Kirurgjia plastike: Vëtëpërmirësim apo vetëdëmtim?
Sot, shumica e implanteve (perdoren ne operacionet plastike per te rritur masen e gjinjve) jane prej solucioni me kripe. Kjo eshte nje lende relativisht me e sigurt, por qe gjithnje eshte e mbeshtjelle brenda nje zarfi prej silikoni. Rreziqet e vonshme nga ky tip implanti jane akoma te panjohura, por disa probleme duken edhe sot:
•Implantet zgjatin 10 vjet. Çdo kirurgji per t’i zevendesuar ato qe hiqen, ka po ato rreziqe qe ka kirurgjia e pergjithshme dhe anestezia.
•Implantet mund te rupturohen, fryhen, forcohen, levizin, shkaktojne dhimbje, ose zhvillojne infeksione nga mykrat dhe bakteret.
•Implantet pengojne mamografite dhe zbulimine kancerit te gjirit.
•Implantet mund te infektojne qumeshtin e gjirit.
•Implantet ulin ndjeshmerinedhe shkaktojne rrudhosje te gjinjve.
•Implantet mund te shkaktojne çrregullime serioze autoimune, siç eshte lupusi.
•Implantet jane te shtrenjta. Kirurgjia per te vendosur implantin kushton 2,000-3,000 dollare; ndersa per ta hequr implantin duhen 2,500-8,000 dollare. Anestezia, qendrimi ne spital, mjekimet dhe kujdesi pas operacionit, jane shpenzime ekstra.
Liposuksioni- Pastrimi i trupit me vakuum
Ky operacion filloi ne vitin 1982 dhe tani eshte procedura me e perdorur ne kirurgjine plastike. Instrumenti qe perdoret per kete procedure i ngjan fsheses me korrent, qe, pasi e therrmon, e heq dhjamin nga pjeset e ndryshme te trupit. Kryesisht perdoret per te hequr dhjamin nga barku, mjekra, kofshet, gjunjet dhe syri i kembeve. Çdo vit kryhen shume procedura te tilla, me çmime te kripura, me shume se 2,500 dollare per heqjen e dhjamit vetem ne nje vend te trupit.
Ndonese aktoret dhe modelet, me qellim qe te ruajne konturet qe u kerkon profesioni, jane klientet me te shpeshta, liposuksioni eshte bere sot masiv. Shume kliente, pas operacionit, vuajne dhe shqetesohen kur kuptojne se dhjami grumbullohet ne vende te tjera te trupit. (Vini re, une i quajta kliente dhe jo paciente, sepse ka ndryshim thelbesor midis tyre).
Nuk ka studime te reja lidhur me liposukcionin. Te dhenat ekzistuese tregojne se, ashtu si edhe per format e tjera te kirurgjise plastike, liposuksioni nuk eshte pa rreziqe. Nje investigim i kongresit Amerikan, ne vitin 1988, flet per 20 vdekje pas kryerjes se kesaj nderhyrjeje, si pasoje e embolive ne zemer, ne mushkeri dhe ne tru.
Trombet, infeksionet, dhe hematomat jane te tjera komplikacione operatore, qe arrijne shifren, deri 9%. Nje raportim mjekesor per vdekjet, qe u krye me vone ne New York City, tregoi se midis viteve 1993 dhe 2000, kishin ndodhur pese raste vdekjesh nga liposuksioni. Raporti arriti ne perfundimin se kjo procedure mund “te vrase njerez te shendoshe”
Bordi Mjekesor i Kalifornise ka ekzaminuar tri vdekjet e fundit pas liposuksionit. Ky investigim theksoi faktin se, shume mjeke me trajnim te pamjaftueshem, po i kryejne keto procedura. Rreziku behet edhe me i madh, ngaqe shumica e mjekeve operojne ne zyra ambulatore private, ose ne salla kirurgjie, ku mungon vemendja dhe metikuloziteti per sigurine e pacientit.
Si edhe me lufterat e tjera per trupin, liposuksioni duket sikur kenaq me shume nga sa ndodh ne te vertete. Shume njerez e rifitojne perseri peshen trupore, veçanerisht, kur nuk mberthehen ne nje diete strikte dhe ne nje plan ushtrimor rigoroz. Keqkonturimet dhe gropezat nen lekure, renia e mases muskulore dhe ndryshimet ne tonin e lekures, jane komplikacione te shpeshta pas liposukcionit.
Disa kirurge plastike heqin 1 deri 1,5 kg dhjame ne nje procedure, gje qe prish metabolizmin e yndyrave ne trup. Dhjami qe hiqet nga vithet, nga kofshet ose nga barku, do te shtohet ne organet e brendshme dhe ne gjak. Keto ndryshime metabolike çojne ne probleme shendetesore serioze.
