Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Me shume peshk me pak semundje

Submitted by on January 24, 2012 – 7:03 pmNo Comment




Permban OMEGA – 3  dhe OMEGA – 6, yndyrna te mira, qe sot i shtohen qumeshtit dhe ushqimeve te tjera. Por qe te jete vertete i shendetshem duhet te blihet duke ndjekur disa rregulla.

Peshku nuk duhet te mungoje asnjehere ne nje diete te shendetshme dhe te ekuilibruar, sepse karakteristikat e tij ushquese jane shume te cmuara per shendetin dhe eshte nje ushqim i pershtatshem per te gjithe. Pervec se eshte shume i lehte per tu gatuar, mund te jete dhe shume ekonomik, nese zgjidhet mire midis shume llojeve te ndryshme qe jane ne markate per cdo stine.

PROTEINAT E MIRA

Peshku eshte nje ushqim i pasur me proteina te mira, ne gjendje t’i jape organizmit aminoacidet thelbesore, qe nuk mund te sintetizohen nga organizmi yne, por qe duhet te futen ne dieten e perditshme. Peshku ka avantazhe ndaj mishit, se pari ai nuk permban yndyrna te demshme, por permban ato yndyrna, qe kane efekte te mira per shendetin tone. Yndyrnat Omega – 3 kane veti te panumerta, nepermjet te cilave, ulin nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit ne gjak, ulin presionin arterial dhe ulin mundesine e nje tromboze ose infarkti.

Keto acide lyrore jane efikase edhe per artritin reumatizmal, psoriazen, astmen alergjike dhe per tumorin ne gjoks.

dieta me peshkKRIPERAT MINERALE

Per karakteristikat e tij ushqyese, peshku duhet te konsumohet 2 ose 3 here ne jave dhe mundesisht i gatuar ne avull, ne menyre qe te mos ndryshoje cilesite.

Peshku eshte i pasur edhe me kripera minerale, vitamina, kalcium, forsfor, jod, zink, selen, dy substanca efikase kunder radikaleve te lira. Jodi, ne vecanti eshte nje mineral shume i rendesishem per organizmin, sepse garanton funksionimin e tiroideve.

 

I KESHILLUESHEM PER TE GJITHE

Ngaqe eshte i tretshem, peshku eshte nje ushqim i keshillueshem per te gjithe, ne vecanti per ata qe duan te rrine te lehte. Eshte i pershtatshem edhe per te moshuarit, femijet, por edhe per sportistet, ose per ata qe pasi kane ngrene duhet te shkojne menjehere ne zyre. Peshku eshte i keshillueshem edhe per grate shtatzena. Sipas nje studimi nga nje grup studiuesish daneze, grate qe hane peshk te pakten 2 here ne jave ne periudhen e shtatzanise, kane me pak rreziqe, qe te bejne lindje te parakoheshme dhe eshte e veshtire qe femijet e tyre te jene nenpeshe.

CFARE DUHET TE SHIKONI PER TE KUPTUAR NESE PESHKU ESHTE I FRESKET

Duhet te tregoni shume kujdes kur blini peshkun. Ndonjehere peshku eshte i ekspozuar ndaj dritave te forta dhe here pas here freskohet me uje te kripur, qe te duket me i shndritshem nga c’eshte. Nese nuk jeni ne gjendje te gjykoni mbi freskine e tij, orientohuni te peshku i ngrire, qe mund te konsiderohet me i fresket. 2 ore pasi peshkohet ai pastrohet dhe ngrihet ne temperature -18 grade C, qe lejon konservimin. Perpara se ta gatuani eshte e nevojshme ta shkrini me ngadale, qe te mos humbisni disa nga elementet ushqyese te tij.

Gjithmone duhet te beni kujdes:

  • Lekura duhet te jete e tendosur dhe pa ngjyrime grit ne te verdhe.
  • Syte duhet te jene te tejdukshem.
  • Velezat duhet te jene te kuqe dhe behen ngjyre kafe kur nuk eshte me i ngrenshem.
  • Peshku i sapopeshkuar brenda 24 oreve, mban era det dhe alga dhe nuk ka ere te keqe. Me pas ndryshon dhe mban ate eren karakteristike te “peshkut”.
  • Pamja e tij duhet te jete e plote dhe mishi duhet te duket i forte. Luspat jane te shndritshme dhe te ngjitura mire pas trupit.

 

SUGJEROHET TE HAHET NE KETO STINE

Nga Marsi deri ne Shtator mund te konsumohet me mire açuge, aragosta, krap, qefull dhe ton.

Nga Maji, Qershori deri ne Dhjetor sugjerohen midhjet, karkalecat, kocet, barbuni dhe xhivalle.

Nga Nentori deri ne Prill me mire te konsumohen ngjalat, kokorosh, ngjalat e egra (por kujdes keto te fundit sugjerohen vetem ne fund te muajit Shkurt).

Gjate gjithe vitit mund te konsumohen merluci, gjuheza, oktapodet, sardelet dhe kallamaret.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 7% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.