Oriz me midhje
Perberesit per 4-5 veta:
-2 kavanoza midhje
-1/2 gote vaj
-3 filxhane caji oriz
-2 kokrra qepe mesatare
-2-3 thelpinj hudhra
-1 luge kafeje salce domate
-1 gote vere te bardhe
-leng limoni 1/2 kokerr
-kripe e piper
Pergatitja:
Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. Pas pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, shtohet kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pastaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji, 2-fishi i orizit), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper orizit vihen midhjet.
Postime te Ngjashme:
- Rizoto me Fruta Deti dhe Kerpudha
- Dieta pastruese
- Si te humbisni 2,5 kg ne 5 dite
- Dieta qe duhet te ndiqni dite pas dite
- Gatime me veze
Popularity: 16% [?]

