Make up 2010, keshilla per nje truk elegant
August 1, 2010 – 8:34 am | No Comment

Jeni femra te cilat deshironi mbremjet elegante, takime ne lokale me stil dhe klas, dhe jeni gjithenje nje kerkim te nje look te ri modern dhe te rafinuar? Fillimisht reflektoni mbi ngjyrat: synoni tek tonalitet …

Read the full story »
Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Receta Gatimi

Gatime me veze

Submitted by Derby on May 28, 2009 – 6:55 pmNo Comment
Gatime me veze

-Vezë të mbushura me sallatë ruse

Zgjidhen vezë të forta, qërohen, ndahen përgjysmë duke i hequr të verdhën. Gjysmat e vezëve (të bardhat) mbushen me sallatë ruse të gatshme dhe sipër zbukurohen me të verdhat e vezëve të thërmuara, me majdanoz të grirë hollë dhe me copëza gogozhare.

Për 1 person:

sallatë ruse 1 lugë gjelle, majdanoz 1 fije, pak gogozhare.

-Omëletë me djathë

Rrihen vezët, i shtohet djathë i thërrmuar i bardhë ose kaçkavall i grirë në rende, kripë dhe qumësht. Skuqet në yndyrë të nxehtë dhe mblidhet në formë roleje.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, yndyrë 2 lugë gjelle, djathë i grirë 1 lugë gjelle, qumësht 2 lugë gjelle, pak kripë.

-Vezë me qepë e domate

Qepët e grira hollë kaurdisen sa të zverdhen e të zbuten. Hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe vazhdohet kaurdisja, shtohet kripë, piper, majdanoz dhe vezët sipër. Skuqen sa të mpikset e bardha e vezës.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 1 kokërr mesatare, vaj 2 lugë gjelle, domate 1 kokërr mesatare, kripë, piper, majdanoz.

-Vezë syze me qepë të njoma

Qepët e njoma të pastruara e te lara mire priten 3-4 cm, skuqen në zjarr të ngadalte te mbuluar me kapak sa të zbuten, Hidhet kripë, kopër dhe se fundi vezët.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 2 copë mesatare, vaj 2 lugë gjelle, kripë, kopër.

-Spinaq me vezë

Nevojitet; 1 kg spinaq i fresket,1 qepe, 5 veze, yndyre (per fergim),
kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh).

Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te
kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta.

egg

Postime te Ngjashme:

Popularity: 30% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.