Testosteroni dhe kënaqësia seksuale e grave
Në qoftë se je një grua që ka humbur dëshirën për seks, është mirë të dish se një nga arsyet për këtë gjendje është edhe niveli i ulët i testosteronit (hormonit mashkullor) në gjakun tënd.
Kjo është një e vërtetë shkencore. Testosteroni nuk është vetëm një hormon mashkullor. Ju mund ta lidhni testosteronin me mjekrën e trashë, me muskujt e rritur dhe me kapadaillëkun e madh të burrave. Kjo është e vërtetë. Por, tani, duhet të mësoni se testosteroni luan rol me rëndësi edhe në trupin e gruas, veçanërisht, kur bëhet fjalë për romancën.
Në këtë shkrim dua t’u tregoj pse rrezikohen gratë të humbasin libidon dhe si ta rifitoni atë.
Ju mund të habiteni nga fakti se apetiti juaj seksual herë pas here bie shumë poshtë. Ka disa arsye për këtë. Për shumë prej tyre kam shkruar dhe më parë. Kjo mund të ndodhë sepse dashnori juaj nuk sillet siç duhet. Mundet që ju të jeni nënjë situatë stresore që ka bërë të bjerë forma juaj. Por kjo gjendje mund të ndodhë edhe pseniveli i testosteronit në gjakun tuaj ka rënë.
Hormoni me të cilin ne lidhim muskujt e mëdhenj dhe zërin e trashë të burrave, është gjithashtu me shumë rëndësi edhe për libidon, ose kënaqësinë seksuale të grave. Sasi të vogla testosteroni, që prodhohen normalisht në ovaret dhe në gjëndrrat adrenale të grave, ndikojnë në shkallën e densitetit të kockave të tyre, në nivelin e energjisë që ato kanë, në formën e tyre emocionale dhe në dëshirën e tyre për seks.
Pse ikën dëshira për seks?
Në qoftë se në gjakun e gruas do të ketë më pak testosteron femëror, ajo do të provojë atë gjendje që quhet disfunksioni seksual femëror (DSF), ose e thënë në mënyrë më specifike Çrregullimi hypoaktiv i dëshirës seksuale.
Disfunksioni seksual femëror prek gratë e çdo moshe, por në mënyrë të veçantë, ai prek gratë që janë në menopauzë dhe pas saj.Këto gra, në përgjithësi, nuk janë të kënaqura me jetën e tyre seksuale.
Një nga arsyet madhore pse bie dëshira për seks tek gratë, është rënia e nivelit të hormonit testosteron në gjakun e gruas. Normalisht, gjëndrrat adrenale dhe ovaret e grave para menopauzës, pompojnë në gjak një sasi të caktuar të hormonit mashkullor - testosteron.
Prodhimi i testosteronit fillon të bjerë në mënyrë graduale që kur vajza është rreth moshës 20 vjeç. Pas menopauzës, kur ovaret nuk nxjerrin më vezë, ato vazhdojnë të prodhojnë akoma testosteron por, tani,me sasi më të vogël.
Gjëndrrat adrenale, që prodhojnë lëndë të ngjashme me testosteronin, me kalimin e viteve edhe ato zvogëlohen dhe e pakësojnë prodhimine hormonit. Siç shikohet, pas menopauzës, niveli i testosteronit në gjakun e gruas bie shumë. Në këtë kohë, gruaja ka në gjak gjysmën e sasisë së testosteronit që kishte kur ishte një vajzë 20 vjeç.
Tek gratë që kanë kryer operacionin për heqjen e mitrës bashkë me ovaret, niveli i testosteronit në gjakun e tyre bie në nivelin e grave që janë në menopauzë, pavarësisht moshës kur gruaja e ka kryer operacionin. Kështu, një grua që ka hequr mitrën dhe ovaret në moshën tridhjetëvjeçare, për nga niveli i hormoneve në gjak është si një grua në menopauzë.
Ndërsa tek gratë pas menopauzës, që i janë nënshtruar operacionit të heqjes së mitrës dhe ovareve, rënia e nivelit të testosteronit në gjak është akoma edhe më emadhe. Nga këto të dhënat, kuptohet sesa me rëndësi është marrja e vendimit për heqjen e mitrës, si nga doktori ashtu edhe nga gruaja.
Por, veç rënies së nivelit të testosteronit në gjak, ka edhe kondita të tjera mjekësore që e ulin dëshirën e gruas për seks. Ndër to hyjnë:
Paaftësia e gruas për të mbajtur nën kontroll urinimin (inkontinenca urinare). Një grua që nuk kontrollon urinimin, natyrshëm, nuk mendon për seks.
Sëmundjet e vazave të gjakut që lidhen me diabetin, ose me atherosklerozën.
