Je e sëmurë? Rri në shtëpi e mos bëj heroinen!
Jeni me grip? Mos beni heroin. Te shkosh me çdo kusht ne pune nuk do ta befasoje shefin. Se paku keshtu thote studimi i fundit qe eshte bere duke marre vleresimin e 1 mije drejtuesve angleze.
E verteta eshte qe shume punetore neglizhojne nje semundje, qofte edhe me temperature dhe vendosin te shkojne ne pune, duke menduar per mbarevajtjen e vendit ne zyre qe nese nuk shkojne do te mbetet bosh. Nje gje e tille, te pakten ne Angli nuk ka asnje vlere. Ne kete menyre nuk do te mund te beni per vete shefin, perkundrazi, ne pjesen me te madhe te rasteve beni vetem deme.
Nga anketimi i 1 mije drejtuesve angleze ne Dhomen e Tregtise britanike, 750 prej tyre jane pergjigjur se nuk e vleresojne qenien ne pune te vartesve te tyre me çdo kusht, edhe kur gjendja shendetesore nuk eshte e mire.
Puna e atyre qe jane semure eshte skarco, jo produktive, rrezikojne te shqetesojne tetjeret me ankesa per gjendjen shendetesore dhe me keq akoma, behen rrezik potencial per perhapjen e semundjes.
Duhet thene qe sipas sondazhit britanik, ata qe lene punen ne raste te tilla, ne kohen e kurimit vuajne nje ndjenje faji. Per kete, kerkuesit keshillojne nje marredhenie me te qarte e me te hapur mes drejtuesve dhe te punesuarve, ne menyre qe te lihen menjane sakrificat.
Postime te Ngjashme:
- Dashuria apo pasioni? Kush na e zgjat jetën
- Testosteroni dhe kënaqësia seksuale e grave
- Pse çaji jeshil është i dobishëm
- Puthja e Adelajdes me Bjordin
- Abortet, shifra alarmante në Fier: Çdo ditë ndërpriten dy shtatzëni
Popularity: 1% [?]
