Abortet, shifra alarmante në Fier: Çdo ditë ndërpriten dy shtatzëni
Ne nente muaj jane regjistruar 560 raste. Shumica e grave qe abortojne jane nga fshati
Numri i aborteve ne Maternitetin e Fierit, megjithese ka shenuar nje renie ne krahasim me vitin e kaluar, mbetet ne shifra alarmante. Sipas shefit te Shtepise se Lindjes, Besnik Ibrahimaj, qe nga vitet ‘90, abortet jane kthyer ne nje fenomen shume te perhapur. “Numri i grave dhe vajzave qe kryenin abort ishte teper i madh para viteve 2000 dhe nuk kryheshin vetem per shkaqe shendetesore, por edhe per shkaqe ekonomike, opinion etj. Ne kete nentemujor te vitit 2008, numri i aborteve ne Rrethin e Fierit eshte 560″, thote shefi i Shtepise se Lindjes, Besnik Ibrahimaj. Shifra e aborteve e regjistruara per nente muajt e pare te vitit tregon se afro dy nena ne dite vene ne rrezik jeten per te nderprere shtatzenine.
Mesohet se nga 560 aborte, qe jane regjistruar per periudhen e deritanishme, 400 u perkasin grave nga zonat rurale dhe afro 67 per qind e tyre jane kryer me kerkese te vete grave shtatzena per shkak te problemeve shendetesore.
Mjeku Besnik Ibrahimaj thote se, po te krahasojme kete shifer me te njejten periudhe te vitit te kaluar, numri i aborteve eshte ne ulje. Kete vit per kete periudhe jane regjistruar rreth 130 aborte me pak. Totalisht per te gjithe vitit 2007 jane regjistruar 800 raste abortesh te ndara sipas grupeve spontane, per shkaqe shendetesore, nderprerje shtatzenie etj., pra numri i aborteve deri tani eshte 130 me pak, edhe pse ende ka nje shifer shume te larte.
Gjate ketij viti, perveç aborteve spontane, nje pjese e madhe e aborteve kane qene edhe te detyruara nga rrethana shoqerore, si shtatzeni para martese, apo nga lidhje jashtemartesore.
Konfirmohet nga dosjet e aborteve se vajzat e pamartuara ose ato qe kane krijuar lidhje jashte martese zene rreth 14 per qind te aborteve. Por, serish pjesa me e madhe e aborteve te regjistruara zyrtarisht ne Fier shenohet te çiftet e martuara.
Sipas shefit te maternitetit, pune me te mire duhet te behet per planifikim familjar, pasi shume pak punohet ne zonat rurale, ku numri i aborteve eshte shume me i madh se ne zonat urbane. Shefi i maternitetit shpjegon se duhen ndergjegjesuar çiftet e reja per perdorimin e kontraceptiveve. Renia e numrit te aborteve ne krahasim me vitin e kaluar, gjen shpjegim edhe te ndikimi i mjekeve gjinekologe, qe punojne ne maternitetin e Fierit per planifikimin familjar. 15 mjeke zhvillojne konsulta per planifikim familjar ne qytetin e Fierit.
Postime te Ngjashme:
- Kafeja e tepërt – prodhon fëmijë inkubatori
- Aborti – Ti nuk mund të jetosh!
- Je e sëmurë? Rri në shtëpi e mos bëj heroinen!
- Pse çaji jeshil është i dobishëm
- Femrat vazhdojnë të jenë të diskriminuara
Popularity: 6% [?]
