Beauty & Fashion

Femra qe di ta perdore bukurine dhe sharmin e saj ka ne dore celesin e lumturise.

Seksualiteti

Keshilla te rendesishme mbi seksualitetin

Kujdesi per Floket

Si te kujdesemi per te pasur floke te shendetshem dhe rrezatues

Kujdesi per lekuren

Si te kujdesemi per te pasur gjithmone nje lekure te re e te shendetshme

Dita e Dasmes

Disa rregulla per te pasur diten e dasmes qe keni enderruar

Home » Parfume

Një engjëll në tavolinën tënde

Submitted by on February 17, 2009 – 6:33 pmNo Comment




Parfumi i pare ne histori qe te ngacmon oreksin mbush pesembedhjete vjeç. Thierry Mugler feston me nje version tjeter te likerte.

“Te vjetruar” si konjaku

Ështe nje parfum i pangaterrueshem. Dhe, per here te pare, çdo dyshim qe ai te merr me te mire, rrezohet. Asnje i shendoshe menderisht nuk mund te pranonte te kunderten. Sigurisht, mund te te beje te humbasesh mendjen, ashtu si te mos te te pelqeje fare (rruge te mesme nuk ka), por vazhda e aromes eshte unike dhe aq e veçante sa te bie ne koke. Dhe krijon varesi. Ja cila eshte, me pak fjale, profili i Angel, fragranca qe ne 1992-shin, stilisti Thierry Mugler prezantoi produktin e ri ne boten parfumeve, duke e revolucionarizuar ate. Per here te pare ishte krijuar nje jus gourmand, nje oriental oreksndjelles qe te bente te humbisje mendjen.
Baza goxha e ndjeshme e çokollates flirton ne menyre te guximshme me paçulin, qe ne fillim te tremb, pastaj te habit, pastaj te pelqen, pastaj te ben te dashurohesh, pastaj ben xhiron e planetit. Dhe e pushton, bashke me mitikun flakon-yll me pese cepa, qe behet hajmalia e te gjitha grave qe ndihen gjysme-engjell dhe gjysme-djall. Qe atehere, ai qe eshte dhe sot nje nga parfumet me te shitur ne bote, festohet nga ana e firmes me prodhime te kufizuara me rastin e festave: sot, me shume se 13 yje, objekte te verteta per koleksion, me numrin e stampuar ne flakon (ne foto jane disa nga me figurantet). 15-vjetori i Angel ishte nje rast shume i rendesishem per t’u anashkaluar nga Mugler, qe vendos te impresionoje edhe njehere, duke shoqeruar boten e parfumeve me ate te likereve. Zgjedhja ngjason me konjakun, qe quhet engjelli i likereve. Me nje fund te kenaqshem: nje miks i rafinimit, persosmerise dhe shijes. Pasi u gjet Extrait de parfum Angel, qe çdo gje te ishte ideale per shkak te perqindjes se larte notave te mjaltit, karakteristike per konjakun, kerkonte qe te trajtohej si me i miri i likereve, pra te futej ne shishe e te lihej te vjetrohej ne fuçi.
Kjo sipermarrje e eksperimentuar per here te pare nuk ishte aq e lehte sa dukej: jo te gjithe druret e fuçive ishin te pershtatshem. Pas perpjekjeve te panumerta, u arrit ne zbulimin e drurit te qershise. Aty, pas mbikeqyrjes nga parfumuesja Francoise Caron, Angel u gjend mes elementesh te huaj per te: ajri dhe koha. Ekstrakti, i nxjerre pas 23 javesh nga procesi i maturimit dhe avullimit, eshte kontrolluar nga nje mjeshter i kantines franceze te Rémy Martin, Pierrette Triche: quhet La Part des Anges (Porcioni i Engjejve), nje perzierje ndjellese frutash te thata, ambre, mjalti, paçuli dhe nje nuance druresh; mbyllur ne nje yll blu te erret, kthesat e te cilave jane mbuluar me nje konstelacion guresh Swarovski. Fare pak kampione: 4742, me numrin e stampuar ne xham, qe siguron autenticitetin. Por çmimi ama, i pershtatet bleresve: 180 euro.

Dhe tani, u mbetet te ngrene gotat dhe te festojne.
Esenca e perftuar nga proceset e maturimit dhe avullimit ne fuçi eshte nje version fillestar i Angel, qe pasurohet me pas me aroma ambre e frutash te sheqerosura.

angel-2

Postime te Ngjashme:


Popularity: 2% [?]

Leave a comment!

Add your comment below, or trackback from your own site. You can also subscribe to these comments via RSS.

Be nice. Keep it clean. Stay on topic. No spam.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

This is a Gravatar-enabled weblog. To get your own globally-recognized-avatar, please register at Gravatar.