Dhimbja e kokës te gratë tregues i riskut për sëmundje
Grate qe vuajne nga dhimbja e kokes, te pakten nje here ne jave kane nje risk te trefishte per t’u prekur nga iktusi; ato qe vuajne nga dhimbja e kokes nje here ne muaj kane nje risk gati te dyfishte per infarkt.
Te pakten keto jane rezultatet e marra nga analizimi i te dhenave te mbledhura nga “Women’s Health Study”, te prezantuara me rastin e kongresit vjetor te “American Academy of Neurology”, qe sapo ka perfunduar ne Çikago.
Studimi i prezantuar ne kongres ka perfshire rreth 30.000 gra me moshe mbi 45 vjeç dhe jane ndjekur per 12 vjet. Shume nga keto gra ne fillim te studimit nuk shfaqnin semundje kardiovaskulare, ndersa ne perfundim te studimit rreth 1300 prej tyre kane shfaqur episode iktusi apo infarkti.
Ne brendesi te ketij grupi, ekspertet kane verejtur pranine e nje nengrupi, te te cilet keto episode ndodhnin me nje probabilitet me te larte: Grate qe vuanin rregullisht nga dhimbja e kokes.
“Lidhja eshte e qarte, me pak te qarta jane mekanizmat qe e percaktojne. Ka nje interes te jashtezakonshem, per te sqaruar pse ka nje frekuence te larte te cefalese dhe riskut te iktusit, ndersa me i paket me nje infarkt. Gjithsesi do te jene te nevojshme studime te metejshme me te detajuara”, ka deklaruar Tobias Kurth, nje nga autoret e studimit.
Postime te Ngjashme:
- 6 keshilla qe i bejne femrat te pelqejne seksin
- Kanceri i Gjirit
- Je e sëmurë? Rri në shtëpi e mos bëj heroinen!
- Besnikëria e burrit
- Kafeja e tepërt – prodhon fëmijë inkubatori
Popularity: 4% [?]

