Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Seksualiteti

Fakte rreth dashurisë

Submitted by on February 8, 2009 – 8:37 pmNo Comment




Dashuria eshte nje gje shume e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu.

Me poshte jane 25 fakte rreth dashurise.
1- Burrat te cilet e puthin gruan e tyre ne mengjes, jetojne 5 vjet me shume se sa ata qe nuk e bejne kete gje.
2- Kenga e pare per dashurine eshte shkruar 4 000 vjet me pare dhe vjen nga nje zone midis Tigrit dhe Eufratit.
3-Nese vjen momenti per intimitet qe ne fillim te marredhenies, 78% e vajzave nuk pranojne nese nuk jane depiluar.
4- Vajzat feministe kerkojne me shume se te tjerat te kene nje marredhenie romantike.
5- Dy te tretat e njerezve raportojne se kane rene me shume ne dashuri me dike qe kane vite qe e njohin, se sa me nje te sapo njohur.
6- Njerezit qe tregojne historine e tyre te dashurise e bejne kete pasi mendojne se procesi eshte jashte kontrollit te tyre.
7- Dashuria nxit nje efekt qetesues ne trup dhe mendje per te pakten nje vit, gje qe ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.
8- Dashuria ka te njejtin efekt ne trup njesoj si edhe frika e madhe. Te nje person i dashuruar shfaqen te njejtat simptoma si te nje person qe ndjen nje frike te madhe – zmadhim te bebes se syrit, duar te djersitura, dhe rritje te te rrahurave te zemres
9- Skanimet e trurit kane treguar se kur njeriu shikon foto te njeriut te zemres, truri reagon menjehere duke treguar deshire.
10- Vajzat e fisit Tivi ne Pacifikun jugor martoheshin qe ne lindje.
11- Sherbimi “Detektori i dashurise” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut te dashur, nese ai vertet eshte i ndershem ne ate qe thote. Telefoni analizon kordat e zerit per te pare nese ai flet me dashuri apo jo. Perdoruesi merr nje analize te bisedes nepermjet nje mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizen, perqendrimin dhe ndershmerine me te cilen ka folur personi tjeter ne linje.
12- Rreth 11 per qind e grave kontrollojne menjehere “online” per te pare te dhenat e nje personi qe e kane takuar ose qe presin ta takojne, kundrejt 7 per qind te meshkujve.
13- Me kalimin e kohes, partneret tentojne te kene gjithmone e me shume te njejtat sjellje.
14- Njerezit tentojne te kthejne me shume koken ne te djathte se sa ne te majte kur puthin dike (65 per qind e njerezve e kthejne koken ne te djathte).
15- Tradita e unazes se fejeses ka ardhur qe ne shekullin e 15-te, kur Duka Maximillian i Austrise i dha nje unaze te fejuares se tij Mary nga Burgundy.
16- Rreth 43 per qind e grave preferojne qe partneret te mos tregojne shenja “dashurie” nese nuk jane te sigurt per nje lidhje.
17- Njerezit qe sapo kane rene ne dashuri tregojne zvogelim te hormonit serotonine, ne nivele aq te uleta sa dhe te nje person i semure.
18- Aeroporti Nderkombetar i Filadelfias mbahet si numri 1 per lidhjet e dashurise gjate kohes se pritjes.
19- Sipas nje teorie matematike, ne duhet te takojme shume njerez para se te zgjedhim partnerin e perjetshem. Sipas probabilitetit vetem keshtu ka me shume shanse per nje çift te suksesshem.
20- Mjekra e burrave rritet me shpejt kur ata mendojne per seks.
21- Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit “Romeo dhe Zhulieta”, merr rreth 1000 letra çdo vit ne adrese te Zhulietes, çdo Valentin.
22- “Nese nje person refuzon nje lidhje, personi bie edhe me shume ne dashuri me ate person qe nuk e ka pranuar”, thote Helen Fisher autor i librit “Pse dashurojme”. Pjeset e trurit qe aktivizohen kur ne jemi te gezuar vazhdojne te mbeten aktive.
23- Ka nje arsye pse ndodhin romancat ne zyre. Renia ne dashuri eshte shume e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetesia, afersia dhe romanca.
24- Nje ne pese marredhenie dashurie afatgjata ndodhin pasi njeri nga partneret eshte i perfshire ne te.
25- Nje marredhenie romantike i ben te dy partneret te lumtur. Sa me afer ndihemi, aq me te lumtur jemi.

