Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Parfume

Një ajër me feeling

Submitted by on February 17, 2009 – 6:21 pmNo Comment




Dy buqeta, nje per ty dhe nje per ate, si te behej fjale per nje burre dhe nje grua ne takimin e tyre te pare. Me ndihmen e atyre qe kane vertet hunde, kemi zbuluar kombinimet ideale, qe krijojne nje alkimi perfekte

Pasion brenda ne pallat

Syri, dihet, eshte i terhequr nga ajo qe e befason. Por edhe hunda. Te ndryshem ne pershtypjen e pare, duke u njohur, ai dhe ajo zbulojne se kane shume te perbashketa nuhatese, si per shembull: qitroja, limoni, paçuli, lulet e portokallit. Duhen dhe urrehen, por nuk dine ç’eshte indiferenca. Ështe ai qe le nje shije ekzotike dhe sensuale qelibari, paçuli dhe vaji prej nje rrenje indiane i perdorur per here te pare ne nje parfum dhe qe e ngerthen ate ne nje loje epshndjellese. Ajo, e mbeshtjelle nga nje bollek arome lulesh pylli, behet embelsisht lozonjare. Ne dhomat e pallatit ka shume qoshe per t’u zbuluar dhe vetem nje burre si ai arrin ta beje.

Larg shtepise

Kujdes, mos u genjeni nga fundi i tyre, perfaqesuar prej saj nga aroma e kafese te sapopjekur dhe prej tij nga shija e duhanit, ndoshta e nje cigareje te tymosur perpara oxhakut ne nje nate dimri. Ky çift nuk eshte krijuar per vatren shtepiake. E re, e vendosur, do gjithçka qe eshte ne mode, le nje shije qe nuk mund te harrohet lehte. E thjeshte te mos e besh duke pare Matthew Mcconaughey-n, imazhin e zgjedhur per te misheruar mashkullin Dolce&Gabbana. Joshes, ironik, eshte me e lehte ta imagjinosh mbi nje tryeze serfi ne Malibu sesa ne kuzhine. Si ajo, qe perveç te tjerave, ka te perbashket me te aromen e qelibarit.

Elegance pa kohe

Nje çift pa moshe. Elegante, te kujdesshem me kurimin e detajeve, nuk kane nevoje te demonstrojne asgje, ia mbathin nga çdo gje qe perben shume tendence dhe nga madheshtia me çdo kusht. Duan dizajnin edhe ne ambalazh, por gjithmone me nje shije retro dhe te sofistikuar qe i bashkon, perveç nje arome qe shperthen nga qitroja tek vanilja. Ajo eshte superfemerore, e sigurt ne vetvete. Edhe kur e takon. Jo rastesisht, kur Mademoiselle Chanel, ne vitet njezet, i kerkoi parfumierit me origjine ruse Ernst Beaux te krijonte nje parfum, te cilit i specifikoi qe te ishte “per nje grua me arome gruaje”. U tha, u be!

Joshje me çdo kusht

Te rinj, moderne, seksi, terheqes, te sigurt ne vetvete: krijojne nje alkimi perfekte, qe luan me jeten. Ajo ka nje sharm androgjen dhe nje veshtrim te pacipe prej garçonne, si ai i top modeles angleze Agyness Deyn, supertokesore rock, modele-simbol per Jean Paul Gaultier, e zgjedhur nga stilisti per te perfaqesuar parfumin. Ështe si nje dallge trendafilash perzier me aromen e cedrit, myshkut te perbashket me te, por me e thelle dhe me me shume ereza, ku qitroja dhe manushaqja perzihen me kanellen dhe aromen e gjetheve te duhanit. Ajo, e pacipe dhe provokuese, e ve ne loje ate, por eshte e joshur. Ai, me nje fund pikant, e kupton lojen dhe nuk ka ndermend te terhiqet.

Love story ne teater

Nje harmoni perfekte ne çift, te takuar ndoshta ne nje premiere teatri, e lindur nga interesa te perbashketa dhe nga vizioni i njejte per jeten. Perveç te tjerave, i bashkon nje nuance arome e lehte lulesh. Ajo eshte diskrete, e sofistikuar, e forte si diamanti, qe perfaqesohet ne flakon. Por ka edhe nje zemer te trendafilte, sytha portokalli dhe nje fund qelibari dhe erezash, e gjitha per t’u zbuluar. Ai ka nje sharm te pakapshem, por jo te pacipe, qe kundermon nga agrumet e fresketa dhe nuk imponohet. Nga njeri akt ne tjetrin, nje terheqje e forte dhe e thelle, qe vjen nga truri, mund te shpertheje ne nje pasion qe eshte i destinuar te zgjase.

Perputhje e embel

Nuk kane shume aroma te perbashketa. Ajo eshte nje pudrosje lulesh e embelsuar nga aroma te gjelbra dhe nga nje nuance meshini ne fund, ndersa ai, pas nje hapjeje me arome te fresket limoni dhe qitroje, ka nje zemer pikante e te bollshme xhenxhefili dhe speci djeges. Por funksionon dhe pelqehen. Ajo eshte misherim i feminitetit: e imet, e kendshme, delikate. Pervidhet nga nje mashkull “macho” dhe kerkon nje burre sharmant qe t’i jape siguri. Mundesisht i ndjeshem, i embel, sportiv dhe seksi aq sa duhet. Duket e thjeshte. Por kurthi eshte Jude Law, imazhi i zgjedhur nga Dior. Nuk do te kete dashuri me shikim te pare, por nje zjarr te ngadalte, qe zgjat.

Ne nje loje veshtrimesh
Ështe nje çift i sofistikuar. Ajo kundermon jasemin dhe misherohet nga top modelja Kate Moss, ai me i rrembyer dhe sensual, e ve theksin menjehere tek nje loje veshtrimesh. Duhet te njihen pak. Nuk kenaqen vetem me aromat e avullta (gardenie dhe limfe e gjelber ajo dhe agrume e ereza ai). Perveç flakoneve te erret dhe misterioze te tonkes, e embel dhe me nuanca te lehta vaniljeje, qe i afron ne nje sensualitet delikat, intim. Ështe nje mister i vjeter i dite-erresires, qe alternohet ne drite e hije me mundesi te pafundme. Perfshi edhe ate te te renit ne dashuri.

perfume

Postime te Ngjashme:


Popularity: 1% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.