesi te ushqejne foshnjet. Megjithate Moisiu nuk perjashton edhe publicitetin e tepert qe i behet ndonjehere ushqimeve per foshnja, duke joshur nenat pas tyre.
Moisiu: Nuk kane pasoja vetem foshnjet, por edhe nenat
Qumeshti i gjirit eshte ushqimi ideal per foshnjat per gjashte muajt e pare te jetes, ndaj nuk duhet t’u mohohet, pasi kjo mund te shkaktoje pasoja tek ata. Keshtu u shpreh Rubena Moisiu, duke theksuar se ai kombinon tre themelet baze te nje ushqyerje te shendetshme qe jane ushqimi, shendeti dhe kujdesje. Sipas saj, qumeshti i gjirit i mbron femijet nga shume infeksione dhe i ben ata rezistente ndaj semundjeve. “Shume nena, perdorin qumeshtin e lopes per bebet e tyre dhe kjo mund te favorizoje kequshqyerjen dhe anemine”,- pohon Moisiu. Nderkohe ajo thekson se edhe nenat qe u nderpresin qumeshtin e gjirit foshnjave, kane pasoja. “Ështe vertetuar se nenat te cilat nuk ushqejne bebet me qumesht, jane te stimuluara ndaj kancerit te gjirit. Nenat duhet te jene koshiente per kete se pasojat nuk jane vetem mbi bebet, por edhe mbi ato”,- thekson Rubena Moisiu.
Mjekja pediatre, Vjollca Konica shpjegoi rendesine e ushqyerjes me qumesht gjiri. Deri ne 6 muajsh eshte e domosdoshme
Konica: Ja deri kur duhet te ushqehet foshnja me qumesht gjiri
Qumeshti i gjirit permban gjithe lendet ushqimore, antitrupat, hormonet dhe faktoret e rritjes qe i nevojiten nje foshnjeje per t’u rritur dhe zhvilluar, ndaj nuk duhet t’i mohohet bebeve ky ushqim i pazevendesueshem. Keshtu u shpreh mjekja pediatre, Vjollca Konica, duke shpjeguar se qumeshti i gjirit nuk duhet t’u ndahet bebeve, te pakten vitin e pare te lindjes. Ndersa si te domosdoshem ajo shikon kohezgjatjen e ushqyerjes me qumeshtin e nenes deri ne 6 muaj. Ne fakt, ky eshte edhe rekomandimi i OBSH-se, qe thote se ushqim ekskluziv me gji ne 6 muajt e pare dhe vazhdimin e ushqimit me gji, kombinuar me shtesa pertej vitit te pare. Pediatrja Konica pohon se ne favor te femijeve do te ishte ushqyerja me qumeshtin e nenes deri ne moshen 2 vjeç por sigurisht, kur kjo te jete e kombinuar me ushqime shtese. “Qumeshti i gjirit mbron foshnjat nga diarreja dhe infeksionet akute respiratore, otiti i mesem dhe dermatiti atopik, stimulon sistemin e tyre imunitar dhe pergjigjen ndaj vaksinimit dhe, sipas disa studimeve, ndihmon ne aftesite njohese dhe zhvillimin e sistemit nervor qendror”,- shpjegojne specialistet e Ministrise se Shendetesise, duke theksuar se vetem me qumesht gjiri mund te kemi femije te shendetshem.
MSH: Nenat dorezohen shpejt per ushqyerjen me gji
Mbrojtja dhe nxitja e te ushqyerit me gji eshte pjese perberese e strategjise se Ministrise se Shendetesise per uljen e semundshmerise dhe vdekshmerise foshnjore. Keshtu shprehen burime zyrtare te Ministrise se Shendetesise te cilet pohojne problematiken e nivelit teper te ulet te ushqyerjes ekskluzive me gji te foshnjave, si dhe arritjen e objektivave te zhvillimit te mijevjeçarit. Sipas tyre, ne fund te muajit te pare te jetes ky tregues eshte 47%, gje qe tregon se nenat shpejt dorezohen para veshtiresive te javeve te para te te ushqyerit me gji dhe fillojne t’u japin çajra qetesues ose lengje te tjera. “Ne muajt e dyte dhe te trete, vihet re nje renie e ketij treguesi, nga 47% ne 37.4%, pra me shume se gjysma e femijeve tashme i kane humbur perparesite e nje ushqyerjeje ekskluzive me gji”,- pohojne burime te dikasterit te Shendetesise.
Postime te Ngjashme:
- Mungesa e Vitaminës D
- Çrregullimet e tretjes tek fëmijët e vegjël
- Kujdes me mbipeshen te femijet!
- Kanceri i Gjirit
- Vaji i ullirit, në peshoren e vlerave dhe antivlerave
Popularity: 8% [?]

me falni un dua te di per gjoksin e kam shum te varur dua te bej ndryshim e dua me te ngritur dhe me te ngjeshur ndihme ju lutem,si ta arij cka duhet te bej pres me shpejt pergjigje pleas hehe ndoshta esht pak qesharake hehe por kam stres ndihme????
Like or Dislike:
3
1