Disa barna nga ato që jep doktori me recetë, ose nga ato që i marrin vetë gratë, e ulin dëshirën për seks ose frenojnë arritjen e orgazmës. Disa nga këto barna janë:
Shumica e antidepresantëve, përfshi SSRI-në dhe tricyklikët
Barnat që përdoren për të ulur kolesterolin
Kontraceptivet oralë.
Disa barna që përdoren kundër hiperaciditetit të stomakut .
Antihistaminikët
Antihypertensivet (barnat që përdoren për të ulur tensionin arterial.)
Amphetaminat dhe stimulantë të tjerë që përdoren për të rënë në peshë.
Narkotikët
Tymosja e duhanit (që njihet edhe si shkak i disfunksionit erektil tek burrat )
Rënia e nivelit të testosteronit, ose mungesa e tij, shfaqen me këto shenja shqetësuese :
Gruaja nuk ndjehet mirë.
Prishet gjendja emocionale e saj.
Ndjehet e lodhur.
Pakësohet dëshira, kënaqësia dhe receptiviteti seksual.
Disa gra ndjejnë edhe çrregullime të tjera hormonale,siç janë ato që lidhen me mungesën ose pakësimin e estrogjenit.
Mjekët specialistë thonë se për të vendosur diagnozën e disfunksionit seksual femëror (DSF) nga mungesa e testosteronit, duhet të bëhet analiza për të përcaktuar nivelin e testosteronit në gjak. Kur niveli i testosteronit ka rënë dhe gruaja ka shenja klinike për këtë, edhe atëherë kur niveli i estrogjenit në gjakun e gruas është normal, diagnoza për disfunksion seksual mund të vendoset.
Mjekë të tjerë thonë se nuk është vetëm niveli i ulët i hormonit testosteron në gjak që shkakton rënie të funksionit seksual të gruas. Ata e mbështesin mendimin e tyre në studimet që tregojnë se disa gra, me nivel të ulët të hormonit testosteron në gjak, nuk kanë prishje të funksionit seksual.
Për arsyen që mendimet e specialistëve janë të ndryshme, këshillohet që çdo grua që ka humbur dëshirën për seks, dhe ka rënie të nivelit të testosteronit në gjak, duhet të konsultohet me një doktor që ka eksperiencë të mjaftueshme në terapinë zëvendësuese hormonale.
Disfunksioni seksual femëror (DSF) shfaqet në disa forma:
Çrregullime të dëshirës për seks
Çrregullime të eksitimit seksual
Frenim të orgazmës
Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale.
Shpesh, njëra nga çrregullimet e mësipërme, nxit të shpërthejnë të tjerat. Për shembull, gruaja mund të ankohet për dhimbje gjatë penetrimit,por shkaku i vërtetë i dhimbjes mund të jetë eksitimi jo i mirë (paraloja), ose eksitimi i papërshtatshëm.
Natyrisht, gratë e kanë të zorshme të bisedojnë për secilën nga këto shenja me doktorin. Kjo është edhe arsyeja pse disfunksionet seksuale femërore mbeten të paraportuara. Shumë doktorë nuk i pyesin gratë për këto probleme dhe gratë, po ashtu, nuk kanë qejf të diskutojnë me doktorin e tyre për këto shqetësime.
Qëllimi i këtij shkrimi është që t’i bëjë gratë të ndërgjegjshme se ato duhet të flasin për historitë e tyre seksuale me doktorin, sepse kjo është me shumë rëndësi për të diagnostikuar disfunksionin seksual femëror dhe për të marrë mjekimin e duhur. Nga ana tjetër, doktori, bashkë me ekzaminim fizik, duhet të flasë me gruan për disfunksionin seksual, për gjendjen mjekësore dhe gjinekologjike të gruas. Doktori duhet të diskutojnë, gjithashtu, historinë psikologjike dhe sociale të gruas, përfshi edhe ndonjë konflikt që gruaja mund të ketë, lidhur me identitetin e saj seksual.
Ndër faktorët psikologjikë dhe socialë që ndikojnë dhe që doktori duhet t’i diskutojë me gruan janë:
Restrikcionet kulturore dhe influenca e tyre në jetën e gruas
Abuzimet fizike, verbale dhe seksuale të tashme ose të kaluara
Aferat jashtëmartesore që ajo mund të ketë pasur ose vazhdon të ketë.
Problemet e saj financiare
Diskutimet familjare
Sëmundjet ose vdekjet në familje
Depresioni.
Çdo doktor do të dëshironte të dinte se kur dhe si shfaqjen vështirësitë seksuale që ka gruaja; sa zgjasin dhe nëse ato ndodhin vetëm në situata të caktuara dhe vetëm me partnerë të caktuar.
