Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Mungesa e ujit

Submitted by on February 9, 2009 – 8:03 pmNo Comment




Dehidratimi ose mungesa e ujit ne organizem ndodh atehere kur trupi nuk merr lengje te mjaftueshme. Azilet per shembull, jane te detyruara te mbajne nje ene me uje te ftohte prane krevatit te çdo pacienti. Megjithate, mund te kete probleme te tilla si: nuk jepen lengje te mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do te pije lengje, ose i duhet ndihme. Nese nje i moshuar nuk pi lengje aq sa duhet, ai mund te dehidratohet. Si rrjedhim ai mund te kete infeksion, peshtjellim, dhe/ose plage ne trup.

Shenjat jane: goje teper te thate, lekure teper te thate, sy te futur thelle, gjuhe te trashur, peshtjellim te pashpjegueshem dhe/ose pergjumje te pashpjegueshme. Shumica e eksperteve keshillojne te pini te pakten 8-10 gota uje ne dite nese peshoni 75 kg. Per çdo 11 kile mbipeshe, duhet te shtoni nje gote uji. Pini me shume uje nese jetoni ne klime te nxehte ose nese levizni shume. Nese hani ushqime me shume fibra (buke, drithera, etj.), duhet gjithashtu qe te pini me shume uje.

• Uji

Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithese shume rralle i njihet merita, uji eshte elementi me i rendesishem jetesor per shendetin dhe jeten e njeriut. Mund te jetojme pa ushqim per pothuajse dy muaj, nese kemi shendet te plote, por mund te rrojme vetem pak dite pa uje. Uji perçon elementet ushqyes nga ushqimet qe hame si edhe mineralet qe drejtojne rrugen e ketyre elementeve, oksigjen ne qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperatures trupore me ane te djerses. Gjithashtu eshte element teper i rendesishem ne reaksionet kimike trupore si tretja dhe metabolizmi. Uji eshte i nevojshem per te zevendesuar humbjen e lengjeve trupore, si edhe per te larguar mbeturinat ushqimore ne forme urine, nevoje, djerse dhe frymenxjerrje. Pa uje te mjaftueshem, ne jemi ne rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Po ashtu, uji sherben si graso per indet dhe kyçet e trupit. Vertet dukeni te ngurte, por trupat tuaj perbehen nga 60-65 per qind uje nese jeni burra, dhe 50-60 per qind nese jeni gra. Trupi i nje njeriu te zakonshem ka perafersisht 43 litra uje, gjysma e te cilit gjendet ne qeliza. Gjaku eshte 83 per qind uje. Edhe indet e ngurta kane 75 per qind uje, ndersa kockat kane 22 per qind uje.

• Veshkat

Njeriu humb perafersisht 2-3 litra uje ne dite nepermjet shkarkimit te mbeturinave trupore dhe djerses. Veshkat duhet te shkarkojne te pakten 280 miligrame ne dite per te pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojne acidin urik dhe urene, dy lende helmuese, keto jane te shkrira ne uje. Nese ju nuk pini uje te mjaftueshem, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund te krijojne gure ne veshka. Uji permban kripera te shkrira. Kriperat rregullojne shperndarjen e ujit ne trup. Nese nuk pime uje aq sa duhet, ne dehidratohemi dhe na merr etja. Kriperat grumbullohen ne nje pike dhe trupi merr ujin e qelizave per te shkrire kete grumbullim. Kjo sjell keqfunksionimin e veshkave, sepse pavaresisht nga sasia e ujit te marre, ato duhet te shkarkojne te pakten 280 ml ne dite per te pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Uji eshte element kyç per kryerjen e reaksioneve kimike gjate tretjes dhe metabolizmit te ushqimit. Ai perçon elemente dhe oksigjen ne qeliza nepermjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperatures trupore nepermjet djersitjes. Uji sherben si graso per trupin. Gjithashtu, na duhet uje per te marre fryme. Mushkerite tona duhet te jene te njoma ne menyre qe te marrin oksigjen dhe te nxjerrin dioksidin e karbonit. Ne humbim pothuajse nje liter uje ne dite vetem nga frymenxjerrja.

• Sasia

Sasia e ujit qe humb trupi i njeriut varet nga metabolizmi, veprimtaria fizike, temperatura e mjedisit, ose gjendja shendetesore. Ne kushte te zakonshme, kjo do te thote qe na duhet te zevendesojme 2-3 litra uje ne dite. Gjate semundjeve si ethe, vjellje dhe diarre, trupi mund te humbe 4 litra uje ne dite ose me shume. Shumica e njerezve pine 6-8 gota lengjesh ne dite, perfshire ketu ujin, lengje te ndryshme, qumeshtin, pijet me gaz, supen, kafen dhe çajin. Pjesa tjeter vjen nga ushqimet qe kane shume uje, per shembull, frutat dhe perimet, te cilat permbajne mbi 80 per qind uje. Edhe nje cope buke eshte 1/3 uje. Nje pjese e ujit trupor vjen nga proceset metabolike te trupit kur glukoza (sheqeri) dhe yndyrat shnderrohen ne energji. Megjithate shumica e njerezve jetojne ne gjendje dehidratimi. Nese ju nuk pini uje te mjaftueshem, trupi juaj detyrohet te mbaje me teper uje se sa i duhet per te kompensuar. Nese po perpiqeni te humbni peshe dhe nuk pini uje te mjaftueshem, trupi juaj nuk e shkrin dot yndyren si duhet. Mbajtja e ujit nga trupi gjithashtu shton peshen. Uji eshte nje nga sekretet e humbjes ne peshe. Po ashtu kontrolloni cilesine e ujit qe pini para se te beni gjimnastike ose para se te filloni dieten.

Pasojat e dehidratimit
Nese nuk pini sasine e duhur te ujit per te plotesuar nevojat tuaja trupore ju mund te keni keto pasoja:
Probleme tretjeje
Lekure te thate dhe ze te ngjirur
Ngadalesim te organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyçesh
Rritje e toksinave (helmeve) ne trup
Metabolizem i dobet i yndyrave te trupit
Dhjame te tepert
Muskuj te dobet dhe forme te keqe trupore
Kapsllek te perhershem

Llojet e ujerave ne shishe

Ne ditet e sotme, per shkak te shqetesimit per ndotjen e ujit dhe per shkak te reklamave te zgjuara, ka plot lloje ujerash ne shishe. Disa kushtojne me shume, e disa me pak. Ja cilat jane llojet me te perhapura:

Uje i pastruar – uje çezme pa gaz

Uje me xixa – uje me gaz qe karbonizohet duke tretur dioksid karboni

Uje mineral – uje me permbajtje minerale qe zakonisht vjen nga burime natyrale

Uje burimi – uje qe buron natyrshem nga siperfaqja e tokes. Ndonjehere perpunohet para se te shitet, ndonjehere jo

Uje seltser – uje çezme i filtruar dhe i karbonizuar (pa u pasuruar me kripera dhe minerale)

Klub Soda – uje çezme i filtruar, karbonizuar dhe i pasuruar me minerale. Permbajtja e sodiumit mund te jete e larte, prandaj nuk rekomandohet per njerez qe vuajne nga tensioni i larte ose nga zemra, me perjashtim te rastit kur nuk ka permbajtje sodiumi.

water

Postime te Ngjashme:


Popularity: 4% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.