Celuliti
“Celuliti eshte nje lloj indi dhjamor ne shtresen e nenlekures qe permban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, qe varion ne trashesi dhe eshte i nderthurur me qelizat dhjamore, mbahet ne ate pozicion nga nje rrjet fibrash qe e mbron trupin tone duke rrethuar muskujt dhe organet…
Ai eshte i rrethuar nga nje leng qe perveçse e ushqen, perben dhe nje sistem efektiv per eliminimin e mbeturinave. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashte trupit nga ky sistem, gje qe rezulton ne kurba te lemuara te trupit; kur yndyrnat, lengjet dhe toksinat mbeten thelle ne lekure (poshte shtreses epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhene nje efekt fryres. Me kalimin e moshes shtresat e lekures hollohen, çka rezulton ne shfaqjen e pamjes se valezuar te celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin eshte se celuliti, ne dallim nga dhjamosja, ndodhet vetem ne disa pjese te caktuara te trupit; kofshet, te ndenjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka te beje detyrimisht me peshen. Megjithese formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jeteses, pjesa me e madhe e tij eshte e formuar nga toksina dhe yndyrna te formuara ne trup, qe mund te prekin gra te çfaredolloj permase, peshe dhe strukture trupore. Tipat e celulitit: Celuliti i forte ose solid, zakonisht gjendet ne grate aktive si balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti eshte i veshtire te eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjeter ne disa raste eshte i veshtire dhe te diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i shkrifet, nuk eshte aq i perqendruar dhe eshte me i dukshem se celuliti solid. Zakonisht gjendet ne zona te medha, eshte i levizshem dhe mund te shkaktoje atoni muskulore (renie e tonusit). Edhe pse me i dukshem, celuliti i shkrifet mund te eliminohet me lehtesisht. Kush preket nga celuliti dhe pse? Zakonisht jane grate ato qe preken me shume nga celuliti. Ai fillon te shfaqet tek vajzat rreth moshes 14 vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishperndarjes se shtreses se lekures me kalimin e moshes. Celuliti zakonisht formohet tek grate pas lindjes dhe ne ato qe marrin kontraceptive orale sepse sistemi i eliminimit nuk mund te perballoje fluksin teper te madh te estrogjeneve ne trup. Ai mund te zhvillohet edhe pas traumave aksidentale qe demtojne sistemin e qarkullimit te gjakut ose ne ato qe bejne jete sedentare (pasive). Shume rralle celuliti mund te formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore eshte ne thellesi te lekures. Faktoret qe kontribuojne ne formimin e celulitit jane: 1. Trashegimia. 2. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon ne sistemin e eliminimit te mbeturinave duke nxjerre jashte toksinat nga trupi. Keshillohet mundesisht te merren 7 gota uje ne dite. Konsumi i 3 litrave uje ne dite eshte optimale. 3. Dieta. Zakonet e demshme te ngrenies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojne ne formimin e celulitit sepse toksinat qe ato prodhojne, mbeten ne indin dhjamor. 4. Pirja e duhanit. Nuk eshte e demshme vetem per lekuren dhe mushkerite, por gjithashtu ngushton kapilaret e gjakut dhe demton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike te celulitit. 5. Tensioni dhe stresi. Bejne qe muskujt dhe indi lidhor qe i mbulon ato, te trashen. Nga ana tjeter tensioni bllokon qelizat, duke demtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit. 6. Marrja e mjekimit. Mund te demtoje proceset natyrale te organizmit te njeriut. Barnat per dobesim, sedativet dhe diuretiket, mund te çojne te gjitha ne krijimin e celulitit, kontraceptivet orale, qe rrisin nivelin e estrogjeneve ne gjak, shkaktojne zmadhimin e qelizave yndyrore qe çon ne mbajtjen e ujit ne organizem. Mbajtja e ujit ne organizem pengon trupin te eliminoje toksinat dhe krijon celulitin. 7. Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jeteses. Ushtrimet ndihmojne tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mireqenien e pergjithshme, duke shkaktuar copezimin e indit te bllokuar dhe pastrimin e trupit. Eliminimi: Mos prisni mrekulli kur behet fjale per celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik te duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund te rezultojne ne zbutje te lekures. Rritja e qarkullimit te gjakut permes masazhit, padyshim qe ndihmon ne eliminimin e celulitit. Çelesi ne parandalimin dhe luftimin e celulitit eshte pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, diete te shendetshme, reduktim te tensionit dhe permiresim te qarkullimit te gjakut. Kur nuk behet Trajtimi anticelulit Nuk mund t’i nenshtrohesh kesaj terapie ne rastet kur vuan nga: 1. Zemra 2. Organet e frymemarrjes 3. Diabeti 4. Variçet 5. Melçi kronike 6. Epilepsi 7. Puçrra masive 8. Lekura eshte e demtuar 9. Shtatzenia 10. Gjate ciklit menstrual 11. Kur ka plage te pasheruara plotesisht ne lekure 12. Menjehere pas nderhyrjeve kirurgjikale etj. Menyra te reja per te hequr dhjamin e tepert Edhe me menyra te tjera mund te realizohet humbja e celulitit. Sauna e kombinuar me elektroda dhe masazh, por me efikase mbetet baltoterapia. Dieta e perdorur gjate trajtimit eshte e domosdoshme. Ne rast se neglizhohet ky fakt, koha e trajtimit do te zgjase. Dietat me kalori te percaktuara ne çdo asortiment na ndihmojne per te llogaritur vete kalorite. Nese klientja kerkon humbje te pershpejtuar, sasia e kalorive qe duhet te marre eshte deri ne 1200 kalori ne dite, nese kerkon humbje me te ngadalte sasia e ushqimit te marre nuk duhet te kaperceje limitin e 1400 kalorive. Ky element eshte i rendesishem sepse prania e konsiderueshme e ujit ne organizem prish disa lidhje nderqelizore, qe pengojne shkembimin e lendeve dhe funksionin normal te metabolizmit. Nga eksperienca, klientet qe i permbahen ketij rregulli kane rezultat te padiskutueshem. Si te humbasim ne peshe pa celulit Gjate humbjes se kileve te teperta, per te pasur rezultatin e deshiruar, duhet te kemi parasysh rregullin e hekurt te bashkepunimit me specialistin (estetisten). Ky trajtim eshte i thjesht, i pranueshem dhe relaksues. Humbja e peshes behet gradualisht, pa shkaktuar eksese. Ështe e rendesishme qe te konceptojme faktin qe kemi te bejme me bilanc energjetik dhe gjate terapise nuk duhet te shkelim limitet e kalorive te marra. Duhet hequr dore nga konsumi i ushqimeve te trajtuara ne vaj te nxehte pasi keto produkte shkaktojne veshtiresi ne tretje. Menyra me e drejte eshte te ushqehemi me produkte te trajtuara ne avull ose me zierje, pasi jane plotesisht te asimilueshme dhe aspak te demshme per organizmin. Gjate kursit te humbjes se peshes, kerkohet ekuiliber ne marrjen e ushqimit, pertypje e mire, konsum i 3 litrave uje ne dite. Lenia e nje vakti pa marre eshte e demshme. Organizmi ka nevoje per ushqim, zaharine, proteina, yndyrna etj. Trajtimi duhet te kaloje me relaks Trajtimi duhet te kaloje permes relaksit. Seancat behen me nje dite pushim ndermjet, jo suksesive. Ne çdo seance klientja peson humbje peshe. Kjo humbje eshte variabel, asnjehere nuk mund te paracaktohet sepse çdo organizem reagon me menyren e vet. Kjo terapi eshte e studiuar dhe nuk shkakton efekte anesore ne rast se i permbahesh procedures. Terapia mund te vazhdoje nga nje deri ne tre muaj sipas rendit qe permenda siper. Suksesi eshte i sigurt nese klientja zbaton me perpikmeri keshillat. Haset veshtiresi ne konceptin e konsumit te ujit. Duhet edukuar klientja me kete koncept. Nese ajo ka te qarte si funksionon sasia e madhe e ujit ne organizem, procesi shkon drejt rezultatit te deshiruar. Si procedohet per ta eliminuar ate Percaktohet zona problematike qe shfaqet ne trajten e edemes. Ne kete zone ushtrohet masazh anticelulit me produktin specifik (kremfoliant). Ky krem, ne saje te struktures se tij me kokrriza, ndihmon ne aktivizimin e ujerave dhe toksinave te mbetura, te cilat eliminohen dhe dalin jashte permes djerses ose rrugeve te jashteqitjes. Me pas lekura trajtohet me nje serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zone e trajtuar lyhet me balte, qe ka ne perberje alga deti dhe parafine. Ështe e domosdoshme te fashohet kjo pjese disa here me pelikola (material i holle plastik), ne menyre qe te realizohet me se miri efekti sauna. Mbeshtillet klientja perseri me çarçaf plastik dhe mbyllet dysheku per 20-25 minuta. Ne perfundim te ketij procesi, largohet balta nga lekura dhe pergatitet klientja per procesin tjeter; tonifikimin e muskulatures. Perpara ketij procesi, vendoset edhe nje produkt tjeter ne trajte kremi, lipoaminocel ose lipoaminodren, varet nga permasat e celulitit. Sipas nje skeme te veçante, vendosen elektrodat qe kane efektin e gjimnastikes pasive. Intensiteti i elektrodave leshohet deri ne limitin e deshiruar nga klientja. Nje seance zgjat pothuajse 1 ore pa llogaritur qendrimin ne dyshek.

Postime te Ngjashme:
- Kujdes me mbipeshen te femijet!
- Mungesa e ujit
- Trajtimi i duarve dhe kembeve
- Lotët? Ndodh që edhe na bëjnë mirë
- Ushqime dhe vitamina qe njeriu duhet te konsumoje
Popularity: 6% [?]
