Si te zgjedh parfumin tim?
Te gjitha pyetjet mbi menyren si te zgjedhesh ate qe mban me vete gjithe diten dhe qe flet per ty: parfumin tend. Si ta zgjedhesh, si ta kombinosh, si mund te ndikoje mbi humorin tend? Nje guide e plote qe te ploteson deshiren per te qene e pelqyer.
Si t’ia bej per ta zgjedhur?
Ajo qe shtyn per te pelqyer nje arome e per te urryer nje tjeter, duket si magji e vertete. Ne te vertete, çdo gje eshte me racionale sesa duket. Shkenca eshte e afte ta shpjegoje ne detajet me te imta. “Eshte nje udhetim i komplikuar, qe nis nga hunda dhe mberrin drejt e ne zemer”. Keshtu e sqarojne sociopsikologet rrugetimin e aromes, gje qe te ben te mendosh se nuk kemi te bejme me nje nuhatje te thjeshte.
Çdo gje nis ne nje zone te vogel te hundes (epiteli olfativ) ku, sapo ndiejme nje arome, receptore te veçante aktivizohen dhe dergojne nje “sms” ne tru. Aty, miliona receptore, pasi marrin mesazhin, vihen menjehere ne levizje dhe transmetojne lajmin ne nje zone precize te trurit (sistemi limbik), ku ndodhet “reparti i emocioneve”.
Keshtu, pas nje serie reaksionesh kimike, koka nis nje proces shoqerizimesh mendore (kujtime, gjendje shpirterore, por dhe ndjesi qe vijne nga jashte) dhe ne fund, brenda pak sekondave dhe ne menyre te pandergjegjshme e gjitha kjo drejton preferencat tona. Keshtu lind dashuria jone per parfumin: nje perzierje e kimise me magjine.
Sa i rendesishem eshte konfeksioni?
Shume. “Kur afrohesh per here te pare me nje parfum, nuk mjafton qe te kete nje arome te mire. Parfumi eshte nje objekt i veçante dhe duhet te kenaqe te gjitha shqisat, perfshire dhe te parit”, thone disa nga ata qe e kane lidhur jeten ngushtesisht me boten e aromave. Ja perse disa parfume, si “Hermès” apo “Lalique” edhe pa e ndryshuar linjen e tyre klasike, propozojne çdo vit nje flakon te ri dhe te çmuar ne koleksionin e tyre.
Pak Sipas disa “hundeve” te medha, pra krijuesve te parfumeve, kur zgjidhet nje parfum nuk duhet te genjehesh nga konfeksioni, por te lesh veten qe te terhiqet vetem nga aroma. Ky stil esencial eshte karakteristik i parfumeve, mjaft ekskluziv dhe gati artizanal te mjeshterve si Serge Lutens dhe Annick Goutal ose te firmave si “Etro”, “Floris” apo “Creed”, te cilat edhe pse propozojne esenca te ndryshme si per femra dhe per meshkuj, nuk ndryshojne kurre flakonin.
Ka nje seks parfumi?
Jo! Shija per aromat uniseks lind qe ne fund te viteve ’80, kur zonjat “chic” perdornin “Fahrenheit”, parfumin e famshem per meshkuj te Dior. E qe atehere, me gjithe ulje- ngritjet, kjo prirje nuk ka perenduar kurre. Parfumet uniseks moderne, jane ama me pak te fresket se ato te nje kohe. “Tani kane nota me sensuale dhe te nxehta, si ajo e vaniljes dhe e drureve ekzotike”,- shpjegojne specialistet.
Po! Sot parfumet femerore jane shume te ndryshme nga ato te meshkujve. “Kjo ndodh edhe sepse substancat e perdorura shpesh jane te njejtat”, sqarojne specialistet. Por ato qe bejne ndryshimin jane esenca te tjera dytesore qe i shtohen substances baze, qe eshte e njejte per te dyja gjinite, si frutat per femrat dhe druret per meshkujt. Dhe mbi te gjitha proporcionet: mjafton nje kombinim minimal per te ndryshuar gjithe linjen. Parfumet “City Glam” te Armanit jane dy: nje per femren dhe nje per mashkullin
Perse parfumi mund te te sjelle dhembje koke?
“Kur ndiejme nje parfum, miliona receptore te qelizave te aparatit te nuhatjes transmetojne impulset e tyre ne tru, i cili i interpreton dhe vendos se cilat aroma na pelqejne”,- shpjegojne dermatologet. “Por hapesira ndermjet nje stimuli te thjeshte dhe dhembjes eshte shume e ngushte dhe mjafton pak per ta kapercyer. Kjo ndodh per shembull kur nje arome eshte shume e forte, ose nese nuhaten shume parfume njeri pas tjetrit. Atehere ndodh te provokohen dhembje koke, deri te vjella”. Ne te kundert, nese perdoren ne sasine e duhur, disa esenca kane aftesine te largojne migrenen. Nder keto, livanda, mentja dhe trendafili.
Perse nje parfum qe dikur me pelqente, tani nuk me pelqen me?
Mode!
“Parfumi eshte nje aksesor, nje element me shume per te theksuar elegancen”, shpjegojne specialistet. Eshte normale ta ndryshosh parfumin jo vetem çdo vit, por dhe nga nje dite ne tjetren, si nje veshje”.
Moshe!
Me kalimin e kohes ndjeshmeria ndaj aromave zbehet, sepse qelizat e nuhatjes rigjenerohen me ngadale. Nga 60 vjeç e lart nis te pelqehen parfume me te forte nga ato qe pelqeheshin ne moshe te re.
