Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Pese keshilla per nje zemer te shendetshme

Submitted by on August 29, 2008 – 10:32 pmNo Comment




Problemet me zemren mund te jene shkaktare kryesore te vdekjeve ne femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si nje risk tuajin…
Edhe pse nuk mund te keni fuqine te ndryshoni disa faktore rrezikues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmone ne dore te jetoni me stil. Shmangni demtimet ne zemer, duke lene duhanin, beni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime te shendetshme.  Ja 5 strategjite nga mund te marresh startin:

1. Mos pini duhan! Nese i beni dalje duhanit, atehere keni ne dore fuqine e madhe te parandalimit nga infarktet. Cilesia e cigareve nuk te jep siguri. Cigaret me perqindje nikotine te ulet, jane njesoj rrezikues si per ata qe nuk e pine duhanin por e marrin ne ambientin ku pihet nga te tjeret. Femrat qe pine duhan jane shume here me te rrezikuar se te tjerat. Madje kane nje ulje te moshes se infarkteve, mbi 35 vjec.

Por nese vendosni ta lini ne moment jeni ne kohe per te fituar qofte edhe nje vit jete. Lajm i mire: Nuk ka problem sa vite keni qene duhanpires i rregullt, ju keni kohe per te fituar.

2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime Tashme e dini se ushtrimet gjimnastikore jane me e mira per ju. Por ende nuk beni asnje: Ushtrimet e rregullta fizike te kombinuara me nje jete te organizuar mire, ndihmojne ne arritjen e nje peshe trupore normale dhe reduktojne mjaft goditjet ne zemer. Ato ndihmojne reduktimin e presionit te larte te gjakut, kolesterolit te larte dhe diabetit. Kardiologet rekomandojne 30-60 minuta aktivitet fizik, nje mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor ne pune.

Dhe kujtohuni qe ketu perfshihen edhe shetitjet ne lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkalleve, etj. Pra ju keshillohet te mos rrisni kohen e vrapit, por intensitetin fizik te jetes.

3. Ushqime te shendetshme per zemren Perdorni nje diete te pasur me fruta, perime, drithera, peshk qe mbrojne zemren. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathe, gjalpe, qumesht. Perdorni groshet dhe thjerrezat ne vend te mishit. Frutat dhe perimet jane parandaluesit kryesore jo vetem te semundjeve te zemres por edhe te kancerit, shprehet kardiologet.

4. Ruani peshen normale Si mund ta dini qe keni nje peshe te shendetshme? Mbipesha eshte e rrezikshme. 25 kg me shume se normalja eshte pesha qe ia vlen te shqetesohesh pasi mund te jesh ne risk. Por llogaritja e peshes nuk eshte ideale krahasuar me gjatesine trupore, pasi shume meshkuj kane nje peshe mbi normalen si pasoje e muskujve te zhvilluar, por nuk kemi te bejme me rrezik nga goditjet ne zemer.

Reduktimi i peshes trupore eshte perfitues sado i vogel qofte pasi ul ne 10 per qind rrezikun nga ataku.

5. Beni rregullisht ekzaminime Presioni i larte i gjakut dhe kolesteroli i larte dobesojne sistemin kardiovaskular, duke perfshire dhe zemren. Ekzaminimet e rregullta ju tregojne rrugen se ku te mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin qe ne femijeri. Ju duhet ta beni kete te pakten cdo dy vjet. Presioni normal eshte me pak se 120/80. Niveli i kolesterolit ne gjak . Ju keshillohet testim i rregullt jo vetem te rriturve por edhe femijeve Semundjet e zemres ka raste qe shmangen. Ndiqni keshillat per nje stil jete te kenaqshem, mos e komplikoni jeten dhe asnjehere mos u ndjeni te vetehumbur. Keshillat e mjekeve per nje zemer te shendetshme

1. Mos pini duhan

2. Merruni me ushtrime, dhe vetem ushtrime

3. Konsumoni ushqime te shendetshme per zemren

4. Ruani peshen normale te trupit

5. Beni rregullisht ekzaminime dhe vizita mjekesore

Funksioni i zemres dobesohet nga dieta Tek femrat me anoreksi dhe ato qe kane humbur shume shpejt peshen e trupit mund te lajmerohen probleme me zemren, me rrezik per jeten, te cilat behen te dukshme gjate ushtrimeve, pohojne ekspertet. Dihet se tek femrat e semura nga anoreksia paraqiten probleme ne zemer, tek te cilat paraqiten te rrahura te pakta ne zemer dhe demtim te muskulit te zemres. Pervec kesaj, shkencetaret besojne se vdekja e menjehershme ne rastin e te semureve nga anoreksia kryesisht eshte rezultat i problemeve ne zemer. Nje grup shkencetaresh kane studiuar punen e zemres tek 36 vajza me moshe prej 11 deri 18 vjet, te cilat trajtoheshin ne spital per shkak mosushqyerjes, te shkaktuara nga anoreksia. Keto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtesine e rrahjeve te zemres. Niveli i larte i proteines C, vdekjeprures Shenja e pare e semundjes se zemres ne 50 per qind te rasteve vihet re vetem kur zemra pushon se rrahuri.

Megjithate nje analize e thjeshte e gjakut mund te shpetoje jeten e shume njerezve te rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund te zbuloje mjaft heret problemet ne venat e gjakut duke krijuar keshtu mundesi per kurim te suksesshem. Shkencetaret besojne se prekja e arterieve te zemres eshte shkaktari nxites i shume goditjeve ne zemer. Kjo eshte edhe arsyeja qe nje nivel i larte i Proteines reaktive C mund te jete vdekjeprures, edhe kur niveli i kolesterolit eshte i ulet.

Nje analize paraprake e gjakut mund te jete tregues i qarte i nivelit te kolesterolit dhe proteines C. Moshat me te prekura nga problemet ne zemer Kohet e fundit eshte konstatuar se problemet me zemren zene vendin kryesor te semundjeve me te shfaqura ne popullsine shqiptare. Nuk eshte i paket numri i pacienteve drejtuar qendrave spitalore per te diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemren.

Nuk jane te pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientet qe kane probleme me zemren. Me te prekur jane te moshuarit, por nuk jane te rralla rastet kur edhe persona ne moshe te re paraqiten me probleme te tilla. Vetem nje ne kater persona te rrezikuar me atak kardiak arrin te kurohet brenda nje ore pasi eshte shqetesuar.

Keta jane ata te semure me semundje zemre te cilet jane prezantuar nga mjeket kardiologe ne kursin e fundit te kongresit te mbajtur per trajtimin e semundjeve te zemres. Vera e dobishme per semundjet e zemres Pirja e dy gotave vere cdo dite i ben mire zemres se grave.

E ndihmon “te mbaje ritmin”, i lejon te pershtatet me shpejt nevojave te dites. Aspekt shume i rendesishem ky, qe tregon shendet shume te mire dhe ul rrezikun e infarktit. Ne keto perfundime kane arritur studimet mjekesore nga shkenca dhe mjeket kardiologe. Studimi, i udhehequr nga Instituti “Karolinska” ne Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nen 75 vjec, te mbijetuara nga te nje infarkt ose bllokim venash.

Efektet ndryshojne nese vera zevendesohet me birre ose nje pije superalkolike. Ndersa vera, e cila ka nje efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundeson zemres “ta marre me qetesi” punen e saj. Ka mundesi qe keto efekte lidhen me faktin se kush pi vere ben nje gjume me te qete, duke i lejuar zemren te punoje me qete.

Shkruar nga Elberta Spaho

Postime te Ngjashme:


Popularity: 11% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.