Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Gjurmë gjenetike në çrregullimet e gjumit

Submitted by on September 30, 2008 – 11:48 amNo Comment




Kerkuesit japoneze zbuluan nje variant gjenetik qe lidhet me nje rrezik me te larte te narkolepsise, zbulime keto te botuara ne revistat shkencore. Sipas ketij zbulimi, ky çrregullim eshte i lidhur me gjenet qe rregullojne gjumin dhe shkencetaret thone se gjetjet e tyre mund te ndihmojne ne zbulimin e shkaqeve te narkolepsise.

Gjendja eshte e pazakonshme dhe e dhimbshme – njerezit qe vuajne prej saj mund te pesojne “atake te gjumit” pa asnje paralajmerim gjate aktivitetit normal ditor. Si rrjedhoje, disa njerez mund te perjetojne “katapleksi”, ku emocione te forta si zemerimi, surprizat ose te qeshurat mund te ndikojne ne nje humbje te menjehershme te forces se muskujve, qe ne disa raste mund te shkaktoje nje kolaps.

Shkaqet nuk jane ende plotesisht te qarta, megjithese disa shkencetare besojne se ka te beje me mungesen e nje lende kimike te quajtur hipokretine, e cila i dergon sinjale trurit mbi gjumin dhe zgjimin. Ka fakte te forta se rastet mund te ndodhin ne te njejten familje, keshtu qe Universiteti i Tokios po kerkon per diferencat gjenetike te perfshira ne te.

Ata studiuan kodin gjenetik te qindra vullnetareve, disa me narkolepsi dhe disa jo per te pare diferencat. Varianti qe gjeten ata lidhej me nje mundesi 79% me te larte te narkolepsise tek japonezet dhe 40% mundesi te grupeve te tjera etnike. Gjithçka deri me tani lidhet me dy lloje gjenesh, CPT1B dh CHKB, te cilet jane veçuar nga kandidatet qe kane mundesi perfshirje ne çrregullime, pasi te dy kane rol ne rregullimin e gjumit.

“Shpresojme se zbulimi i gjeneve perkatese te ndjeshme mund te kontribuoje ne gjetjen e terapive perkatese”, thane ata. Nje specialiste britanike per gjumin thote se ky variant kerkon te gjeje nje shpjegim te qarte per narkolepsine tek pacientet. Ajo shprehet se kerkimet jane interesante, por ende te hapat e para – funksionimi i sakte i gjeneve eshte provuar tek minjte, por kjo nuk do te thote se funksionon njesoj edhe ne trupat njerezore. Kjo tregon se ata si individe jane me te prirur per te zhvilluar narkolepsine, por nuk shpjegon se perse disa preken nga kjo semundje dhe perse disa te tjere qe kane probleme te ngjashme nuk preken.

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.