Sarah Carmen: vajza qe ka 200 orgazma ne dite
Dyqind orgazma ne dite, te shkaktuara nga cfaredolloj vibrimi i perceptuar: nga kalimi i nje treni, nga nje tharese flokesh madje edhe nga zhurma monotone e nje makine fotokopjuese. Ky eshte fati i Sarah Carmen, nje 24 vjecare londineze e semure me “Permanent Sexual Arousal Syndrome” (PSAS) – semundje e cila ben shtimin e fluksit te gjakut ne organet seksuale. Vajza ka vendosur te deshmoje historine e saj ne News of the World.
«Nganjehere bej aq shume seks sa merzitem – ka treguar vajza ne nje interviste 40 minuteshe, gjate se ciles ka pasur 5 orgazma – por do te thoja qe meshkujt me te cilet shkoj nuk duhet te mundohen shume me mua, sepse arrij kenaqesine shume lehte».
Sarah ka filluar te vuaje nga kjo sindrome ne moshen 19 vjecare, pasi ka ndjekur nje kure ku ka perdorur disa antidepresive dhe eshte e bindur se kane qene keto ilace qe ne nje menyre apo ne nje tjeter i kane shkaktuar kete problem: «Vetem disa jave pasi i kisha marre ilacet fillova te ndjehesha gjithmone e me shume e eksituar dhe te kisha orgazma pa fund. Me kujtohet kur isha ne shtrat me te dashurin, ishim duke kryer marredhenie prej disa oresh dhe ai u habit kur u kujtua se sa here kisha arritur ne orgazem. Por pastaj, ndodhi edhe pas seksit. Po mendoja per ate qe kishim bere ne shtrat dhe fillova te ndjehesha gjithmone e me e eksituar, deri kur arrita kulmin. Per 6 muaj me rradhe kam patur 150 orgazma ne dite dhe tani kam te pakten 200».
Sarah Carmen punon si estetiste ne nje sallon bukurie ku vibrimet e thareses se flokeve dhe te pajisjeve te tjera te ngjashme shtojne simptomat e saj. «Cdo gje mund te me shkaktoje vibrime te pakontrolluara, duke pare pajisjet qe perdor ne aktivitetin tim. Disa prej klienteve te mija te zakonshme jane ne dijeni te problemit tim, por t’ua shpjegosh klienteve te reja nuk eshte aspak e lehte. Ka raste kur jam ne mes te punes dhe me vjen nje orgazme dhe, me besoni, eshte me te vertete e sikletshme. Me kujtohet nje here kur nuk mund ta lija dot punen pergjysem, dhe bera gjoja sikur me kapi ngerci ne kembe per te mbytur psheretimat, deri kur orgazma kaloi. Tashme koleget e mia e dine: ne qofte se kollitem dhe vrapoj per ne banje, i sjellin klientes nje reviste dhe nje filxhan caj…».
Per shoqet e saj, Sarah eshte shume me fat, sepse mendojne se eshte gje e mire pasi ajo ka me shume orgazma ne nje dite sesa ato ne nje vit, por me familjen e saj vajza nuk ka patur guximin ta diskutoje kete ceshtje. «Mamaja dhe babai mendojne se disa nga sjelljet e mia jane paksa te cuditshme, por besojne se une jam hiperaktive». Historia me djalin me te cilin ishte e lidhur kur zbuloi kete semundje mbaroi pas disa muajsh, por partneret e saj te ardhshem e kane pasur shume te veshtire te plotesonin deshirat e saj seksuale.
«Do te doja te kisha nje jete normale, si te gjithe. Gjeja me e sikletshme qe me ka ndodhur ka qene kur pata nje orgazme ndersa po i pergjigjesha nje kerkimi mbi marketingun: m’u desh te ngrihesha dhe t’ia mbathja». Nje here vajza ka marre pjese edhe ne nje mbledhje te «Sex Addicts’ Anonymous», e bindur se ishte bere dipendente ndaj seksit: «Por pasi hyra ne ate dhome, pashe ata njerez dhe degjova historite e tyre, kuptova qe ne te vertete ato nuk perputheshin me rastin tim. Tani kam arritur ne perfundimin se mund te bashkejetohet me kete sindrome dhe jam me fat, sepse te gjithe njerezit jane shume te sjellshem me mua dhe e kuptojne problemin tim».
Postime te Ngjashme:
- Si ja bejne personat e famshem per te humbur peshe?
- Per nje lekure te bukur
- Kujdesi per duart
- Ulliri mbron nga kanceri i gjirit
- Mos i thuaj meshkujve keto 5 gjera
Popularity: 21% [?]
