Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Shendeti & Dieta

Brokoli, i dyti në 10 ushqimet më të shëndetshme!

Submitted by on October 7, 2008 – 9:30 pmNo Comment




Historiku i brokolit

Brokoli u zhvillua ne Itali dhe ben pjese ne grupin e zarzavateve, ne familjen e lulelakres, lakres, preshit, lakres se Brukselit etj. Konsiderohet nga zarzavatet me te ushqyeshme dhe ben pjese ne “Top 10” te ushqimeve me te shendetshme dhe me te pasura ne vitamina, minerale dhe perberes antioksidante.

Te mirat…

Brokoli eshte konfirmuar si nje nga ushqimet me veti te fuqishme antikanceroze. Ne 20 vitet e fundit studime te shumta kane konkluduar se njerezit qe konsumojne sasi te konsiderueshme te brokolit kane shfaqur me pak kancer te zorres se trashe, gjoksit, qafes se mitres, mushkerive, prostatit, esofagut, laringut dhe temthit. Disa nga perberesit e brokolit luftojne faktore qe nxisin zhvillimin e kancerit si dhe aktivizojne enzima te qelizave te trupit tone qe luftojne kancerin.

Brokoli eshte shume i pasur ne kalcium, hekur dhe magnez. Mbi te gjitha eshte shume i pasur ne vitamine A dhe C, duke ia kaluar akoma edhe portokalleve ne perqendrim te kesaj te fundit.

Brokoli permban sasi te konsiderueshme te acidit folik, nje vitamine kjo e cila parandalon defekte ne lindje, si dhe ofron mbrojtje per sistemin kardiovaskular.

Te keqijat…..

Rastet ku nuk rekomandohet konsumi i brokolit jane kur personat kane diskomforte intestinale (diarre, inflamacion te zorreve etj) ku rekomandohet nje diete e ulet ne fibra bimore, si dhe rastet kur kemi nevoje qe personi te shtoje ne peshe. Ne kete te fundit brokoli rekomandohet ne sasi te vogla dhe jo shume shpesh pasi i pasur siç eshte ne fibra bimore ai jep shpejt ndjesine e ngopjes

Shoqerohet me…

Shkon shkelqyeshem si zarzavat i gjalle ne pjatancat e miks zarzavatesh te fresketa te shoqeruara nga nje salce kosi ose salce e nje tipi tjeter.

S’ka gje me te shijshme se sa brokoli ne avull me limon dhe vaj ulliri ose pak gjalpe.

Vaj ulliri me pak hudher te tiganisur ne te do t’i jepte brokolit te zier ne avull shume shije, dhe pak parmezane e grire akoma me shume.

Brokoli iu shtohet fare mire gjelleve te tenxheres, makaronave, sallatave si dhe pices.

*Kur brokoli konsumohet se bashku me domate shumefishohet efekti antikanceroz qe ofrojne te dyja keto zarzavateve!!

Sa shpesh ta konsumojme…?

Sa me shpesh te konsumohet aq me mire. Nje racion rreth 150gr, 1 here ne 2-3 dite do te ishte ideale, duke i lene vend dhe zarzavateve te tjera ne menune tone.

Receta:

Linguini me brokoli (gati per 20 min), 6 persona

Perberesit:

•500gr makarona linguini

•500gr brokoli, te prere ne copa te vogla

•3 luge te medha vaj ulliri

•1 luge te madhe gjalpe

•3 hudhra te grira

•1 spec i kuq, i prere holle

•Kripe

•¼ kupe parmezane e grire

Udhezime:

•Zieni nje ene te madhe me uje te kripur. Hidhni makaronat dhe i gatuani per 8 -10 min ose derisa te behen al- dente. Thajini.

•Zieni brokolin me 2 luge te medha uje ne mikrovale per 6-7min ose ne nje tigan derisa te humbase fortesine.

•Ne nje tigan te thelle nxehni vajin dhe gjalpin ne temperature te ulet. Hidheni dhe hudhren dhe specin, dhe perziejini ngadale.

•Thani brokolin dhe hidheni ne tigan. Hidhni kripen dhe mbajini ne tigan derisa te zbuten brokoli dhe specat.

•Perziejini makaronat me permbajtjen e tiganit dhe ne fund hidhini parmezanen.

Dietologia klinike, Blerina Bombaj

Postime te Ngjashme:


Popularity: 15% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.