Ka disa gjendje shëndetësore gjinekologjike që mund të provokojnë disfunksionin seksual femëror. Këto gjendje janë:
Infeksionet e traktit urinar. Një grua me këto infeksione mund të provojë dhimbje gjatë penetrimit. Aplikimi me shumicë i lubrifikantëve dhe i teknikave relaksuese, mund të ndihmojnë të zgjidhen çrregullimet e eksitimit.
Operacionet për kanceret gjinekologjike. Nga gratë që u nënshtrohen këtyre operacioneve, 76% raportojnë ulje të dëshirës dhe 40% të tjera thonë se interkursa është me dhimbje. Gratë që i nënshtrohen hysterectomisë për një sëmundje jokanceroze, siç janë fibroidet, 1/3 e tyre kanë rënie të dëshirës për seks.Gratë që kanë mbijetuar, pas heqjes së gjirit për arsye të kancerit, 40% e tyre raportojnë se vuajnë nga disfunksioni seksual. Për këto gra është me shumë vlerë konsultimi për këto problemepërpara dhe pas operacionit.
Çfarë mund ta nxitë dëshirën seksuale?
Pa dyshim, më shumë testosteron! Burrat e kanë përdorur me kohë testosteronin për të rritur muskujt dhe libidon. Në vitin 2006 në Amerikë u lëshuan mbi 1,5 milion receta për testosteron tek gratë (nuk di sa janë lëshuar në Shqipëri)
Testosteroni zëvendësohet tek gratë në disa mënyra:
- Injeksionet intramuskulare (përgjithësisht një në 2-3 javë),
- Ngjitëse me testosteron si leukoplast
- Testosteron gel
- Material ngjitës (adeziv) që vendoset sipër dhëmbëve në gingivat.
- Tableta nga goja.
Deri sot nuk ka prodhim farmaceutik të veçantë për disfunksionin seksual femëror.
Por testosteroni mund të ngrejë edhe disa rengje për gruan. Sot, prodhimet dhe dozat e testosteronit janë akoma ato që përdorin burrat. Një grua që do të marrë këto doza, mund të rrezikohet nga superdozimi, që shfaqet me këto efekte anësore:aknet, shfaqja e flokëve në trup (më shumë nën qafë sesa mbi qafë) dhe rënie e HDL-së (kolesteroli i mirë)
Ka dhe mënyra të tjera të përdorimit të testosteronit. Mund të jepet krem dhe xhel testosteroni, që përgatiten në farmaci (me formula individuale). Formulat me testosteron mund të ndryshojnë përmbajtjen në vartësi tësasisë që do të absorbohet nga lëkura. Këtë e vendos doktori dhe farmacisti që përgatit këto preparate.
Flitet se një produkt që do të shërbejë për të mjekuar disfunksionin seksual femëror, mund të jetë në rrugën drejt tregut. Po kryhen prova klinike për LibiGel. Ky është një xhel testosteroni që do të aplikohet direkt në lëkurë. Po qe se provat shkojnë mirë, preparati mund të jetë gati për treg nga fundi i vitit2010.
Përtej Zëvendësimit Hormonal
Strategjitë e mjekimit të disfunksionit seksual femëror shkojnë edhe më larg nga përdorimi, vetëm i testosteronit. Gratë mund të rritin stimulimin duke përdorur teknikat e “distraksionit” (siç bëhet me muzikën që të sjell në formë emocionalisht), të përmirësojnë paralojën seksuale dhe teknikat që ndihmojnë të largohen dhimbjet. Të gjejnë dhe të përdorin pozicione të reja më të sigurta për seks.
Masazhi seksual është një mënyrë që e relakson gruan dhe e sjell atë në formë. Kur keni dhimbje gjatë seksit, provoni banja të ngrohta përpara interkursës, përdorni lubrifikantë me shumicë, zgjateni sa më shumë paralojën seksuale dhe kërkoni nga partneri t’u lejojë ta drejtoni ju penetrimine tij vaginal.
Njohja e anatomisë dhe e funksionit seksual, ndihmon që të kapërcehet frika dhe shqetësimi për seksin. Këto janë dy faktorë të rëndësishëm, që çojnë, gjithashtu, në disfunksion seksual. Bisedat me partnerin janë një ide e mirë. Diskutoni dhe provoni pozicione të ndryshme për seks dhe gjeni më të mirin. Mund të përdorni materiale erotike. Komunikimi i mirë i pasuar nga një seks i mirë, do ta bëjë interkursësn më eksituese për ju të dy.
Për disa nga ne, seksi i rregullt është i domosdoshëm si frymëmarrja. Të tjerë nuk shqetësohen shumë kur ai prishet.
Ku e keni vendin juve në këtë spektrum të gjerë?
Kjo është një pyetje për të cilën, gjithkush, do ta gjejë përgjigjen tek vetja. Kjo ka të bëjë me pasionin që keni për seksin.












Leave your response!