Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Gjendjet gripale,kujdes infeksionet e veshit

Submitted by on October 31, 2009 – 8:36 pmNo Comment




Ditet e fundit jane shtuar shume rastet me infeksione te veshit. Gjendjet gripale qe qarkullojne, jane shkaku kryesor i shtimit te rasteve. Veç ketyre kushtet atmosferike krijojne kushte te favorshme per zhvillimin dhe perhapjen e baktereve te ndryshme patogjene, qe çojne ne shfaqjen e infeksioneve te veshit. Ne nje interviste per gazeten, mjeku otorino-laringolog, Genci Shehu shpjegon se si mund te parandalohen dhe çfare duhet bere nese shfaqen keto probleme:
Doktor, eshte e vertete qe ditet e fundit kemi nje shtim te rasteve me infeksion te vesheve dhe nese po, perse ndodh ky fenomen?
Po. Keto dite ankesat kryesore kane qene dhimbjet e veshit. I ftohti dhe virozet qe qarkullojne ne kete periudhe kane ndikuar ne shfaqjen e infeksioneve te veshit, kryesisht ato qe prekin veshin e mesem. “Fajtor” eshte bllokimi dhe zenia e hundeve, karakteristike e gjendjeve gripale, gje qe krijon kushte per kalimin e infeksionit nga hunda per te veshet. Perveç kesaj, temperaturat e ambientit krijojne kushte per zhvillimin dhe shumimin e baktereve, qe shkaktojne infeksione te ndryshme.
Si shfaqet infeksioni?
Kjo varet nga mosha e pacientit. Te femijet dhimbja e veshit nis menjehere, ndersa tek te rriturit vjen me gradualisht. I semuri ankon per dhimbje te forta te veshit, ndonjehere mund te shfaqen sekrecione, qe rrjedhin nga veshi. Mund te shfaqet temperature deri ne 39 grade dhe pacienti ka ulje te degjimit.
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Personat qe kane kaluar me pare otite, pra kane pasur episode te infeksionit ne vesh, duhet qe me shfaqjen e shenjave te para te gripit dhe ndjejne sado pak shqetesim, te shkojne te mjeku specialist, ne menyre qe t’i paraprijne rishfaqjes. Por dhe çdo person qe ndjen shqetesime, nuk duhet te neglizhoje, sepse mund te ndodhe qe semundja te kronicizohet.
Çfare komplikacionesh mund te shfaqen?
Nese nuk kapen ne kohe keto raste akute, mund te çojne ne kronicizim te semundjes dhe per pasoje nje kohe me te gjate trajtimi. Por mund te ndodhe, qe te mbivendoset nje gjendje mikrobiale, e cila kerkon trajtim me specifik.

Çfare mund te perdoret per parandalim?
Parandalimi konsiston ne mbajtjen paster te rrugeve te frymemarrjes, sidomos te hundes. Nese keni rrufe, duhet te perdorni me patjeter fiziologjik, i cili eshte i mjaftueshem.

Doktor, eshte e vertete qe nese perdoret gjate nafazolina mund te demtoje?
Nese perdoret gjate dhe pa kriter, mund te ndodhe qe te prishe ph e mukozave te hundes. Prandaj nese rrufa vazhdon me teper se 4-5 dite, pra nese gjendja gripale kalon, dhe bllokimi dhe sekrecionet e hundes vazhdojne, duhet qe te drejtoheni sa me pare te specialisti, per te pare se mos eshte fillimi i ndonje sinoziti, apo kerkohet trajtim me i specializuar.

Po mentoli ndihmon plotesisht?
Ne fakt, ndonjehere mentoli mund te ndikoje deri diku ne acarim, pasi eshte pikant dhe duke qene se mukozat jane te acaruar, mund te mos ndihmoje ne zhbllokimin e rrugeve te frymemarrjes.

Per qetesimin e dhimbjeve, mund te perdoret alkool borik?
Po. Alkooli borik eshte mjaft i mire per te qetesuar dhimbjen, per momentin, eshte dezinfektante, por pacienti nuk mund te mbetet vetem te alkooli borik. Nese shfaqet dhimbja, duhet trajtim dhe skeme mjekimi specifike.

KËSHILLA

Nese shfaqet dhimbja e veshit mund te:
- vendosni kompresa te ngrohta, te thata ne vesh
- perdorni si qetesues alkool borik
- perdorni ilaç me pika per zhbllokimin e hundeve
- shmangni kontaktin e veshit me ujin, deri ne sherim te plote
(kur laheni mund te vendosni tapa veshi ose pambuk me ndonje solucion qe nuk deperton uji p.sh vaj)

gripi

Postime te Ngjashme:


Popularity: 4% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.