Ilaçe popullore kunder anemise
Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
HURMA
Per kurimin e kesaj semundjeje ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder anemise.
KARROTA
Karrota eshte e pazevendesueshme per shendetin e njeriut. Lengu ditor i karrotes ne sasi prej 50-150 gr eshte ilaç efikas te te semuret, qe vuajne nga anemia. Karrota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
RREPA E KUQE
Te semureve u keshillohet pirja çdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marrin, gjithashtu, çdo dite 10 – 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 – 25 dite.
GJETHE HITHRE
Nje kure e efektshme eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese.
LULESHTRYDHJA
Ështe bime shumevjeçare me shije te hidhur ne te embel. Ne fitoterapi perdoren gjethet, rrenja dhe lulet. Gjethet e reja te kesaj bime jane mjaft te pasura me vitamine C, me kripen natyrore, e cila ben pastrimin e gjakut. Ne shume vende perdoret si sallate, sidomos per ata qe vuajne nga anemia. Luleshtrydhja permban glikozidet e hidhura, insulinen, taninet, vitaminen B, C dhe provitaminen A, shume minerale, ka perqindje te larte te kriperave te kaliumit, sidomos ne gjethe, karotenoide, proteine, pektinen, holinen etj.
FIKU
Ështe nje frut, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi. Nje tjeter menyre per kurimin e te semureve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve kafeje ne dite nga masa e perftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastike. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithe masa e krijuar zihet derisa te mpikset mire dhe pihet çdo dite.

Postime te Ngjashme:
- Dieta e ditëve të ftohta
- Niveli i ulët i vitaminës D shkakton kancer
- Kura të dobishme popullore
- Mungesa e Vitaminës D
- Trajtime per syte
Popularity: 17% [?]
