Historia e parfumeve
Industria franceze e parfumeve dhe e kozmetikes eshte industria me e sofistikuar dhe me e suksesshme ne bote. Kjo nuk eshte nje rastesi…
Pranveren e kaluar, fushat e Grasse-it, nje qytet i vogel jo shume larg Mesdheut, ishin te mbuluara nga ngjyra te shumellojshme. Ajri ishte i mbushur me aroma lulesh e bimesh te ndryshme, lule portokalli, mimoza, jasemine, trendafila, vjollca e shume e shume bime aromatike te tjera, te cilat te distiluara dhe te paketuara ne shishe te stiluara ne menyra nga me te larmishmet, gjejne rrugen per ne parfumeri ekskluzive dhe sallone bukurie qe nga Parisi tek Patagonia, nga New Jorku tek Nagoi.
Grasse eshte vendi i lindjes se industrise se parfumit dhe, megjithese ne shume vende te tjera tashme kultivohen lule dhe bime aromatike per idustrine e parfumit, Riviera e Grasse, mbetet vendi me diellin me te mire, kushtet klimatike dhe gjeografike me te pershtatshme per rritjen e shendetshme te esencave te parfumeve. Kur ato distilohen per parfum, japin aroma shume terheqese dhe te kendeshme si per meshkujt ashtu dhe per femrat. Çdo njeri, ne nje kohe te caktuar, mban ere jo te kendshme apo nje perzierje ererash qe bezdis edhe vete personin si dhe te tjeret prezente. Nganjehere nje arome parfumi ju kujton nje person teper special, apo situate te rendesishme te jetes, te fshehur ne brazdat e kujteses qe ne nje moment kur ndieni aromen, rikthehet ne kujtese.
“Stilimi, shkenca dhe joshja” kjo parulle, eshte krijuar nga Christian Dior per parfumin “ Poison” qe perbehet vetem nga esencat e industrise franceze te parfumeve. Stilimi ne kombinim me substanca kimike e ben nje parfum te veçante dhe terheqes per individin. Shkenca eshte shume e perzier ne krijimin e nje produkti qe nuk eshte as shume i forte por as i dobet dhe qe ruan aromen per nje periudhe kohe te caktuar.
Perse perdorim parfumin
Joshja, eshte arsyeja kryesore pse njerezit jane te dhene pas produktit parfum. Ne Egjiptin e lashte, parfumi lindi ne nderim te perendive. Vete fjala “perfum” mendohet se origjinen e ka nga fjala latine “per fumum” nga tymosja. Zbulimet arkeologjike te varreve dhe hieroglifet tregojne se parfumi dhe make-up ishin shume te redesishme per grate qe ne kohen e piramidave. Ne shume pllaka varresh jane gjetur gjurme enesh ku vendoseshin aromatike per te shoqeruar shpirtin ne boten e pertejme. Ovidi kompozoi “traktakt mbi produktet e bukurise se femres” dhe zbuluesi i kremrave ishte greko-romani Galen, nje nga baballaret e ilaçeve dhe te farmacise. Por, modernizimi ne industrine e nxjerrjes se ketyre produkteve nisi nga shekulli 12-te dhe ishte pikerisht lekura e perpunuar ne doreza. Ne kete periudhe grate filluan te mbronin duart e tyre me doreza prej lekure dhe per te larguar eren e rende qe leshonte lekura e kafsheve, u zbulua nje menyre evitimi,- gjate punimit te tyre, te shtoheshin koncentrate nga bime aromatike. Ishte pikerisht efekti i ketyre koncentrateve qe me pas çoi ne zbulimin e parfumit, ne standarde me higjienen personale. Per nje kohe te gjate mendohej se aromatiket ishin luftues te infeksioneve virusale. Portokalli, molla e te tjera fruta e agrume, besohet se reduktojne rrezikun e infeksioneve.
Kur erdhen parfumet ne mode
Familja e parfumeve mori nje perhapje dhe zhvillim ne Europe ne shekullin e 17-te. Ne shek. 18-te, kur Parisi u be qendra e modes, elegances, prodhimtaria e parfumeve arriti nivele te reja. Pas nje periudhe kohe te shkurter, gjate revolucionit francez, prodhimtaria e parfumit u be shume me popullore. Napoleoni ishte themelues i “Eau –de- Colongne” ndersa Josephine preferonte parfume me aroma teper te renda. Ne shek. 19-te, dolen emra si Pinadi, Guerlani, Roger dhe Gallet, Molinard dhe Worth, tashme jane te fiksuar ne histori dhe edhe sot njihen si themeluesit e salloneve te bukurise. Frencois Coty dhe Renee Lalique, nje artist francez i prodhimit te xhamit, bashkepunuan se bashku ne vitin 1900 ne stilimin e shisheve te parfumit. Industria e modes ne degen e aksesoreve, nder me te rendesishmit njohu parfumin. Sot Franca eshte vendi i shume shtepive parfumerike. Ne Paris gjenden industri prodhimi dhe stilimi te parfumeve si; “Christian Dior”, “Charles Jourdan”, “Givenchy”, “Chanel” “Yves St. Laurent” dhe “Nina Ricci”. Keta te gjithe kane parfumet e tyre, nje segment shume i rendesishem i biznesit nderkombetar. Kozmetika sot eshte nje industri multi-billione dollareshe, ku perfshihen jo vetem parfumet por edhe make-up, kremrat e lekures, produkte mbrojtese te flokut, sapunat dhe preparate te tjera te tualetit, deodorante etj. Shume nga produktet me te famshme te kozmetikes vijne nga Franca.
Parfumi, jo vetem joshje
Industria franceze e parfumeve, tani ka punesuar me shume se 30.000 njerez, dhe mendohet qe me rritjen e kerkesave te parfumerise, do te rritet edhe numri i te punesuarve. Kur del nje parfum i ri, zgjedhja e titullimit nxjerr probleme, dhe persa i perket parfumit “Poison” Christian Dior shpjegon se ai vete u thoshte njerezve qe ishte nje emertim i koduar sepse asnjeri nuk besonte qe ne mund te vinim nje emertim te tille. “Poison “ ishte nje prodhim shume i suksesshem. Ne 15 muajt e pare te daljes ne marketet nderkombetare kapi nje shume prej 200 milione dollare.
“Charles Jordan”, nje emer shume i famshem nga Parisi tek “Beverly Hills”, nga Buenos Airesi ne Dubay per kepucet dhe per aksesore te ndryshem lekure, veshjet per femra si dhe per burrat si dhe per parfumet. Por, shume shtepi parfumesh dhe prodhimesh kozmetike kane marre drejtime te veçanta aksesori, ne fusha te ndryshme te modes. Gjithsesi koorporata ne shume vende te ndryshme jane perpjekur te imitojne shtepite parfumerike franceze dhe kane patur suksese te ndryshme. Franca mbetet vendi qe ka njohuri me te shumta, perberesit, ekpertizat,dhe “ sekrete” per ta vazhduar traditen e parfumit, tradite te cilen ata e udheheqin prej shume kohesh. Shume veçori, por kryesisht Grasse, i lejon qe ta mbajne vendin kryesor pergjithmone.

Postime te Ngjashme:
- Biznesi me arome miliardash
- Si te zgjedh parfumin tim?
- Do parfumin tend?
- Një engjëll në tavolinën tënde
- Coco Chanel
Popularity: 3% [?]
