Marrëdhënia juaj, a është e suksesshme ?
Pakenaqesia vetjake eshte arsyeja kryesore e shfaqjes se problemeve te dashurise. “Ti nuk me do aq sa te dua une!” eshte shprehja me e thjeshte e frikes nga dashuria. Problemet fillojne te shfaqen atehere kur ju filloni te pyesni veten “Mos valle une e dua ate me shume sesa ai me do mua?” Ne kete moment ne fillojme te analizojme gjerat qe bejme per dashurine tone. Ne fillojme te analizojme menyren sesi ne e shprehim dashurine tone dhe sa energji po harxhojme per ta çuar ate perpara. Me pas pasi e kemi analizuar mire veten, ne perpiqemi te kuptojme nese partneri po na pergjigjet me te njejten monedhe apo jo. A po marrim diçka te ngjashme me ate qe po japim? Ne momentin qe ne fillojme te bejme krahasime te tilla, kemi filluar te largohemi nga marredhenia jone. Ne nuk duam qe te dashurojme me shume nga sa na dashurojne. Kjo ndodh sepse femrat kane frike pasi mendojne se meshkujt do te tallen me to. Fokusohuni tek ajo qe beni e si ndiheni kur dashuroni.
Per te kuptuar se ne cilin stad ka arritur marredhenia juaj duhet t’i beni vetes pyetje te tilla:
A ju ben te ndjeheni mire kur dashuroni dike dhe ai jua kthen me te njejten menyre?
A prisni qe ne qofte se doni dike, ai t’iu doje me çdo kusht? Nese po, perse?
A ndjeheni i dashuruar kur partneri nuk eshte prane jush? Nese jo, perse?
A po beni per te dashurin tuaj gjera qe ne te vertete nuk do te donit t’i benit, por e ndjeni qe eshte e nevojshme t’i beni per ta pasur ata pas vetes?
A po beni ndonje gje veçanerisht per ta duke pritur qe nje dite tua shperblejne?
Çfare po prisni?
A keni folur me partnerin per ato gjera qe ju bejne te ndjeheni te dashuruar?
Te perbashketat
Ju e dashuroni njeri-tjetrin e kjo eshte arsyeja kryesore perse ju jeni bashke, por kohet e fundit duket se ka disa gjera te cilat nuk i keni me si me pare. Edhe pse kuptoheni mire nuk dashuroheni me si ne fillim. Ju pelqeni librat e te shkoni per shetitje, ajo gjithmone ka deshire te udhetoje, ju pelqeni sportin, por vazhdoni te jeni te bindur per faktin qe martesa eshte nje sakrifice. Ju keni degjuar qe ne nje martese ju duhet te merrni dhe te jepni. Ju duhet te lini menjane interesat tuaja dhe te mendoni per te dy, apo me teper per personin qe keni ne krah. Per kete ju duhet te beni kompromise. Por, kur ju duhet te hiqni dore nga gjerat qe ju pelqejne me shume per hir te marredhenies, ju nuk e kini kete force, prandaj hiqni dore dhe perfundoni se nuk keni asgje te perbashket. Nese keni mberritur deri ketu do te thote se nuk keni me shanse qe te riktheheni tek intimiteti dhe marredhenia qe keni pasur me pare.
Pyetjet qe mund te beni ne te tilla raste jane:
A kane ndryshuar gjerat qe nga takimi juaj i pare?
A ndani çdo gje me partnerin tuaj ashtu siç benit me pare?
Çfare do te ndodhte ne qofte se ju do te beni gjerat qe ju pelqejne dhe partneri juaj ato qe do t’i pelqenin?
Sa kohe keni per te shpenzuar me partnerin tuaj e per te vleresuar qe marredhenia juaj eshte e suksesshme?
Çfare do te thote per ju te kesh interesa te diferencuara?
A e shihni veten dhe partnerin si dy persona te ndryshem qe kane zgjedhur te jene bashke, apo si nje detyrim per te qendruar bashke?
A mendoni vertet se te dashurosh do te thote te sakrifikosh? Nese po, perse?
