Orizi, me te mirat dhe te keqijat e veta
Orizi eshte baza e ushqimit per me shume se 3 bilione njerez (shumica te varfer), pothuajse gjysma e popullsise ne bote. Por edhe ne shqiptaret ne fakt e njohim mire pasi e kemi perdorur ate rendom ne receta te ndryshme e sidomos ne tave me pule. Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegoi vlerat qe ka orizi, por pa lene menjane edhe pasojat negative qe mund te sjelle ne disa raste.
Orizi ben pjese ne grupin e brumerave dhe ka perqindje te larte karbohidratesh (sheqeri) te cilat ofrojne 85% te kalorive te tij. Kualiteti proteinik eshte me i larte se gruri apo misri. Por cilin tip orizi duhet te zgjedhin njerezit per konsum, pasi jo te gjitha llojet e orizit i ofrojne keto te mira?
Jane dy lloje orizi me te perdorur, por pakkush e di se cili eshte me i shendetshem. Sipas dietologes njeri lloj eshte orizi kaf, te cilit i eshte hequr vetem levozhga e patretshme dhe i eshte lene pjesa e brendshme e saj me ngjyre kafe. Lenia e kesaj levozhge e ben ate shume me te ushqyeshem se orizin e bardhe pasi ajo eshte e pasur ne vitamina dhe fibra bimore.
Ndersa lloji tjeter i orizit eshte pikerisht ky i bardhi, qe eshte orizi i zakonshem i pastruar nga levozhgat. Ky oriz, sipas dietologes, eshte shume i varfer ne proteina, ne fibra bimore, dhe nuk permban vitamine B1, cka do te thote se nga vlerat ushqyese eshte shume me inferior se orizi ne ngjyre kafe.
Nuk ka vetem vlera, por mund te shkaktoje edhe semundje. Dietologia e nis argumentimin pikerisht nga vitamina B1, e cila ndodhet vetem ne levozhgen e orizit. Me zhvillimin e teknologjise sipas dietologes u be e mundshme heqja e levozhges se orizit dhe njerezit filluan te preferonin orizin e bardhe ndaj atij kaf . “Ky proces largoi edhe vitaminen B1 ose ndryshe Thiaminen, mangesia e se ciles shkakton nje semundje te quajtur “beri beriâ€, si dhe semundje te zemres dhe te sistemit nervorâ€,- pohon dietologia.
Mjeke holandeze ne Java dhe mjeke japoneze ne vecanti e vune re shfaqjen e semundjes “beri beri†me edema, deshtim te zemres, neuripati dhe shume vdekje. Ne ate kohe, padyshim, Thiamina ishte e panjohur. Historia e orizit, eshte shume interesante per faktin se ilustron se si mania e teknologjise per t’i bere ushqimet sa me te shijshme (si p.sh., orizin e bardhe ndaj atij kaf) udhehoqi ne epidemine e nje semundjeje te re per keta popuj, te cilet e kishin orizin ushqimin kryesor.
Studimet ne Japoni dhe Indonezi ndihmuan ne sherimin e semundjes duke keshilluar nje diete me te larmishme, plus perdorimin e orizit me levozhge.
Historiku i orizit
Besohet se kultivimi i orizit filloi me shume se 6500 vjet perpara. Te vjelat e para jane vene re ne Kine, 5000 vjet para Krishtit, si dhe ne Tailande, 4500 vjet para Krishtit. Ky lloj i orizit u kultivua ne Europe rreth 800 vjet p.K.
Civilizimet me te medha ne bote jane zhvilluar pas zbulimit te perdorimit si ushqim te dritherave te ndryshme, te cilat ofruan bollek ushqimor per shume popuj. Si shembull kemi misrin per Ameriken, grurin ne Europe (Greqi dhe Rome), dhe orizin ne Kine dhe Indi. Perdorimi i orizit u shpernda me shpejtesi te madhe nga Kina, India dhe Afrika, dhe aktualisht eshte nje nga ushqimet baze te mbare botes. Ne Azi eshte kaq i rendesishem sa ka influencuar gjuhen si dhe besimet. Ne shume gjuhe zyrtare dhe dialekte lokale, folja “te hash†ka te njejtin kuptim me “te hash orizâ€!
Dy jane llojet e kultivuara per perdorim si ushqim: 1. Oryza Sativa – orizi i zakonshem aziatik, i cili e ka origjinen ne Lindjen e Larget, ne rreze te Himalajeve. 2. Oryza Glaberrima – me origjine ne Afriken Perendimore, me pak i perdorur dhe i shperndare.
Perberja ushqyese e 1 kupe oriz te gatuar
Orizi kaf Orizi i bardhe
*Nevojat ditore per Thiamine (vitamina B1) jane 1,2mg
Kalori 218266
Proteina (gr) 4,55
Karbohidrate (gr) 45,858,6
Fiber (gr) 3,50,5
Yndyrna (gr) 1,60,4
Acide lyrore te pangopura (gr) 0,60,1
Kolesterol 00
Thiamine (vitamina B1) 0,200,34 (e shtuar ne menyre artificiale)
Vitamine A 00
Orizi per parandalim dhe terapi
Ne kohen qe shume pak ilace njiheshin per tensionin e larte, orizi eshte perdorur si terapi kryesore. Tashme njihet se vetite e tij kuruese qendronin me teper ne nje diete pa yndyre, kripe dhe kolesterol, sesa vete te orizi. Nje rol me te vertete terapeutik i orizit eshte trajtimi i alergjive. Orizi eshte joalergjik dhe qumeshti i orizit eshte perdorur per foshnjat qe jane alergjike ndaj qumeshtit te lopes. Edhe proteinat e orizit jane perdorur per formula ushqyese per femije. Orizi eshte nje nga ushqimet kryesore te nje diete qe trajton diarrete e shkaqeve te ndryshme, pasi eshte shume “miqesor†per sistemin intestinal.
Keshilla dhe receta
•Mund te konsumoni orizin 2-3 here ne jave, per t’i lene vend dhe dritherave te tjera ne dieten tuaj te perditshme.
•Preferoni orizin kaf ndaj atij te bardhe (pervec rasteve ku orizi perdoret si trajtim per diskomforte intestinale, si diarre etj.).
•Personat qe vuajne nga diabeti eshte mire ta shoqerojne me zarzavate te fresketa dhe te mos abuzojne me sasine e tij.
Postime te Ngjashme:
- Mungesa e Vitaminës D
- Oriz me midhje
- Rizoto me Fruta Deti dhe Kerpudha
- Niveli i ulët i vitaminës D shkakton kancer
- Ushqime qe na dhurojne bukuri
Popularity: 6% [?]
