Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Kërpudhat – ushqim i perëndive!

Submitted by on December 8, 2008 – 9:11 pmNo Comment




Kerpudhat e tipit “butona”, qe jane ato me te zakonshmet ne treg, jane konsumuar qe ne kohet me te hershme te njeriut gjuetar – korres. Ne lashtesi, kerpudhat jane konsideruar si ushqim me fuqi te veçanta. Egjiptianet mendonin se kerpudhat mund te dhuronin perjetesi, dhe vetem faraonet kishin privilegjin e konsumit te tyre, ndersa njerezit e thjeshte ndalohej t’i preknin, e jo me t’i hanin. Ne Romen e lashte, njerezit, shpesh u referoheshin kerpudhave si cibus diorum – ushqim per perendite. Folklori i shume vendeve si, Rusise, Kines dhe Meksikes, permban mitin se kerpudhat i japin njeriut fuqi te mbinatyrshme.

Edhe pse kerpudhat jane shijuar nga njerezit prej mijevjeçaresh, vetem ne shekullin e XVII ato filluan te kultivoheshin. Perpjekjet e para u bene ne Paris. Ne Amerike kultivimi filloi ne shekullin e XIX. Tashme, ato kultivohen ne shume vende te botes, me prodhues me te madh Ameriken, dhe konkretisht Pensilvanine.

Vetite dobiprurese te kerpudhave per shendetin

·Ka 20 vjet qe studiohen fitonutrientet qe gjenden ne kerpudhat e ndryshme per vetite e tyre antikancerogjene. Duke i shtuar dietes sone konsumin e kerpudhave, mund te ndihmoje ne mbrojtjen kunder kancerit te gjirit, duke parandaluar nivelet e tepruara te estrogjeneve ne organizmin e nje femre. Kjo arrihet nepermjet ndalimit te nje enzime ne trup, te quajtur “aromatase”, e cila eshte e nevojshme per prodhimin e estrogjenit.

·Kerpudhat jane burim i pasur i seleniumit – nje metal shume i rendesishem per fuqine antioksiduese te organizmit, e cila e mbron nga radikalet e lira. Si i tille, ai luan rol ne mbrojtjen kunder kancerit te zorres se trashe, por gjithashtu dhe ne lehtesimin e simptomave te astmes dhe artritit, si dhe ne mbrojtjen kunder semundjeve te zemres. Seleniumi eshte i rendesishem ne rigjenerimin e qelizave te ADN-se, nje mekanizem me shume ne mbrojtjen kunder kancerit.

·Minerali i bakrit eshte nje tjeter perberes i kerpudhave, i cili rezulton pozitiv kunder artritit reumatik.

·Kerpudhat jane burim hekuri, nje nga komponentet me te rendesishem ne prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut.

·Kerpudhat kane permbajtje optimale te kompleksit te vitaminave B, te cilat jane jetike per metabolizmin.

·Permbajtja e larte ne metalin zink, i ben kerpudhat shume te dobishme per sistemin imunitar.

·Studime te shumta kane treguar se, konsumi i mjaftueshem i kerpudhave, lidhet me mbrojtjen kunder semundjes Alzheimer dhe semundjeve te lidhura me plakjen, ne saje te permbajtjes se tyre te larte ne niasine.

Sa shpesh t’i konsumojme

Konsumi i kerpudhave, ne nje sasi 30 gr, 2-3 here ne jave, eshte nje sasi optimale per te perfituar benefitet qe ky ushqim ofron per shendetin.

Te keqijat

Edhe kerpudhat, ashtu si shume ushqime te tjera, jane te pasura ne purina, dhe, per kete arsye, njerezit qe kane probleme me metabolizmin e purinave ne organizem, eshte mire ta evitojne konsumin e ketyre ushqimeve.

Si t’i konsumojme

Kerpudhat, te prera ne feta te holla, mund te perdoren te gjalla ne sallata te ndryshme te fresketa si, sallate jeshile, sallate me spinaq te fresket, ne nje salce domateje, etj.

Ato shkojne shume mire te kaferdisura me pak qepe, ne ane te nje pjate mishi.

Pasi i hiqni kercellin, mund t’i mbushni me djathin tuaj te preferuar dhe t’i piqni ne furre.

Kerpudhat mund te bejne nje veze omelete shume te shijshme.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 5% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.