Brokoli i shëndetshëm për kockat, falë vitaminës K
Brokoli, aleat të shëndetit. Jo vetëm përfaqësojnë një nga ushqimet me veti antitumorale, por tashmë shfaqen dhe si “miq” të kockave.
Kjo falë sasisë së madhe të vitaminës K që përmbajnë. “Kjo perime ashtu si dhe spinaqi, drithërat dhe vaji bimorë, shtojnë densitetin kockor dhe ndikojnë në mbrojtjen nga ulja e densitetit kockor te gratë që sapo kanë hyrë në periudhën e menopauzës”, tregojnë dy studime të dy skocezë, të publikuar në të përditshmen “Daily Mail”.
Studimi i parë është kryer nga ekip shkencëtarësh të universitetit të “Aberdeen” te gra të moshave nga 49 deri 54 vjeçe, ka treguar një lidhje direkte mes dozave të lartë të vitaminës K dhe densitetit më të lartë kockor. “Kolegët” e Universitetit të Dundee kanë treguar se, vitaminat K dhe D, së bashku me kalciumin, ndikojnë në shtimin e densitetit kockor. Ata kanë shtuar se, “efektet mund të arrihen thjesht duke zgjedhur dietën e duhur, pa ju drejtuar integratorëve ushqimorë”

Postime te Ngjashme:
- Vitaminat – Sa pak të efektshme
- Niveli i ulët i vitaminës D shkakton kancer
- Mungesa e Vitaminës D
- Ja shkaku se perse femrat tradhetojne
- Çokollatë të zezë për të ardhme të ndritshme
Popularity: 7% [?]
