Dieta alternative e grupit te gjakut
Grupi yt i gjakut eshte nje faktor shume i rendesishem, qe ndikon se tepermi dhe ne menyren tende te ushqimit. Cilat jane karakteristikat ushqyese sipas grupit tend te gjakut? Cilat jane ushqimet e dobishme dhe ato te demshme? T’i zbulojme se bashku.
Grupi 0, karakteristikat
• Eshte nje nder grupet me antike te gjakut dhe qe i perket mese 40 % te popullsise evropiane.
• Subjektet me kete grup gjaku paraqesin ne pergjithesi nje aparat tretes shume aktiv, por jo shume te pershtatshem me ndryshime te ambientit dhe menyres se te ushqyerit.
• Keshillohet nje aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv.
Keshilla dietike
1. Mundohuni te kufizoni dritherat dhe ne veçanti grurin.
2. Zgjidhni peshkun dhe mishin e holle, duke u perpjekur te rralloni sa me shume sallamin dhe mishin e konservuar.
3. Kufizoni konsumin e qumeshtit dhe prodhimeve te tij.
4. Hani sa me shume fruta dhe perime, keto te fundit te shoqeruara me vaj ulliri.
5. Mos e teproni me kafe dhe me pije me gaz, sidomos Coca-Cola.
6. Mos e teproni me pijet alkoolike, maksimumi nje gote vere per çdo vakt.
Grup A, karakteristikat
• Edhe ky grup eshte shume i perhapur ne Evrope, gati 40 %.
• Subjekte qe i perkasin grupit A karakterizohen nga nje aftesi shume e madhe pershtatese, dhe pse kane nje aparat tretes shume delikat e nje sistem imunitar jo shume efikas.
• Ështe e keshillueshme te zgjidhni nje aktivitet fizik relaksues, si yoga.
Keshilla dietike
1. Hani sa me shume fruta.
2. Zgjidhni nje tip diete gati vegjetariane, por kufizoni konsumimin e prodhimeve me baze miellin e grurit.
3. Zgjidhni peshkun ne vend te mishit.
4. Konsumoni sa me shume fruta te thata.
5. Qendroni larg ushqimeve te paketuara dhe atyre te skuqura.
Grupi B, karakteristikat
• Jo shume i perhapur ne Evrope, (15%), me origjine nga popullsia e Lindjes se Mesme.
• Duke qene nje grup gjaku i “koheve te fundit”, ka karakteristika me te permiresuara se grupet e mesiperme. Aparati tretes i ketyre subjekteve eshte veçanerisht veprues dhe ka nje aftesi shume te madhe per t’u pershtatur.
• Keshillohet nje aktivitet fizik i moderuar dhe i ekulibruar.
Keshilla dietike
1. Hani ne menyre te vazhdueshme dhe te ndryshueshme.
2. I jepni perparesi qumeshtit dhe prodhimeve te tij.
3. Konsumoni shume mishin e holle.
4. Hani sa me shume peshk, por evitoni frutat e detit.
5. Zgjidhni kryesisht perime me gjethe jeshile dhe konsumoni sa me shume fruta.
6. Perpiquni te mos e teproni me prodhime me baze gruri dhe frutat e thata.
Grupi AB, karakteristikat
• Ështe grupi me i ralle ne Evrope, qe perfshin rreth 5% te popullsise. Me i riu, i shfaqur jo me shume se 1000 vjet me pare.
• Ky grup gjaku pershtatet ne menyre te jashtezakonshme me ndryshimet qe shpesh verifikohen ne jeten e perditshme.
• Fatkeqesisht, subjektet me kete grup gjaku paraqesin nje aparat tretes te dobet dhe nje sistem imunitar mjaft delikat.
• Per keta subjekte eshte i keshillueshem nje aktivitet i moderuar fizik.
Keshilla dietike
1. Perpiquni te evitoni mishin e kuq dhe te zgjidhni peshkun dhe frutat e detit.
2. Kufizoni prodhimet me baze miell gruri dhe preferoni orizin ne vend te makaronave.
3. Pini sa me shume qumesht, hani prodhime me baze laktozi dhe djatherash.
4. Konsumoni me shumice fruta dhe perime, duke preferuar shoqerimin e tyre me vaj ulliri.
5. Nese deshironi, mund te pini ne menyre te moderuar vere, kafe, ose çaj.

Postime te Ngjashme:
- Dieta e pranverës
- Menyra mesdhetare e te ushqyerit
- Keshilla te vlefshme per te rritur Metabolizmin
- Si te mbajme kembet ne forme
- 5 këshilla për fëmijë në formë
Popularity: 28% [?]