Çdo vit “kirurgjia e modes” promovon procedura te reja, te paprovuara me pare. Nje nga keto metoda te reja per heqjen e dhjamit, eshteedhe “rruajtja e indeve te buta”. Kjo ngjan me liposukcionin, por sipas mjekeve qe e kryejne, ka me pak demtime te indeve perreth. Fatkeqesisht, edhe kjo metode e ka te larte rrezikun per demtime te nervave dhe vazave te gjakut.
Fytyra e lumtur
Per çdo problem ne fytyre, kirurgjia plastike ofron nje zgjidhje. Sot ka rreth 40 procedura te kirurgjise plastike qe perdoren vetem per te ndryshuar fytyren.
Nderhyhet per te rregulluar cikatrikset e vjetra. Linjat e te qeshurit ngrihen me injeksione kolagjeni qe u zgjat efektin deri ne gjashte muaj. Implantet e mjekres sherbejne per te rikonturuar fytyren. Syve mund t’u jepet forme e re, ose te ngrihen. Kryhen ngritje te fytyres tek te rriturit e rinj, qe e bejne fytyren 5 deri 10 vjet me te re. Ka operacione per fytyrat qe duken te “vuajtura”, ku hiqet dhjami per 3000 dollare, por qe sjell plakje para kohe te fytyres.
Zhveshja kimike e lekures, ose abrazioni kimik i lekures se fytyres, eshte nje nga metodat qe perdoret per te evituar shenjat e moshimit. Kjo procedure djeg shtresat e siperme te lekures me acid. Kjo zhveshje shkon deri tek lekura e pademtuar. Si rezultat, lekura e “ceflisur” enjtet dhe shkelqen per dhjete dite. Ndersa lekura mbetet roze edhe nje muaj tjeter. Ndonjehere, mbeten cikatriksa permanente, ndryshime ne pigmentim, flluska dhe infeksione me temperature.
Kirurgjia me laser eshte nje menyre tjeter per te hequr rrudhat. Kjo procedure shkakton komplikacione. Sherimi nga komplikacionet kerkon rreth tre muaj dhe shpenzimi shkon, nga 550 dollare, deri ne 6,500 dollare.
Mjeket thone se njerezit me semundje autoimune, duhet te evitojne injektimin e kolagjenit, por si nje alternative e tij mund te perdorin Botox (toksina botulinike qe eshte shkak per botulizmin). Kjo injektohet ne muskujt e fytyres per t’i paralizuar ato ne vendin ku duket nje rrudhe. Botox ben fryrjen e indeve ku injektohet. Ai perdoret per fryrjen e buzeve. Ne jemi mesuar t’i shikojme grate me buze qe kane forma te ndryshme.
Te kuptojme, kur ato i varin buzet, kur e ngrene pak cepin, ose shtremberojne e i perdredhin ato. Keto levizje, dhe shume te tjera si ato, shprehin emocione te brendshme e te shumellojshme. Ku eshte bukuria e kesaj bote qe vjen nga diversiteti, kur te gjitha grate i kane buzet njesoj te fryra dhe i levizin si dy gure te rende?
Ne mbyllje
Operacionet plastike mjekesore, kane shume vite qe perdoren ne vendin tone dhe ato i kane kryer me sukses kirurget shqiptare. Une punova dyzet vjet ne okulistike dhe e di mire se plastikat e palpebrave dhe te zones periorbitale, zene nje perqindje te madhe te operacioneve okulistike. Ato kane qene pjese e konsiderueshme e punes ne okulistike.
Ekziston nje fushe e tere, shume e gjere, qe studion metodat e ndryshme te operacioneve plastike, qe quhet blefaroplastika. Por, keto kane qene operacione me indikacione mjekesore per te rregulluar defekte te lindjes ose te fituara, por gjithnje per te permiresuar funksionin dhe shemtimin.
Operacione plastike jane kryer me shume sukses edhe ne sherbime te tjera te mjekesise shqiptare, si ne Kirurgji, Djegie-Plastike, Angiologji, ORL, Obstetrike-Gjinekologji, Onkologji, Ortopedi etj., por ato nuk jane kryer per qellime thjesht kozmetike, siç behen sot.
Ky artikull ka vlere informuese dhe nuk synon te zevendesoje keshillat e vlefshme, profesionale dhe te mençura te mjekut tuaj dhe te mjekeve specialiste, lidhur me problemet e kirurgjise kozmetike.
Qellimi im nuk eshte as te tremb, as te largoj njeri nga operacionet plastike, por si doktor, deshiroj qe njerezit te dine se ku po shkojne .
Jennifer Washburn, nje personalitete e njohur amerikane, para pak kohesh ka thene: “Ne dime me shume per frenat e makines, se sa per implantet e gjinjve”
Postime te Ngjashme:
- Eleminimi i Tumoreve
- Yndyra e flokeve
- Biznesi me arome miliardash
- Mungesa e Vitaminës D
- Perse duhet te qeshim
Popularity: 3% [?]