Ç’eshte aromaterapia?
Aromaterapia eshte, si e tregon vete fjala, nje kure qe shfrytezon vetite e aromave, per te dhuruar kenaqesi. Çdo gje rrotullohet rreth teorise, sipas se ciles, esencat duke mberritur ne tru aktivizojne prodhimin e disa substancave (adrenalina, endorfina e te tjera) te afta per te rregulluar ekuilibrin psikofizik. Menyra e perdorimit eshte shume e ndryshme. Mund te shperndahen esencat ne ajer, ta perziesh me produktet kozmetike ose ta kerkosh brenda parfumeve. Si t’i zgjedhesh? “Ideale eshte te keshillohesh me nje ekspert”- thone dermatologet. “Por instikti shpesh eshte guida me e mire. Nje arome qe instiktivisht te pelqen, do te kete patjeter nje ndikim pozitiv ne te ndierit mire”.
Sa qendron parfumi mbi lekure?
Nje parfum perbehet prej shume esencash te ndryshme, por jo te gjitha zgjasin njelloj. Sipas kohes qe u duhet per te avulluar, specialistet i quajne aroma koke, zemre dhe te thella.
10 minuta
“Koka” eshte aroma qe ndihet sapo hapet nje flakon. Ështe ai qe na ben ta duam ose jo parfumin, por qe nuk eshte aroma e “vertete” e tij, sepse permban esenca qe zgjasin per nje kohe te shkurter, 10 deri ne 30 minuta dhe zhduket. Jane kryesisht esenca agrumesh, livande dhe menteje.
3 ore
“Zemra” eshte parfumi i vertete, ai qe qendron mbi lekure tre deri ne kater ore. Kryesisht ne kete miks aromash shperthen fantazia e “hundeve”, sepse kane ne dispozicion qindra esenca. Me aktualet jane esencat orientale, qe percjellin nje ndjesi mbrojtjeje.
6 ore
“Aromat e thella” formohen nga nje perzierje esencash te forta qe “lidhin” aromat nga me te ndryshmet. Perdoren drunjte, irisi, vanilja, balsami dhe disa substanca nga kafshet. Zgjasin te pakten gjashte ore, por ne veshje mund te ndihen dhe diten tjeter.
Nje parfum mund ta zevendesoje deodorantin?
“Jo”, thone dermatologet. “Parfumi nuk mund te zevendesoje deodorantin”. Para se gjithash, te pakten kur nuk behet fjale per nje uje aromatik, parfumi ka gjithmone nje perqindje alkooli, i cili nuk duhet te bjere ne kontakt te drejtperdrejte me lekuren delikate te sqetullave. Pastaj, sepse parfumi, ndryshe nga deodoranti, nuk rregullon frymemarrjen e lekures. Dhe ç’eshte me e rendesishmja, kontakti me djersen mund ta ndryshoje aromen e nje parfumi. Kjo s’ndodh me nje deodorant”.
Mund te jesh alergjik ndaj parfumit?
Po
Ne rruget e frymemarrjes: hunde te mbyllura ose ndjesi kruarje ne fyt. Nese je alergjik ndaj esencave qe permban nje parfum, mund te kesh shqetesime te ketij lloji. Por e gjitha kjo ndodh nese perdoret substanca ne sasi te madhe.
Jo
Mbi lekure: me shume se shenja alergjie, parfumi mund te provokoje mbi lekure disa irritime te lehta. Kjo ndodh nese ke nje epiderme shume te ndjeshme. Me te shpeshta ne fakt jane njollat qe shkaktohen nese pasi ke hedhur parfum ben banjo dielli ose nje seance solari”.
Ka nje ore te pershtatshme per te hedhur parfumin?
Absolutisht jo: Parfumi shkon nga mengjesi ne mbremje, por duhet perdorur ne mase. Sepse ne rast se hedh shume, mund te behet i bezdisshem, per shembull ne vendin e punes dhe nese eshte i lehte, ne mbremje ne diskoteke nuk ndihet. Ja si te veprosh:
Ora 9:00. Zgjidh nje “eau de toilette”. Hidhe sipas deshires, sepse eshte pak i perqendruar.
Ora 17:00. Perdor nje “eau de parfum”. Ështe i forte mjaftueshem dhe mjaftojne tre sprucime.
ora 21:00. Parapelqe nje ekstrakt. Ështe me i perqendruari, zgjat shume dhe perdoret me pika.
Pse disa parfume ngjajne me sexy?
Nuset indiane parfumosen me esenca te tilla qe mendojne se kane nje ndikim epshndjelles. Fuqi kimike apo besim popullor?
Sipas nje studiuesi, ndikimet psikologjike te parfumit jane shume te fuqishme. Neurologet kane zbuluar se disa parfume arrijne deri aty sa t’i japin meshkujve pershtypjen se grate qe e perdorin peshojne pese kile me pak se pesha e tyre reale. Kjo shpjegohet se disa aroma (nje perzierje lulesh dhe speciesh), sipas neurologeve qe kane bere nje studim mbi kete, shkaktojne nje seri shoqerizimesh mendore ne ate zone te trurit qe vlereson peshen reale te personave qe shohim. Dhe per magji, induktojne per te bere pak ulje.
Postime te Ngjashme:
- Do parfumin tend?
- Të luftosh gripin duke u parfumosur
- Biznesi me arome miliardash
- Historia e parfumeve
- Aromë pranvere
Popularity: 5% [?]