Tradhtia dhe emocionet
Atmosfera e nje dashurie te fshehur eshte si thirrja e sirenave per Odisene. I leme te therrasin per t’i degjuar, dhe pastaj t’i shijojme. Dashuria e ndaluar (tradhtia), te terheq kaq shume saqe te ndryshon dhe kendveshtrimin e botes, dhe eshte shume terheqese, sepse eshte nje sfide e perditshme me fantazi nga me te ndryshmet, qe kjo dashuri te mbetet sa me e fshehte. Nuk duhen bere takime te fshehura, puthje te rastit, histori dashurie te ndaluara sepse kane gjithmone nje çmim dhe te shtrenjte. Po si mund te thuash jo? Ajo vjen pa pritur, ne forme dhe menyra nga me rreqetheset. Ne fund te fundit eshte e rendesishme te dini ta njihni dhe t’i beni vend prane. Ka nje sekret te vogel qe te dish ta perdoresh kete “ngarkese erotike” qe eshte brenda jush: “Lasciarsi andare”, leshojeni vetveten si nje makine pa frena tek personi qe ju ka krijuar kete ngarkese, sepse eshte e kenaqshme, e domosdoshme dhe ju lehteson dhe jetoni me mire psikologjikisht.

Xhelozia dhe dyshimi
Gjithçka eshte e shkruar ne yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalet e tyre shpesh jane “teper te pabindshme” per dike, i cili nuk beson tek fati, nuk beson ne Zot, nuk beson ne fenomene hyjnore, apo te pashpjegueshme. Njeriu eshte qenia me e “pabindur”, qe duke u mbeshtetur ne kapacitetin e tij te te konceptuarit te gjerave, dyshon ne çdo gje qe thuhet apo shkruhet. Ndonjehere themi “Perse duhet te besoj ne teori te tilla, perse duhet te mendoj se per mua qenka e shkruar qe do te lidhem me dike dhe qe ai/ajo ploteson boshllekun tim?” Pyetje kjo qe e gjen pergjigjen ne gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund te thote dikush, kam gjetur personin ideal per mua, kam gjetur zemren apo shpirtin tim, jam prane partnerit te jetes. Po nese eshte kjo gje e vertete, nese vertet ke gjetur shpirtin tend binjak, atehere perse gjithe ai dyshim ne zemren e tuaj? Ne momentin e perputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenje e tille zhduket.

Liria dhe kenaqesia
Kur jeni te pergatitur keni me shume mundesi per te zgjedhur, me shume liri dhe kenaqesi. Ne qofte se deshironi te jeni aktive nga ana seksuale, marredheniet seksuale duhet t’i shihni si kenaqesi, por njekohesisht atyre duhet t’u kushtoni vemendje serioze. Nese doni qe te shmangni shtatzenine dhe infeksionet qe transmetohen ne rruge seksuale, duhet te perdorni metodat mbrojtese kontraceptive. Mund te jeni ne dijeni te nje liste mjetesh kontraceptive qe mund t’i perdorni per te shmangur shtatzenine. Disa prej tyre sigurojne mbrojtje edhe nga infeksionet qe transmetohen ne rruge seksuale. Nese keni pyetje, shqetesime ose veshtiresi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialiste ne Shoqaten e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive per femrat jane ato qe merren nga goja, si: pilula ose tableta qe permbajne hormone te cilat e ndalojne procesin e leshimit te vezeve nga vezoret çdo muaj.

dashuria

Postime te Ngjashme:


Popularity: 10% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.