Shmangni problemet
Sa here qe prekni nje teme te veçante, ndodh qe te shpertheje nje debat me te, shpesh ju perpiqeni t’i evitoni keto tema te tilla, por nuk ia dilni dot. Ju ne fakt, nuk keni aspak deshire te ziheni e te konfliktoni me njeri-tjetrin. Nje zenke do te thote se gjerat ne lidhjen tuaj nuk po shkojne aspak mire dhe per me teper, ajo mund te degjeneroje deri aty sa ju te ndaheni nga njeri-tjetri. Keshtu qe keni premisa shume te theksuara per te prishur e shkaterruar lidhjen tuaj. Me kalimin e kohes lista e gjerave dhe argumenteve qe nuk duhen prekur fillon e shtohet, aq sa duket se nuk ka me vend per te shtuar asgje tjeter. Keshtu per sa kohe lista e çeshtjeve qe duhen evituar shtohet, ju ndjeni se ka ardhur nje moment kur ju nuk mund te flisni e te bisedoni me me njeri-tjetrin per pothuajse asgje pa debatuar! Ju e ndieni shume larg njeri-tjetrin dhe te huaj dhe ne keto momente mendja juaj fluturon per te imagjinuar qe edhe sa kohe do te mund te duroni nje gjendje te tille. Hendeku mes jush fillon te thellohet.
Ja disa pyetje qe mund t’ia beni vetes ne raste te tilla:
A keni frike se mos lendoheni ne dashuri?
A do te thote mosperputhja e mendimit mes dy njerezve se ndjenjat e tyre jane cenuar? Nese po, perse?
Si mund te veproni ndryshe? Çfare mund te ndryshoni?
A e kufizoni apo privoni veten nga gjera qe do t’i benit me kenaqesi kur jeni me partnerin? Perse?
Çfare do te ndodhte nese ju do t’i linit ata te kuptonin se si jeni ju me te vertete, apo çfare do te benit ju?
A eshte ndershmeria nje hap i gabuar ne lidhjen tuaj? Pse mendoni keshtu?
Mundohuni qe te flisni me partnerin tuaj per shqetesimet e tij dhe tuajat, nderkohe qe ju nuk duhet te harroni se duhet te perqendroheni te ndjenjat tuaja e jo tek ajo qe i pelqen atij apo ketij. Duhet te tregoni ate qe ju jeni ne te vertete, qe lidhja juaj te jete e sinqerte, e drejte dhe nje lidhje e vertete. Mesohuni qe te pranoni partnerin tuaj duke pranuar me pare veten tuaj.
Si te perballesh me nje partner xheloz
- Diskutoni problemin tuaj vazhdimisht me partnerin, mundohuni te ruani biseden ne nje nivel te qete, per te qene bindese dhe aspak kundershtare per mendimet e partnerit.
- Sigurojeni ate qe çdo gje shkon mire mes jush. Asgje nuk ju pengon qe çdo gje te realizohet sipas deshirave tuaja. Mjafton qe ju te bashkebisedoni per gjithçka.
- Jini kerkues, por jo agresive. Nese flisni me nervozitet, ju mund te thoni ne fillim ate qe duhet thene ne fund, apo nuk duhet thene fare.
- Mos jini alarmues. Jepini çdo gjeje kohen e vet. Nese do e beni alarmante nje gjendje, nervoziteti vetem sa do e tensionoje gjendjen.
- Matuni para se te flisni ne menyre qe te shmangni konfliktet e panevojshme. Jepni ide bindese dhe qarta, jo gjera te pamenduara mire, per te cilat mund te pendoheni me vone.
- Behuni te kendshem dhe te qarte ne bisedat me partnerin. Duke qene e dashur me te, mund t’i falni ngrohtesine dhe besimin qe i mungon. Nje partner xheloz e ka ate ndjesi te lindur dhe nuk mund te gjykohet per kete, por vetem te ndihmohet per ta kapercyer.
- Jini fleksibel dhe mesoni te beni kompromise. Jo gjithmone duhet te beni si doni vete. Jeta ne çift do te thote ta pranosh partnerin si eshte, me te mirat e te metat e tij. Duhen bashkepunim dhe pershtatje.
- Te kuptuarit eshte vetem nje pjese e perballimit te ketij emocioni ndaj partnerit.
- Perpiquni te kuptoni ndjesite e tij apo te saj dhe mos u perpiqni ta beni ate te ndjehet ne faj.
- Perpiquni ta mbeshtetni partnerin tuaj sa me shume te mundeni.
- Duke i krijuar nje komoditet te perkohshem shpesh mund te ndihmoni ne zgjidhjen e problemeve me partnerin, dhe si rrjedhim mund te çrrenjoset teresisht xhelozia.

Postime te Ngjashme:
- Shenjat e para të shtatzënisë
- Perdet per shtepine tuaj
- Si ja bejne personat e famshem per te humbur peshe?
- Disa keshilla qe te ndjeheni terheqese
- 6 keshilla qe i bejne femrat te pelqejne seksin
Popularity: 11% [?]
